• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miku i Ramës, Ron Yeffet fle te vila qeveritare, dhjetëra biznesmenë e kërkojnë për mashtrim, non grata në disa vende

18:01 : 31/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Çdo qeveri shqiptare duket se ka Fazlliçin e saj. Nëse Sali Berisha kishte serbo boshnjakun Damir Fazlliç, për të cilin kishte vendosur në dispozicion qeverinë e tij, duke pastruar para me të dhëndrin dhe të bijën, një Fazlliç ka nisur të shfaqet pas perdeve të qeverisë Rama në fund të mandatit të tretë dhe në fillim të mandatit të katërt. Bëhet fjalë për rrufjanin izraelit Ron Yeffet, i cili ka marrë në dorë kompaninë shtetërore të armëve KAYO, si një një instrument për të futur duart në buxhetin e shtetit si dhe për të shtrirë kontrollin tek pronat e ushtrisë.

I konsideruar si personazhi më me ndikim për momentin tek Edi Rama dhe si njeri që hap çdo derë të pushtetit, Ron Yeffet është shpallur non grata për mashtrim me pasoja të rënda nga disa vende nga Afrika deri në Evropë. Ron Yeffet, i cili fle tek Vila Qeveritare në ish Bllok, po hetohet nga disa vende anëtare të NATO-s, si i dyshuar si personazhi që fshihet pas kompanisë së armëve ELBI SYSTEM, e dyshuar për lidhje me qarqet ruse dhe kineze.

Yeffet shfrytëzon lidhjet me pushtetin për të fituar prona publike, kontrata shtetërore apo monopole tregu, ndërsa operon si sekseri kryesor për përfitimin e parave dhe pasurive publike për një rreth biznesmenësh shqiptarë dhe të huaj. Ron Yeffet, i cili prezantohet kudo si dora më e besuar e Edi Ramës, duke mashtruar biznesmenë dhe folur në emër të kryeministrit, dyshohet për lidhje edhe me një kompani shqiptare armësh, përfituese tenderash sekretë, me lidhje me grupe në Kolumbi. Disa biznesmenë shqiptarë mësohet se po e kërkojnë Yeffet, pasi u ka marrë miliona euro duke u dalë garant se do t’u mbarojë punët që kanë me pushtetin qëndron dhe lokal.

Disa po shohin mundësinë për t’a kallëzuar në Prokurori për mashtrim, të tjerë po e kërkojnë brenda dhe jashtë vendit për t’i kërkuar llogari për pazaret që kanë mbetur pezull. Ai u ka premtuar biznesmenëve se do t’u marrë tendera dhe koncensione, prona të piketuara publike, statuse të investitorit strategjik, leje ndërtimi për kulla dhe resorte etj.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Ron Yeffet, ish-konsull nderi i Senegalit në Tel Aviv, është nën hetim nga drejtësia senegaleze për marrëveshje të dyshimta në lidhje me përvetësimin e disa pronave shtetërore. Yeffet kishte përfituar një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë tokë bregdetare në zonën Plateau të Dakarit, ku planifikonte ndërtimin e një marine dhe disa kullave rezidenciale. Një projekt si ai që parashikohet nga biznesmeni Alabbar në Portin e Durrësit. Por projekti i izraelitit Yeffet nuk u realizua kurrë. Kjo për shkak të ndryshimit të pushtetit në mars 2024 në Senagal. OFNAC, Zyra Kombëtare për Luftën kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit, e bëri publik dosjen dhe vendosi rishikimin e kontratës.

Në Shqipëri, mashtruesi izraelit qëndron (sidomos dy vitet e fundit) pas një karteli kompanish të regjistruara në Tiranë me aktivitet të dyshimtë. Emri i Ron Yeffet është i lidhur me kompanitë UNO18, TIMAK DEFENCE, Timak, Timac, ADVANCED ARMS TECHNOLOGY, 1820 Albania, 1820 Black Oil etj., me veprimtari në fushën e armëve, naftës, parasë elektronike, konstruksioneve metalike etj.

Ron Yeffet rezulton të jetë ortak me izraelitin Asaf Barazanin, i cili rezulton pronar i “Casino Vlora” dhe dyshohet për lidhje me grupin mafioz “Milton” që operon në fushën e Call Center, të akuzuara për përfitimin e miliona eurove përmes mashtrimit të qytetarëve europianë, kryesisht në Spanjë, të hetuar nga Europol dhe Eurojust.

