• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyfishimi i rrogave/ Tre arsyet pse Rama u është “mirënjohës” gjyqtarëve kushtetues

11:56 : 15/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Edi Rama dhe maxhoranca e tij kanë vendosur të dyfishojnë pagat e gjyqtarëve kushtetues, duke i ngritur në nivelin e mbi 6 milionë lekë të vjetra në muaj.

Qeveria ka detyrime ndaj Gjykatës Kushtetuese të “pas Reformës në Drejtësi”, pasi trupa gjyqësore është treguar jo thjesht luajale, por një “ushtare” e bindur e Edi Ramës, duke i miratuar disa prej vendimeve më skandaloze të marra nga “Rilindja”.

Me vendimin e Edi Ramës është bashkuar edhe Lulzim Basha, i cili deklaroi se votat e grupit të deputetevë që e mbështesin do të shkojnë në favor të rritjes së rrogave të gjyqtarëve kushtetues. Ndërkohë, shumica e deputetëve opozitarë, janë shprehur kundër këtij vendimi.

Rama “mirënjohës” me gjyqtarët kushtetues

Lexo edhe:

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

Kulla që mbulon Zotin me beton

Kryeministri Edi Rama ka të paktën tre arsye madhore për të qenë “mirënjohës” me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Tre arsyet lidhen me tre vendime kontraverse të garantëve kushtetues, por që i shkojnë për shkak “Rilindjes” së Ramës me shokë- Teatri Kombëtar, Porti i Durrësit dhe mandati i Olta Xhaçkës.

  1. Teatri Kombëtar

Në 2 Korrik të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese dha një vendim “anemik” për ligjshmërinë e shkatërrimit të godinës simbol të kulturës në Tiranë, Teatrit Kombëtar.

Në 17 Maj 2020, në kulmin e masave bllokuese për shkak të pandemisë “Covid-19”, Bashkia e Tiranës, e shoqëruar nga qindra forca policore, shkatërroi ndërtesën e Teatrit, në qendër të Tiranës.

Shkatërrimi i godinës lidhej me një projekt qeveritar, të quajtur “ligji Fusha”, sipas të cilit trualli ku gjendej ndërtesa kulturore do t’i jepej biznesmenit Shkëlqim Fusha për të ndërtuar kompleks kullas rezidenciale.

Në foto: Momentet e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar

Pas shkatërrimit të Teatrit, çështja shkoi para Gjykatës Kushtetuese. Shumica e “garantëve Kushtetues” konstatuan se “ligji Fusha” binte në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit.

U duk se kjo ishte një goditje për qeverinë. Në fakt, nuk ishte aspak e tillë, pasi qeveria e Edi Ramës e kishte shfuqizuar këtë ligj para vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

Ajo që kishin në dorë gjyqtarët kushtetues ishte përcaktimi tërësisht në kundërshtim me ligjin i vendimit të Bashkisë së Tiranës për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Për këtë pikë, gjyqtarët kushtetues u treguan “tepër të kujdesshëm”, duke deklaruar se nuk u takonte atyre të shpreheshin për atë që ishte elementi më skandaloz i aferës së Teatrit.

  1. Porti i Jahteve

Në 16 Qershor 2023, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, rrëzoi kërkesën e 28 deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan shfuqizimin e kuadrit ligjor që i hapte rrugën tjetërsimit të Portit tregtar të Durrësit në një kompleks rezidencial kullash e vilash, që pritet të ndërtohen nga një grup financiar me fytyrë të dukshme biznesmenin saudit, Mohamed el Alabar.

Në foto: Rama dhe Alabar
Në foto: Rama dhe Alabar

Parlamenti miratoi marrëveshjes për ndërtimin e Portit të Jahteve Durrës, në kundërshtim flagrant me kuadrin ligjor vendas dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese nuk i hyri aspak thelbit të çështjes, duke deklaruar se nuk ka tagër për të shqyrtuar një vendimmarrje të tillë.

Rrjedhimisht, e la në fuqi projektin kontravers dhe personal të Edi Ramës me Alabarin.

  1. Strategjikja Olta Xhaçka

Në janar të vitit 2023, Gjykata Kushtetuese dha një vendim pa konkluzion për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, e dyshuar si e gjendur në kushtet e konfliktit të interesave, pasi bashkëshorti i saj u shpall “investitor strategjik” për hotel në Palasë të Himarës.

Në korrik të vitit 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike nën drejtimin e Edi Ramës, shpalli “investitor strategjik” ish-deputetin socialist, Artan Gaçi, bashkëshortin e Olta Xhaçkës, për ndërtimin e një kompleksi hotelier në bregun e detit.

Më tej, një vendim i qeverisë së Edi Ramës, i lejon kompleksit që të shfrytëzojë bregun e detit për një periudhë 20-vjeçare.

Në foto: (Montazh) Bashkëshortët “strategjikë”, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi

Opozita në Parlament nxiti ngritjen e një Komisioni Hetimor, ku kërkohej shkarkimi i Olta Xhaçkës për shkak të konfliktit të interesave. Maxhoranca e rrëzoi kërkesën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar mandatin e Xhaçkës,

Dy grupe të deputetëve opozitarë iu drejtuan Kushtetuese. Një grup i vogël, i përbërë nga 1/10 e deputetëve, kërkuan nga Kushtetuesja që të detyronte Parlamentin t’i drejtohej asaj gjykate me kërkesën për shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës.

Ndërsa një grup më i gjerë i deputetëve të opozitës, ishin më konkretë, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shkarkimin e Olta Xhaçkës.

Gjykata Kushtetuese, me një “manovër” shqyrtoi fillimisht kërkesën e grupit të vogël, duke e rikthyer çështjen në Parlament. Ndërsa, kur shqyrtoi padinë e grupit më të zgjeruar, vetëm pak minuta pas të parës, u deklarua se “nuk kishte më objekt, pasi çështja i ishte rikthyer Parlamentit”.

Pra, edhe në këtë rast, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të ngrinte dorën e ligjit kundër vendimmarrjes kontraverse të Edi Ramës.

Dhe, ky i fundit, “mirënjohës” për gjyqtarët kushtetues, vendosi t’u rrisë pagat.

Etiketa: Edi RamaGjykata Kushtetueseqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025
Para

Leku letër! Shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë para muajt në vijim

TË GJITHA

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025

Pas humbjes në miqësoren e parë, Kombëtarja U-17 barazon në Durrës përballë Bullgarisë

14:31 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com