• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama ngjizi drejtësinë e re, “djali i madh” quhet SPAK

18:30 : 01/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama ishte mëse i qartë në qëllimet e tij për të marrë pushtetin dhe më pas ta mbante atë gjatë e më gjatë, deri në atë pikë sa të mendojë se është i përjetshëm në majën e qeverisjes. “Kam si qëllim të bëj shtet, jo të mbaj pushtet” – deklaronte Rama pak ditë pasi u krye rrotacioni politik ku pas tetë vitesh në opozitë PS dhe aleatja e atëhershme LSI fituan përballë PD-së në vitin 2013.

Në fakt koha shumë e shpejtë tregoi se ky slogan ishte vetëm një mashtrim i dukshëm, pasi qëllimi i vetëm për ta mbajtur me çdo mjet ishte pushteti. Rama në vitin 2013 futi krimin në politikë, mu bash e në partinë e tij. Janë ta paktën katër raste kur deputetët e tij u zbuluan se ishin me të kaluar kriminale të theksuar si të dyshuar e madje dënuar për vrasje, trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe trafik droge.

Asokohe u justifikua se “nuk dinte gjë për të shkuarën e tyre”, por politikisht në ditët më të errëta Rama nisi një betejë tjetër me parimin “i dua të gjitha dhe më provoni kush jam që të qeveris i vetëm”. Në këtë pikë nëpërmjet propagandës krijoi një perceptim se problem ishte LSI që nuk e la të qeveriste “ndershëm”. Por pak e dinin se në fakt Rama po gatuante përjetësinë e tij në pushtet jo me makinacione politike, as me përdorimin pa kufi të krimit të organizuar apo me ndihmën e oligarkisë, por me përdorimin e një “reforme të madhe” sikurse e cilësonte “Reformën në drejtësi”.

Ia arriti qëllimit kur kapi që në ngjizje strukturat e reja të institucioneve të drejtësisë së re si: KPK, KPA, KLGJ, ILD, KPK, KLD. Gjithçka që ndodhi më pas ishin derivate të këtyre strukturave të cilët “pollën djalin e madh” të quajtur SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit).

Lexo edhe:

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

Pas katër vitesh jetë, (aq sa mandati politik i një qeverie), struktura e SPAK nga një institucion apatik që nuk prekte kënd, po kthehet në një bastun të fortë në duart e kryeministrin për të goditur kundërshtarët politik dhe shpuar ca “dëmin koleteral” brenda qeverisë, ata që nuk i duhen më Ramës.

Në vitin e dhjetë të pushtetit, që është fiks një dekadë, Rama vijon të jetë i qetë edhe pse mban mbi shpinë akuza të rënda për korrupsionin në të gjithë nivelet qeverisëse, kjo e faktuar edhe nga raportet prestigjioze ndërkombëtare, përfshi edhe DASH. Provat e rënda si afera e inceneratorëve, e sterilizimit, batërdia me pronat shtetërore që ia kalon oligarkëve, dyshimet e mëdha për pastrim parash, apo aferat e përditshme me tenderat, do ishin material i bollshëm që SPAK të mos lodhej hiç për hetime pasi shkeljet janë ashiqare. Po si është e mundur që SPAK edhe ata pak dosje të hapura sa numërohen me gishtat e njërës dorë godet vetëm ish-at?

Aleatët më të mëdhenj të Ramës fatkeqësisht janë institucionet që duhet të ishin tmerri i tij apo i çdo kryeministri që mban peshë damkën e madhe të korrupsionit dhe aferave të rënda në çdo sektor. Sot SPAK-u i është sulur opozitës dhe veçanërisht PD-së e cila është në vitin e dhjetë në minorancë. Opozita sot as fjalën nuk e ka sepse i mbyllet në Parlament, nuk ka as të drejtën të “ankohet ndërkombëtarisht” sepse edhe ndërkombëtarët e llojit McGonigal e fundosën PD-në për interesin e Ramës. Djallëzia politike 10-vjeçare u shpërblye me një “bir të denjë” që i dëgjon fjalën “babait”.

Jo pa qëllim kryeministri Rama një vit më parë i bëri “thirrje publike” dhe kërcënim të hapur SPAK-ut që të hetonte dhe burgoste nga pjesa e opozitës. Një vit më pas kjo po ndodh dhe gjasat janë se lista e ndëshkimeve politike do jetë shumë më e gjatë, duke mos u mjaftuar vetëm me Berishën dhe dhëndrin e tij, por edhe shëtitur në copat e tjera të partive opozitare. Ndërsa vetë Rama idetë i ka kristal. Në vitin 2017 dhe 2021 si kalë beteje të ushqyer me “tagji partie” kishte drejtësinë e re, ndërsa sot e ka kthyer në një gomar të bindur që ngarkohet dëngas me dosje të opozitës, pa prekur asnjë në pushtet, ministra, deputetë dhe kryebashkiakë të rëndësishëm.

Gjithsesi për statistikë, me izmin e hedhur në ajër nga Rama drejtësia e re do presë edhe ca koka ish-ash të qeverisjes. Koka që vetëofrohen në të ashtuquajturën “gijotinin e ligjit” duke bërë pazare më parë për kohën e burgosjes dhe garantimin se nuk do u preket pasuria e vendosur me afera të rënda mbi shpinën e çdo qytetari.

Etiketa: drejtesia e reEdi Ramaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
ENGLISH

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

14:35 : 12/08/2025
AKTUALITET

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

19:34 : 11/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret

18:32 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kush janë këta “borgjezët gjakpirës” në Shqipëri?

17:18 : 11/08/2025
Para

VIDEO/ Vllaznia-Erzeni, një autogol barazon ndeshjen në "Loro Boriçi"

TË GJITHA

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat (VIDEO)

23:15 : 12/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 13 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 12/08/2025

Situatë e rënduar në Gramsh, zjarri përfshin edhe fshatin Kodovjat, nis evakuimi i banorëve

23:00 : 12/08/2025

Zelensky refuzon t’i lëshojë territore Rusisë: Do të inkurajonte Putinin për sulme të ardhshme

22:42 : 12/08/2025

VIDEO/ Momentet e vrasjes së trefishtë në Gjilan, njerëzit ikin mes breshërisë së plumbave

22:38 : 12/08/2025

VIDEO drithëruese/ Pamjet apokaliptike në Delvinë, rrezikohen puset e “Delvina Gas”, zero reagim nga shteti

22:32 : 12/08/2025

Shkëndija e Tetovës mëson emrin e kundërshtarit të play-off në Europa League

22:30 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com