• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit!

08:12 : 21/10/2023
në AKTUALITET, BOTA, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Qershori i vitit 2003 shënoi një moment historik, teksa njëzëri udhëheqësit e shteteve të Bashkimit Europian shprehën vullnetin e tyre për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor (BP).

“Mirë se vini në Europë!”, ishte motoja e atij samiti të zhvilluar në Selanik të Greqisë, që u dha shpresë vendeve që, përveçse ishin më të varfrat e kontinentit, po vuanin dhe nga konfliktet përçarëse mes tyre.

Një shpresë se rruga e integrimit në Bashkimin Europian do të sillte më shumë prosperitet ekonomik, shanse për një jetë më të mirë, mundësi për punësim, lëvizje të lirë, mirëqeverisje, ekonomi më konkurruese e më funksionale, me pak fjalë më shumë mundësi për të gjitha këto vende.

Por, BE ishte e qartë. Rruga vërtet është e hapur, por jo e shtruar. Vendet kanë shumë për të bërë në mënyrë që të plotësojnë kushtet që do të mundësojnë anëtarësimin e tyre, me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Por, vetë BE-ja shfaqi shumë shpejt shenja “lodhjeje” të procesit, pas anëtarësimit të Bullgarisë e Rumanisë dhe skepticizmit që shfaqën disa nga vendet e mëdha anëtare për zgjerim të mëtejshëm.

Lexo edhe:

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

Si për të gjallëruar angazhimin e marrë  në Selanik, në vitin 2014, Gjermania inicioi të ashtuquajturin “Procesi i Berlinit”, një bashkëpunim i nivelit të lartë midis Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe disa vendeve anëtare të BE-së.

Më shumë sesa një ftesë e hapur për në BE, ishte një nxitje për rritjen e bashkëpunimit mes vetë vendeve të BP.

Në vijim të tij, në 2015-n u miratua nga Komisioni Europian një plan ekonomik dhe investimesh për Ballkanin Perëndimor, të së ashtuquajturës agjendë të ndërlidhjes, me vlerë prej rreth 30 miliardë eurosh, që do të vinte si nga mobilizimi i fondeve e garancive për tërheqjen e financimeve.

20 vite pas premtimit historik, shumë gjëra kanë ndryshuar. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përparuar në integrimin mes tyre, ndonëse konfliktet nuk janë shuar tërësisht.

Tregtia mes tyre është rritur, komunikimi është lehtësuar, mundësitë për punësim janë shtuar, pjesa më e madhe e shteteve i kanë firmosur marrëveshjet për lëvizjen.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi së fundmi në Tiranë se tashmë është përdorur më se gjysma e fondit të parashikuar për planin ekonomik dhe të investimeve. Por shumë të tjera mbeten po njësoj.

Ballkani Perëndimor ka ecur shumë ngadalë dhe nuk e ka kapur shansin që u ofrua dy dekada më parë. Asnjë shtet nuk është bërë ende anëtar i BE-së, ndonëse disa kanë përparuar më shpejt në procesin e integrimit.

Të ardhurat mesatare mbeten midis 30-40% të mesatares europiane, ku për fat të keq, Shqipëria është e fundit, së bashku me Kosovën.

20 vite më pas, liderët e BE-së u mblodhën sërish në Tiranë. Atmosfera ishte shumë më miqësore, pritja ishte me shumë më tepër shkëlqim, gaz e hare, ashtu siç di t’i bëjë kryeministri ynë.

Por, mesazhi në thelb nuk duket se ka ndryshuar shumë: Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian janë ende shumë larg njëra-tjetrës;

Duhet bërë shumë punë për të ngritur ekonomitë; Për të ecur përpara duhen reforma, dhe këto reforma do të shoqërohen me financime nga BE;

Nëse doni akses me Bashkimin Europian, duhet të jeni në të njëjtin nivel; Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që kanë vijuar për një kohë shumë të gjatë, duke ju mbajtur juve në vendnumëro.

Më i prerë ishte kryeministri francez Macron, që e bëri të qartë që një datë e saktë anëtarësimi nuk ka kuptim, pasi ajo është e lidhur me angazhimin e vendit dhe bazuar në meritë.

Duket se i gjithë Ballkani ka ende një rrugë të gjatë përpara. Bashkimi Europian thotë se po na pret, por pa shumë entuziazëm. Pengesat më të mëdha, Ballkani duhet t’i kapërcejë vetë.

Në rastin e Shqipërisë duket se këto pengesa mbeten po të njëjta. E duke mos pasur diçka thelbësisht të re për të ofruar në procesin e integrimit, pritja që rezervuam për krerët e shteteve të BE-së sigurisht që do të mbushej me këngë e valle!

/EDITORIAL MONITOR

Etiketa: ballkani perendimorBEperendimisamiti i berlinitTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026
AKTUALITET

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026
AKTUALITET

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026
Para

Ambasadorja Bodine: Nuk ekziston një mënyrë për ta larguar ushtarakisht Hamasin nga Gaza

TË GJITHA

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom