Gjykata Kunder Krimit të Organizuar dhe Korruspsionit ka lënë në burg ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të akuzuar në lidhje me aferën e ‘Sterilizimit’.
SPAK i ka kërkaur GJKKO që te zgjase masen arrest me burg per tre zyrtarët ne hetim dhe biznesmenin qe ka fituar koncensionin e Sterlizimit, Ndërkohë që “personat nën hetim Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj dhe Sokol Kadiu kërkuan zëvendësimin e masës së sigurimit me një masë më të butë. Pas seancës, GjKKO ka pranuar kerkesen e SPAK, nderkohe që lë në masën ‘arrest shtëpie’ Saimir Kadiun dhe shtetasit nën hetim me iniciale M.S.
Biznesmeni Ilir Rrapaj u arrestua me urdhër të SPAK nën dyshimet për mashtrim në koncesionin e sterilizimit, pasi kishte njohje dhe miqësi të ngushtë me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-zv/ ministrin Klodian Rjepaj.
- Dosja e “Sterilizimit”
Referuar dosjes vërtetohet lidhja e Ish ministrit Ilir beqaj me biznesmenin, që fitoi koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjikale. Sipas SPAK ish-zëvendësministri dhe biznesmeni kanë përfunduar studimet bashkë me Fakultetin e Mjekësisë në 1991-1994. Po ashtu edhe drejtori i kompanisë koncesionare Sani Service, ka qenë shoku i tyre i klasës. Njohja mes tyre është konfirmuar edhe nga të afërm të tjerë.
Nga të dhënat në sistemin TIMS rezulton se Ilir Rrapaj, Ilir Beqja dhe Klodian Rjepaj hynë në Shqipëri më datë 15.06.2014. Kjo periudhë përkon me kohën përgatitore të koncesionarit. SPAK bën me dije se ata kanë udhëtuar edhe në kohë të tjera së bashku. Konkretisht në Rjepaj, Rrapaj dhe Ombro Staccini kanë dalje nga Shqipëria nga Rinasi më datë 13 Prill 2016.
Në 24 Nëntor të po të njëjtit vit Rrapaj dhe Rjepja dalë nga Shqipëria dhe kanë shkuar në Peruxhia. Një tjetër provë që rendit SPAK është se nga këqyrja e faqes së ministrisë rezulton se më datë 15 Qershor 2014 është bërë postim nga takimet e kryera nga Ministri i Shëndetësisë Beqja dhe Ilir Rrapajt.
- Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 246 pika 6 të K.Pr.Penale i është drejtuar Gjykatës me kërkesë me objekt: Informacion dy mujor mbi nevojat e sigurimit në kuadër të procedimit penal Nr. 13 të vitit 2020, për personat nën hetim K.R dhe I.R hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” si dhe për personat nën hetim M.S dhe S.K hetuar me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në seancën gjyqësor të datës 06.11.2023 prokuroria kërkoi vazhdimin e masave të sigurimit,personat nën hetim K.R,I.R dhe S.K kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit me një masë më të butë, ndërsa personi nën hetim M.S kërkoi revokimin e masës së sigurimit.
3. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtariErjonBani,bazuar në nenet 112, 246 pika 6 dhe 260 tëK.Pr.Penale vendosi:
Vazhdimin e masës së sigurimit“arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetimK.R me vendimin Nr. 49, datë23.06.2023tëGjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e masës së sigurimit“arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetimI.R me vendimin Nr. 49, datë23.06.2023tëGjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e masës së sigurimit“arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetimM.S me vendimin Nr. 49, datë23.06.2023tëGjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e masës së sigurimit“arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetimS.K me vendimin Nr. 49, datë23.06.2023tëGjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 06.11.2023
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar