Do të mbahet ditën e sotme në Tiranë samitin i Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të Bashkimit Europian. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin sot pjesë në këtë samit.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti që ditën e djeshme në Tiranë, ndërsa i pranishëm në samit do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Nuk mungon as kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit. Në punimet e samtit pritet të marrë pjesë edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, por do të jetë pasdite në Tiranë, në vizitën e parë zyrtare në vendin tonë.
Ndërkohë, të pranishëm do të jenë edhe 6 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimorë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Ed Rama. Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.
Në orën 12:00 do të nisë punimet sesionin i parë, ku do të diskutohet mbi Integrimin e Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE. Në sesionin e dytë, do të diskutohet bashkëpunimi për investime në fusha të ndryshme, ndërsa në fund do të këtë një konferencë të përbashkët Rama-Scholz Von der Leyen.
Punimet e Samitit përmbyllen me inaugurimin e Kolegjit Evropian dhe qendrës Tumo, si dhe piramida, ku do të mbahen punimet e samitit. Samiti i Berlinit do t’i kushtojë shtetit 510 milionë lekë të vjetra.
AXHENDA
11:00 – Mbërritja dhe pritja, mundësi foto e liderëve me mikpritësin e samitit: Vendodhja: Tek Piramida, Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”
11:30 Fjala e hapjes (3 minuta)
H.E. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë
H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
H.E. Charles Michel, President i Këshillit të BE-së
12:00 – Sesioni I i Punës: “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE” Vendi: Salla kryesore e Piramidës
Formati: 1+2
Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
13:30 – Foto familjare
14:00 – Dreka e punës: “Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane” Vendi: restorant Padam
Formati: 1+0
15:30 – Sesioni II i punës: “Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje” Vendi: Salla kryesore e Piramidës
Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë
Përshëndetje nga znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës
Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit
Znj. Majlinda Dhuka
H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të
Vendi i Kualifikimit Profesional: Piramida
17:45-Konferencë e përbashkët për shtyp
H.E Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
H.E. Olaf Scholz, kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë H.E Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
Vendi: Piramida
18:30 – Ceremonia e hapjes së Piramidës
Video projeksion i Piramidës
Fjalimet (Kryetari i AADF, Përfaqësues i TUMO-s, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Kryeministri Rama)
Përvoja e shfaqjes së dritës në VR
Turne me guidë në Demonstrimin e Robotikës Piramidale. Në këtë event dhe turne janë të ftuar edhe bashkëshortët e liderëve
19:30 – Fundi i eventit
Ndërkohë, mbi 2 mijë efektivë janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e Samitit të Berlinit. Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në ambientet e Piramidës së Tiranës, ku rrugët rreth saj janë të rrethuara nga policia pasi janë caktuar si perimetër sigurie.
Në to nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve, parkimi dhe as kalimi i këmbësorëve, përveç banorëve rezidentë. Do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.
Rrugët që do bllokohen
Për garantimin e sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, është parashikuar ky perimetër sigurie:
- -Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;
- -Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
- -Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;
- -Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;
- -Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
- -Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
- -Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
- -Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
- -Rruga “Ukraina e lirë”.
Në këto akse rrugore deri në përfundim të Samitit, në orën 20:00, do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë.
Të gjitha bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë do të jenë të mbyllura.
Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve.
Ndalim të qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00, do të ketë në akset rrugore:
- Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;
- Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve);
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;
- E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;
- Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.