• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha kallëzon në SPAK, Irena Gjokën, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtares

17:02 : 24/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë kallëzuar në SPAK, gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka për “shpërdorim detyre”, për shkak se kjo e fundit shmangu Kuvendi për vendimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokim të pasaportës ndaj liderit demokrat, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Këtë gjë e ka bërë me dije avokati i Berishës, Genc Gjokutaj në një prononcim për mediat pas daljes nga dyert e SPAK. Ai tha se kanë bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga kjo çështje dhe po presin vendimin.

“Nga ana e Berishës sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre, sepse vendimi është në shkelje të Kushtetutës. Kemi kërkuar përjashtimin e Irena Gjoka. Gjykimi është ndërprerë për të shqyrtuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit për përjashtimin e saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen dy-tre dorë dhe të lexohen 2 mijë faqe, ne do presim vendimin e gjykatës dhe procesi me njohjen”, – deklaroi ai.

Avokati Gjokutaj tha se janë autorizuar nga Sali Berisha dhe gjykata e ka pranuar këtë autorizim për të vijuar gjykimin në prezencë të mbrojtjes.

“Ai na ka autorizuar neve, dhe gjykata e pranoji të vijojë gjykimin në prani të mbrojtjes, pasi në prokurën e Berishës janë përfshirë të gjitha tagrat dhe përfaqësimi”, tha ai.

Lexo edhe:

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

Pas kërkesës së avokatëve për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja dhe kërkesës për të patur më shumë kohë për t’u njohur me dosjen, GJKKO ka shtyrë për ditën e nesërme, e mërkurë, në orën 14:30, seancën për ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kujtojmë se sot në orën 14:00 ishte caktuar për t’u mbajtur seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Por, ky i fundit nuk është paraqitur me pretendimin se nuk do refuzonte kurrë të shkonte në Gjykatë, por jo në rastet kur shkelet Kushtetuta.

Sipas Berishës, GJKKO ka shkelur Kushtetun, duke qenë se nuk kërkoi autorizimin nga Kuvendi për vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” duke i bllokuar pasaportën.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe arrestimin e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Sipas SPAK-ut, Berisha kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, edhe ky i fundit nën masën “detyrim për paraqitje”, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta.

Hetimi 3-vjeçar i SPAK-ut, i zbardhur në vendim 200 faqësh të Gjykatës së Posaçme, i ngjan një manekimi të parafabrikuar, për të cilin prokurorja ka përzgjedhur se cilat rroba i shkojnë më mirë.

Hetimi i ndërtuar nga SPAK-u për rastin “kompleksi Partizani” mund të përbëjë një rast tipik të përdorimit politik të prokurorisë kundër opozitës.

Ose, në të kundërt, nëse kjo është vërtetë qasja e këtij institucioni për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, atëherë standarti hetimor i “Partizanit” do të duhet të vendosë pas hekurave thuajse të gjithë kryeministrat shqiptarë të kohës së pluralizimit, përfshirë edhe aktualin, Edi Rama, i akuzuar publikisht dhe gjerësisht për miratimin e “ligjeve me porosi”.

Klubi “Partizani”/ Dokumente, fakte e prova, historia e plotë e një arrestimi politik

 

Etiketa: BerishaceshtjagjokutajIrena GjokakallezimPartizanispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

“U firmosën tendera dhe u falën gjoba”/ Berisha: 28 deputetë u mbështeten nga bandat në zgjedhje

18:25 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
Para

Keidi Bare mes më të mirëve në Spanjë, zgjidhet në formacionin e javës

TË GJITHA

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com