• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Me emrin e Veliajt, biznesmenit të ndërtimit tentohet ti zhvatet 70 000€

11:53 : 29/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Biznesmeni i ndërtimit Aleksandër Gavoçi u tentua të mashtrohej nga grupi i goditur nga policia e Tiranës me 4 persona të arrestuar dhe dy në kërkim.

Emri i Gavoçit u lakuar tre vite më parë, ndërsa atij iu bllokua nga autoritetet një shumë e konsiderueshme monetare. Po ashtu, ai është vëllai i Ilir Gavoçit, i dyshuar për masakrën e ndodhur në vitin 2005 në Tiranë, ku u ekzekutuan katër vetë në një lokal.

4 në pranga dhe 2 në kërkim

Katër personat e arrestuar nga policia me akuzën se tentuan ti merrnin 70 mijë biznesmenit përmes mashtrimit, janë Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, Leonard Xhika, 39 vjeç, Mikel Panxhi, 30 vjeç, të tre banues në Elbasan, dhe Petro Ferzaj, 51 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim Xhensil Qefa, 27 vjeç, banues në Elbasan, dhe Florian Gjergji, 40 vjeç, banues në Shkodër. Florian Gjergji është në kërkim edhe për disa raste të tjera të ngjashme.

Lexo edhe:

Refuzimi për leje ndërtimi? Dekreti “Veliaj”, si e futi Rusmali në qorrsokak presidentin Begaj

Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë/ EMRI

Këta persona “kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 70 000 euro, duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror”, njoftoi policia këtë të premte. Biznesmeni që u tentua të mashtrohej është Aleksandër Gavoçi, thanë burime policore, ndërsa për të vënë në jetë skemën është përdorur emri i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës, i kanë thënë mashtruesit biznesmenit, është personi që do i jepej shuma prej 70 mijë eurove që i është kërkuar Aleksandër Gavoçit.

Kjo herë e dytë që është përdorur emri i kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në tentativa mashtrime nga grupe ku bënte pjesë Florian Gjergji.

Florian Gjergji në kërkim për raste të ngjashme

Emri i Florian Gjergjit del në të paktën 4 raste të tjera të ngjashme, ku ai akuzohet nga autoritetet si pjesë e grupeve që kanë tentuat të mashtrojnë biznesmenë. Një në rastin ku tentua që ti merrej 130 mijë euro biznesmenit Pëllumb Salillari. Një më 17 maj 2023 kur u përmend emri i kryebashkiakut Erion Veliaj me qëllim që përmes mashtrimit t’i merrnin një biznesmenit Ramë Gecit, një shumë të konsiderueshme monetare. Po ashtu një rast tjetër është kur mashtruesit kanë përdorur emrin e ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame për t’iu marrë para biznesmenëve. Skema e fundit e mashtrimit iu tentua ti bëhej më 4 gusht 2023 pronarit te ‘Brunes’ Geront Çela. Këtë herë emri që është përdorur si ‘dërgues’ ka qenë i kryetarit të bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. Policia arriti ti zbulonte bashkëpunëtorët në momentin kur ishte organizuar dorëzimi i shumës prej 35 mijë euro.

Florian Gjergji dyshohet se të gjithë aktivitetin e mashtrimit e kryen nga Gjermania.

Etiketa: Aleksander GavoçiErion VeliajFlorian Gjergjimashtrimpolicia e tiranes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Refuzimi për leje ndërtimi? Dekreti “Veliaj”, si e futi Rusmali në qorrsokak presidentin Begaj

17:34 : 11/10/2025
AKTUALITET

Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë/ EMRI

14:19 : 11/10/2025
AKTUALITET

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja

10:20 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025
AKTUALITET

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025
Para

Sekuestrohen 82 mijë euro në Muriqan, dy të arrestuar, dy në hetim

TË GJITHA

Hamasi liron të gjitha pengjet, Trump mbërrin në Izrael: Lufta ka përfunduar

10:30 : 13/10/2025

Kapen 200 kilogramë kokainë në Romë, arrestohet 23 vjeçari shqiptar

10:29 : 13/10/2025

Ndeshja Serbi–Shqipëri/ Juliana Nura: Serbia lëshoi urdhër arresti ndaj meje

10:25 : 13/10/2025

Rastësia e pabesueshme, Manaj shënoi ndaj Serbisë në të njëjtën minutë që humbi penalltinë në Shqipëri!

10:20 : 13/10/2025

Akuzohet për trafikimin e tonelata kokainë, ‘Cinco’ kërkon ndryshim të masës së sigurisë: Jam sëmurë

10:11 : 13/10/2025

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

10:11 : 13/10/2025

Gazeta spanjolle: Vrasja e gjyqtarit shqiptar tregon zemërimin në rritje ndaj reformës në drejtësi

10:03 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com