Yeffet rezulton ortak në disa kompani edhe me Sinan Idrizin, i njohur për mashtrime ndërkombëtare, pastrim parash dhe afera. Në vitin 2018, të dy bashkë, përmes kompanisë “Mifol Inert sh.p.k.”, shfrytëzuan zhavorrin dhe çakullin e lumit Vjosë pa leje, për ndërtimin e pistës së aeroportit të Vlorës. Po atë vit, Idrizi krijoi “MDN Investment sh.p.k.” për ndërtim aeroportesh dhe menaxhim terminalesh. Vetëm pak muaj pas themelimit, aksionet u shitën formalisht te bashkëshortja dhe vajza e tij, Najada dhe Rejana Idrizi, si dhe te Yeffet.

Më pas, përmes shit-blerjeve fiktive, kompania kaloi sërish nën kontrollin e familjes Idrizi, duke mbetur e lidhur direkt me “Air Albania”. Skema është e qartë: kompani fantazmë, shit-blerje aksionesh brenda familjes dhe transferime te sekserë ndërkombëtarë si Yeffet, për të mbuluar pastrimin e parave dhe për të fshehur pronësinë reale.

Në janar të këtij viti, ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi publikisht se Rama i kishte kërkuar t’i shiste borxhin publik të Shqipërisë z. Yeffet. Përveç borxhit, Ron Yeffet tentoi dhe një tjetër aventurë në Shqipëri. Kjo ishte marrja e ambasadës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndërtuar në territorin e saj edhe njësi rezidenciale.

Yeffet kishte tentuar diçka të ngjashme në Senegal, me ndërtimin e godinës për delegacionin senegalez në OKB. Tentativa e privatizimit të truallit sovran të Shqipërisë në SHBA nuk shkoi në fund, pasi u kundërshtua nga ish ministri i Jashtëm në atë kohë, Ditmir Bushati, i cili refuzoi të firmoste tjetërsimin e ambasadës.

Yeffet i përlan biznesin e mjeteve ushtarake Arjeta Pucës

Në 17 qershor 2025 ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me prodhimin, konvertimin dhe montimin e konstruksioneve metalike dhe atyre plastike në automjete shiti 49 për qind të aksioneve të saj.

Timak është një kompani e promovuar shumë fort nga qeveria kohët e fundit. Pronarja e saj, Arjeta Puca është ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ambientet e kompanisë në Kashar janë vizituar disa herë nga ministra të qeverisë.

Megjithatë zonja Puca vendosi të shesë 49 për qind të aksioneve të kompanisë së saj flamur, të trumbetuar aq shumë nga qeveria, për një çmim prej vetëm 490 eurosh. Blerësi ishte Ron Yeffet, një izraelit me nënshtetësi shqiptare dhe nën rrogoz shumë i afërt me Edi Ramën.

Çfarë e nxiti zonjën Puca të shiste biznesin e saj kaq lirë? Gjithçka do të bëhej e qartë vetëm dy muaj më vonë. Shitja ishte një qitje me objektiv të qartë, krismat e të cilës u dëgjuan në zyrën e Ardi Veliut.

Në kulmin e sezonit veror, teksa shumica e shqiptarëve ishin me pushime, saktësisht në datën 4 gusht, shoqëria shtetërore ushtarake Kayo dhe Timak themeluan një kompani të përbashkët. Kompania quhet Timak Defence dhe zotërohet 80 për qind nga Timak dhe 20 për qind nga shoqëria shtetërore Kayo.

Objekti i shoqërisë është prodhimi ose përshtatja e mjeteve motorike te posaçme me një arkitekturë të hapur që lejon instalimin e sistemeve të armatimit dhe çdo sistem tjetër, që kërkohet nga forcat e armatosura apo struktura te tjera te sigurisë, për t’u përdorur nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e sigurisë dhe të emergjencave civile dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë.

Me pak fjalë, kjo është shoqëria që do të ketë monopolin e furnizimit të ushtrisë, policisë, gardës, emergjencave civile etj.. me automjete. Vendi i ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë do të jetë në ish uzinën e pjesëve të këmbimit të automjeteve, në Shkozë.

Monopoli i furnizimit të shtetit me automjete është një biznes shumë i madh, dhjetra milionë euro në vit. Por akoma mbetet e paqartë se cila është vlera e shtuar që krijon kompania. Duke qenë se Shqipëria nuk prodhon dot automjete, gjasat janë që ky të jetë një tregtim me pak vlerë të shtuar, me kompaninë e re Timak Defence, që importon mjete nga jashtë dhe i përshtat në vend./ Prapaskena

Etiketa: Edi Ramamashtrimnon grataRon Yeffetvila qeveritare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë e tyre në Londër

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom