• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Braktisja e shkollës nga vajzat bëhet shqetësuese

19:43 : 18/10/2023
në AKTUALITET

Braktisja e arsimit pas pandemisë është përkeqësuar ndjeshëm në vendin tonë, por ky fenomen po bëhet shqetësues te femrat.

Gjatë vitit 2022, rreth 10% e vajzave në moshë shkollore nuk e ndjekin arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar. Në vitin 2014, ky tregues ishte më pak se 2%.

INSTAT raportoi se, niveli i pjesëmarrjes bruto në arsimin e detyrueshëm është 96,9% për djemtë dhe 90,4% për vajzat. Edhe pjesëmarrja në nivelin e mesëm të studimeve është më e lartë për djemtë se për vajzat, përkatësisht 95,7% dhe 90,2%, ndërsa në nivelin universitar, raporti përmbyset, ku pjesëmarrja është më e lartë për vajzat, me 74,7% krahasimisht me djemtë me 51,5%.

Pjesëmarrja sipas gjinisë në ciklet arsimore tregon për ekzistencën e diferencave gjinore në nivelet e ndryshme të arsimit. Ka një raport më të lartë të djemve krahasuar me vajzat në arsimin parauniversitar, ndërkohë që në arsimin e lartë 58,7 % e studentëve të këtij cikli janë vajza.

Kjo statistikë tregon se në vitin 2022 nga 100 vajza kanë moshën dhe detyrimin për të ndjekur arsimin 9-vjeçar, shkojnë në shkollë vetëm 90 nga më shumë se 98 që ishte pjesëmarrja në vitin 2014.

Lexo edhe:

Emigracioni po zbraz shkollat dhe universitetet

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

Një kthim pas i treguesit që përfaqëson braktisjen e shkollës lajmëron një perspektivë jo të mirë për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

UNICEF vlerëson se braktisja e shkollës në Shqipëri ka si shkak varfërinë e skajshme, nivelin e ulët të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me komunitetin, dukuritë negative brenda shoqërisë, lëvizjet e popullatës, migrimet etj.

Ndikim në braktisjen e shkollës ka niveli arsimor i prindërve të fëmijëve, lëvizjet demografike gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, emigracioni individual e familjar, prindërit e shkurorëzuar, dhuna në familje (dhuna në çift dhe ajo ndaj fëmijëve nga një prind apo nga të dy prindërit), humbja e njërit prej prindërve apo e të dyve, mentaliteti i prindërve për arsimimin e vajzave, ngujimi për shkak të gjakmarrjes apo hakmarrjes etj.

Shumë nxënës braktisin shkollën si pasojë të problemeve sociale. Fëmijë nga familje të ndryshme, kryesisht romë dhe egjiptianë, por jo vetëm të tillë, mbeten pa u regjistruar në shkollë, i shmangen shkollës për shkak të zhvendosjes familjarisht nga një qendër banimi në një tjetër, për shkak të emigrimit të njërit prej prindërve, të të dy prindërve ose të gjithë familjes në vendet fqinje apo dhe më larg etj.

Nga studimet është vënë re se ushtrimi i dhunës në shkollë çon në braktisjen e shkollës nga nxënës të cilët janë shpesh viktima të dhunës së ushtruar nga bashkëmoshatarët, por edhe të atyre që ushtrojnë dhunë.

Këta të fundit kanë tendencë të përfshihen në banda kriminale adoleshentësh, të cilat përfshihen në vjedhje apo krime të tjera.

Edhe braktisja e fshehtë favorizon braktisjen shkollore. Lënia në hije, duke mos i aktivizuar të gjithë nxënësit, sidomos ata me vështirësi në të nxënë, i shkurajon nxënësit, i bën ata të humbasin besimin në aftësitë e tyre, të mbyllen në vetvete dhe të mbeten të papërfshirë edhe në veprimtari mësimore apo jashtëshkollore ku mund të shfaqin aftësi personale e interes për të nxënës./ MONITOR

Etiketa: femratINSTATshkollat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emigracioni po zbraz shkollat dhe universitetet

15:44 : 05/06/2025
AKTUALITET

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025
AKTUALITET

Gara e pagave e humbur, në Shqipëri arrin 770 euro, në rajon i ka kaluar 1000 euro/muaj

08:12 : 07/05/2025
AKTUALITET

Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik

16:45 : 05/05/2025
AKTUALITET

Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

08:05 : 23/04/2025
AKTUALITET

Siguria në Shkolla/ Qeveria vendim para zgjedhjeve, 2 oficerë në institucionet arsimore me mbi 900 nxënës

19:22 : 17/04/2025
Para

Izraeli lejon futjen e ndihmave në Gazën e rrethuar

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com