• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja e influencave politike në tenderin e armatimeve uli vlerën, nga 16 shkoi në 4 milionë euro!

12:48 : 08/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në qershor të vitit 2023, Policia e Shtetit lajmëronte Agjencinë e Prokurimit Publik se kishte gati një super tender për armatosjen e uniformave blu. Qeveria kishte akorduar një shumë prej 16 milionë eurosh për të blerë armatime dhe municione. Letrat u dërguan në APP, por diçka ndryshoi rrugës! Pas shpalljes së kësaj procedure, u ndryshua ministri i Brendshëm. Vendin e Bledi Çuçit e zuri Taulant Balla. Ndryshimi u bë në muajin korrik, disa javë pas procedurës.

Burime nga ministria e Brendshme i thanë BoldNews.al se ministri i ri filloi verifikimet e kësaj procedure. Në fakt, ka pasur gjithmonë dyshime se tenderi ka qenë i paracaktuar dhe se të gjitha këto para’ do të shkonin te një dorë. Disa persona me lidhje të forta politike kanë sjellë armatime në Shqipëri, kryesisht për policitë private por edhe për ushtrinë.

Biznesi filloi të lulëzonte kur në krye të ministrisë së Mbrojtjes ishte zonja Olta Xhaçka, ndërkohë që Xhaçka shkoi te ministria e Jashtme dhe influencoi që biznesi shqiptar të bashkëpunonte me firma të huaja, kryesisht italiane. Por, ndryshimet e verës sollën të tjera poste politike, duke ndryshuar edhe influencat. Dyshja Çuçi-Xhaçka u larguan, ndërkohë që të rinjtë duken se kanë preferencat e tyre. Ata fillimisht po “studiojnë” tregun dhe më pas pritet që të hidhen në veprim. Dhe, tenderin e majmë prej 16 milionë eurosh e kanë shfryrë në vetëm 4 milionë euro.

 

1 nga 2
- +

Sipas dokumenteve që ka siguruar redaksia e BoldNews.al, kjo “përplasje” duket se ka shkuar deri sipër në kupolën qeverisëse. Dhe duke qenë se “pazari” nuk është bërë me njerëzit e duhur, vlera e tenderit është ulur ndjeshëm. Janë hapur 4 lote tenderësh; armatime, armatime të gjata, municione dhe municione për armë të gjata. Në total, të katërta lote kanë shkuar në 372.685.875 lekë. Ose nëse do ti shtojmë TVSH-në dhe ti konvertojmë në euro, pak më shumë se 4 milionë euro. Por, nisur nga kjo vlerë me të drejtë na lindin disa pyetje; Përse tenderi i parë u shpall 16 milionë euro? Kush do t’i merrte 12 milionë eurot? Objektet e tenderit janë të njëjta, ndërsa vlera është ulur 4 fish.

Lexo edhe:

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

Siguria rrugore gjatë sezonit turistik 2026, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje

Gjithsesi, në dokumente parashikohet se do të bëhet tenderi “blerje armë zjarri” i ndarë në 2 lote”, “blerje armë të shkurtra zjarri” dhe loti 2 “blerje armë të gjata zjarri”. Vlera e pritshme e kontratës është 241.639.875 lekë pa TVSH. Firmat duhet të paraqesin ofertë deri në datën 8 nëntor 2023.

Ndërkohë, i njëjti institucion prokurues ka hapur edhe tenderin me objekt “blerje municion dhe pajisje për përdorim policor”. Loti i parë “blerje municion” dhe i dyti “blerje pajisje për përdorim policor”. Fondi për të dyja lotet është 131,046,000 lekë.

Edi Rama armatos policët, tender 16 milionë euro për armë dhe municione

 

Pra, të katërta procedurat shkuan diku të 4 miionë euro. Ndërkohë, në investigimin e BoldNews.al në qershor të këtij viti, Policia e Shtetit njoftonte se kishte hapur tenderin me objekt “blerje armatim, municion dhe pajisje për përdorim policor”. Në atë kohë, autoriteti kontraktues ishte Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara, një institucion në varësi direkte të Kryeministrit Edi Rama.Pra, tenderi nuk do të bëhej nga Policia e Shtetit, por nga vetë Kryeministri.

Në dokument ishte shkruar se fondi limit i këtij tenderi është plot 1,635,506,605 lekë, ose e konvertuar në euro plot 16 milionë euro! Por, ngjarjet pasuan dhe tenderi nga “Rama” shkoi te i besuari i “Ramës” në ministrinë e Brendshme Taulant Balla, i cili duket se është zyrtari që ka përfituar më shumë nga ky ndryshim. Duke marrë karrigen e ministrit, Balla mund të ketë shfletuar dokumentet dhe ka pasur dyshimet e veta, duke “spiunuar” edhe kolegët Çuçi dhe Xhaçka, që të dy të larguar nga postet e tyre.

Etiketa: Agjencinë e Prokurimit PublikBledi Çuçiolta xhackapolicia e shtetitTaulant Ballatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026
Lajmet e Dites

Siguria rrugore gjatë sezonit turistik 2026, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje

17:59 : 02/06/2026
AKTUALITET

21 kandidatë në garë/ Zgjidhen sot drejtuesit për 4 qarqet vakant në Policinë e Shtetit

10:55 : 02/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Zgjohet më në fund dhe Lamallari: Rojet të ndiqen penalisht, indiferenca e policëve e pajustifikueshme

14:30 : 31/05/2026
AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

16:33 : 27/05/2026
Para

Papa Françesku bën thirrje për t’i dhënë fund sulmeve në Izrael dhe Palestinë

TË GJITHA

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom