• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: Gjermania e Franca me propozime jozyrtare për reformën e BE

18:58 : 22/09/2023
në BOTA

Gjermania dhe Franca paraqitën këtë javë propozime për reformimin e BE, për ta përgatitur atë për anëtarë të rinj. Ekspertë të mbikqyrur nga të dyja vendet vunë në tryezë disa ide që ndezin debat, shkruan Auron Dodi.

Raporti i ekspertëve nuk përfaqëson qëndrime zyrtare të miratuara për reformimin e BE. Por fakti që ekspertët kanë punuar nën mbikqyrjen e ministrive të Jashtme gjermane dhe franceze e bën atë një raport të rëndësishëm. Për dokumentin 60 faqesh punuan që nga fillimi i vitit 12 ekspertë ndërkombëtarë institucionesh kërkimore.

Kemi të bëjmë me një iniciativë të përbashkët të fuqive kryesore të BE, Gjermanisë dhe Francës për të orientuar debatin për reformimin e Bashkimit Evropian. Ideja se Ballkani Perëndimor dhe ndoshta Ukraina mund të anëtarësohen në BE i bëri bashkë dy shtetet, të cilat kanë pasur pikëpamje të ndryshme në shumë fusha kohët e fundit.

Sekretarja e shtetit në ministrinë e Jashtme gjermane, Anna Lührmann tha me rastin e publikimit të raportit se “është e qartë se zgjerimi i BE-së është interesin e ne të gjithëve”. “Dhe kjo është arsyeja pse duhet të fillojmë të bëjmë gjithçka që mundemi tani për të siguruar që ne si BE të jemi gati për këtë zgjerim.”
Gjermania dhe Franca strukturojnë me raportin diskutimin për reformat institucionale të BE, para apo gjatë anëtarësimit të anëtarëve të rinj. Ekspertët shkruajnë se deri në vitin 2030, BE duhet të jetë i gatshëm për zgjerimin.

Urgjenca në hapat për zgjerimin e BE është theksuar pas hapave prapa në demokraci, në shumë shtete të Ballkanit Perëndimor, kandidate për anëtarësim në BE. Ky fakt i bën këto shtete më të prirura për të pranuar oferta nga vende si Kina dhe Rusia. Lufta në Ukrainë e vuri në tryezë edhe çështjen e nisjes së negociatave të BE me Ukrainën.

Lexo edhe:

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit

Rekomandimet kryesore të raportit

Raporti i ekspertëve propozon ndër të tjera kalimin nga marrja e vendimeve njëzëri në marrjen e vendimeve me shumicë të kualifikuar në BE. Këtë e kërkon prej muajsh në Bruksel Gjermania dhe Franca nuk e kundërshton. Marrja e vendimeve njëzëri në BE aktualisht shfrytëzohet për presion dhe bllokime të BE, ndaj synohet të shmanget.

Më tej propozohet që pagesat ndaj anëtarëve të BE të lidhen më fort me zbatimin e parimeve të shtetit ligjor. Aktualisht BE ka probleme të mëdha në këtë drejtim me Poloninë dhe Hungarinë.

Kërkohet më tej që Komisioni Evropian të zvogëlohet, pra të pakësohet numri i komisarëve që dërgohen në Bruksel. Këtë propozim e përmban që Marrëveshja e Lisbonës e BE, por deri tani ai nuk është zbatuar.

Raporti vë në tryezë për diskutim edhe propozimin francez për shkallë të ndryshme integrimi të shteteve anëtare, të njohur si rrathët koncentrikë.

Pse kërkohen votime me shumicë të kualifikuar

Raporti i ekspertëve propozon që të përgjithësohet marrja e vendimeve me shumicë të kualifikuar. Dhe të kufizohet marrja e vendimeve njëzëri. Vendimet njëzëri të jenë të nevojshme vetëm p.sh. për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE, apo për ndryshimin e institucioneve të BE. Por jo për politikën e tatimeve në BE. Kjo kërkesë mbulohet nga Marrëveshja e Lisbonës.

Megjithëkëtë për të mbështetur më shumë shtetet e vogla anëtare të BE, ekspertët propozojnë ndër të tjera dy risi: e para, që shumica e kualifikuar të llogaritet ndryshe nga deri tani. Tani kjo shumicë llogaritet që për një vendim, duhet të votojnë të paktën 55% e shteteve të BE, që njëkohësisht përfaqësojnë 65% të popullatës së BE. Në të ardhmen kërkohet që të dyja shifrat të bëhen 60%, pra që të votojnë më shumë vende me po, por që numri i popullatës që përfaqësojnë ato të jetë më i vogël. E dyta, që në ato raste, kur shtetet argumentojnë që vendimet me shumicë u prekin interesa kombëtare vitale, zgjidhjen ta gjejë Këshilli i BE.

Më pak komisarë në Bruksel?

Kjo nënkupton që në Komisionin Evropian, që luan rolin e qeverisë së Evropës, të përfaqësohen me një komisar vetëm dy të tretat e shteteve anëtare. Pra që jo çdo shtet të ketë komisarin e vet. Një Komision Evropian me deri 37 anëtarë mendohet se nuk funksionon dot në mënyrë efektive.

Një ide tjetër që prezantohet është që të krijohen dy kategori komisarësh të BE. Por vetëm gjysma e tyre të ketë të drejtë vote. Për këtë duhet të ndryshohet Marrëveshja themeluese e BE.

Por dihet se ndryshimi i kësaj Marrëveshjeje është shumë i vështirë. Ndaj propozohet që risia me komisarët të futet me një marrëveshje anëtarësimi për shtetet e reja. Marrëveshja e anëtarësimit të përmbajë të gjitha reformat që janë pasojë e zgjerimit. Të gjitha shtetet anëtare do të shmangnin referendumet në këtë rast, sepse do të votonin vetëm për marrëveshjen e anëtarësimit, jo për ndryshimin e Marrëveshjes bazë të BE.

Ndërsa në Parlamentin Evropian numri i deputetëve, sipas raportit, duhet të zvogëlohet në 751 vetë.

Rrathët koncentrikë dhe rëndësia

Me këtë formulim francez kuptohen katër nivele integrimi të shteteve në BE: integrimi më i thellë, pra bërthama, ku janë p.sh. shtetet anëtare të Eurozonës dhe shtetet e Shengenit; integrimi tjetër, të cilin e kanë aktualisht pjesa tjetër anëtarët e BE; një nivel më poshtë do të jenë anëtarët e asociuar të BE, të cilët anëtarësohen në tregun e përbashkët të BE dhe që zbatojnë parime bazë të përbashkëta; në nivelin e katërt shihet Komuniteti Politik Evropian.

Nga këto rrathë apo nivele integrimi, elementi i ri dhe i vetmi që po diskutohet me një interes aktualisht është anëtarësimi i asociiuar. Disa shtete prej kohësh kandidate të BE thonë më mirë këtë status se asgjë, shtete të tjera megjithatë druhen se mund të mbeten “përjetësisht” të asociiuara.

Komuniteti Politik Evropian ishte ideja e Presidentit francez Emmanuel Macron, për të përfaqësuar interesat e Evropës jashtë BE. Kjo ide tani është reduktuar në takime dy herë në vit të kryetarëve me përfaqësues të shteteve jo anëtare të BE.

Kushtëzimi i fondeve prej shtetit ligjor

Njihen problemet që ka aktualisht BE me Poloninë dhe Hungarinë, të cilat nuk respektojnë parimet e shtetit ligjor. Ekspertët gjermanë dhe francezë kërkojnë thjeshtimin e procedurës së nenit 7 – pra që të lehtësohet heqja e së drejtës së votës në Këshillin Evropian, për një shtet që bën shkelje. Kërkohet më tej edhe që pagesat e fondet e BE ndaj këtyre vendeve, të varen më fort nga kushte.

Jehona për raportin dhe skepticizmi ndaj Francës

Raporti iu dërgua të martën Këshillit të Përgjithshëm të BE. Që prej disa muajsh, kur janë mësuar disa qëndrime gjermane dhe franceze për reformën e BE, ka vijuar një debat i gjallë. Pikërisht ky ishte edhe synimi: të ndizet debat. Raporti i ekspertëve ndërkombëtarë i hartuar me porosi të Gjermanisë dhe të Francës është strukturues i debatit për reformën, por edhe testues i opinionit në BE.

Te shtete më të vjetra të BE ai po shqyrtohet me interes, shtete më të reja janë disi skeptike ndaj propozimeve. Kështu Shtetet Baltike, Polonia dhe Kroacia paraqitën një raport alternativ politologësh për zgjerimin e BE. Ai u prezantua në një darkë të përfaqësisë së Letonisë në Bruksel, u bë e ditur në shtypin francez. Këto shtete druhen se propozimet gjermano-franceze do ta vonojnë edhe më tej zgjerimin e BE.

Lufta në Ukrainë si dhe rreziku se do të mbetej e izoluar në qoshen e një Bashkimi Evropian të zgjeruar me anëtarë lindorë e bëri Francën të ndryshojë qëndrimin: Franca braktisi qëndrimin e saj tradicional, të frenimit të zgjerimit të BE. Parisi bëri të vetin qëndrimin tradicional të Berlinit, pro zgjerimit.

Por propozimet franceze për zgjerimin e BE vazhdojnë të shihen me skepticizëm në disa pjesë të Evropës. Parisi nuk e ka besimin që do të dëshironte. Midis deklaratave proevropiane të qeverisë franceze dhe veprimeve konkrete shumë analistë konstatojnë hendek. Përballë mbylljes së kufirit francez për refugjatët nga Lampeduza, për shembull, gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruante së fundi, jo pa ironi se “më evropiania nga të gjitha qeveritë evropiane ka dëshirë t’u japë të gjithëve mësime për sjelljen dinjitoze”. “Por sapo preket një interes kombëtar, ajo sillet po aq nacionaliste sa qeveria e Hungarisë, ndoshta edhe më keq se Orbáni.”

Në fillim të tetorit, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian do të diskutojnë në një takim joformal në Granada, për herë të parë për ndryshimet në BE. Në dhjetor pritet një vendim për nisjen apo jo të negociatave të anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë./DW

Etiketa: BEFranceGjermanipropozimreforme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit

22:29 : 05/06/2025
BOTA

Franca tronditet nga vrasja e berberit tunizian, policia: Krim racist anti-mysliman

09:28 : 05/06/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
BOTA

Gjermani/ Makina përplas një grup nxënësish të shkollës fillore, katër të plagosur

16:51 : 04/06/2025
Para

Kaloi në heshtje tre ligje shumë të diskutuara të qeverisë, Begaj zbulon arsyet

TË GJITHA

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

08:21 : 06/06/2025

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

08:15 : 06/06/2025

Sot Kurban Bajrami! Mijëra besimtarë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

08:13 : 06/06/2025

Temperatura të larta, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

08:10 : 06/06/2025

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com