• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Asfalti elektoral”/ Mbarojnë zgjedhjet dhe mbarojnë fondet, rruga në Elbasan ngel “rrugëve”

21:25 : 13/09/2023
në AKTUALITET

Para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, emisioni Fiks Fare bëri një vëzhgim për fondet e akroduara nga bashkitë për “asfaltin elektoral”.

Të gjitha, pa përjashtim, bën tendera emergjentë për shtrime rrugësh. Bashkia e Ebasanit bëri disa tendera, më i madhi ishte me objekt “rikonstruksion dhe riasfaltim i gjendjes ekzistuese të rrugëve dhe shesheve në Bashkinë Elbasan dhe në disa Njësi Administrative”, me një fond 151 milionë lekë ose 1.5 milionë euro.

Në dokumente ishte shkruar se do të shtrohej edhe rruga “Coha”, në fshatn Gjonme të Njësisë Administartive Gjergjan. Në atë rrugë shkuan mjetet e firmës fituese, “Vëllezërit Hysa”, shëmbën avllitë e banorëve, bën disa puseta që i lanë hapur, bën shtrimin me kalldrëm dhe ikën. Mbaruan fondet, në një kohë që në dokumente shkruhet se duhet të shtrohej me asfalt.

Fiksi shkoi në atë rrugë, ku konstatoi se punimet ishin lënë përgjysmë, pusetat ishin të hapura, avllitë e shtëpive janë prishur dhe nuk është shtruar me asfalt. “Erdhën mjetet e firmës ‘Vëllezërit Hysa’. Prishën avlli, bën disa sistemime. Punimet i bënë para zgjedhjeve lokale. Gjithçka e bënë për vota. Pasi mbaruan zgjedhjet, ikën dhe s’u dukën më këtu. I kanë lënë pusetat hapur, janë mbushur me gurë. Në ato vende janë rrëzuar edhe fëmijë, rrezikojnë përditë. Askush s’merr masa” thonë banorët, teksa pohojnë se “tani iku nusja (zgjedhjet), s’kujtohet me njëri”.

Pas këtyre ankesave, gazetarët e Fiksit shkojnë në Bashkinë e Elbasanit, por askush s’jep informacion. Fiksi telefonon Resul Hoxhën, Administrator i Njësisë Gjergjan. Administratori thotë se janë bërë punime edhe pas zgjedhjeve, ndërkohë që pranon se firma fituese është larguar. Pohon se tani janë punë administrative, pra të bashkisë dhe firmës dhe se banorët s’kanë lidhje. Gazetarët i bëjnë me dije se banorët jetojnë në atë rrugë, me puseta të hapura me avlli të prishura dhe ata janë më të prekurit. Ai thotë se asfalti do të bëhet, por firma ka kërkuar më shumë para’. Pra, ka kërkuar shtesë fondi. Pyetjes se Bashkia e Elbasanit i ka bërë gabim preventivet e punimeve, ai i bërë para zgjedhjeve, përgjigjet se ka pasur punime të paparashikuara dhe se kërkon më shumë fonde. Pyetet disa herë nga gazetarët e Fiksit se kur do të përfundojë, para zgjedhjeve të tjera apo ka ndonjë afat tjetër. Thotë se do të bëhet shumë shpejt.

Lexo edhe:

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

Fiks Fare kontaktoi me firmën “Vëllezërit Hysa”, duke e pyetur se përse janë lënë punimet në mes. Në përgjigje, firma thotë se kontrata është lidhur në muajin shkurt 2023 dhe ndër rrugët ishte edhe COHA. Sipas tyre, gjatë realizimit të punimeve janë evidentuar disa problematika që iu është dhënë zgjidhje me Njësinë Administrative Gjergjan. Problemet ishin me prishjen e mureve të avllisë, me kolektorin e ujit të pijshëm dhe me zhvendosjen e kanalit vaditës. Pyetjes se kur do të asfaltohet, firma thotë se për arsye teknike por edhe ekonomike, asfaltimi do të bëhet njëkohësisht me disa rrugë të tjera dhe brenda vitit 2023!

Ndërkohë, Fiksi e pyeti firmën se përse ka kërkuar fonde shtesë? Në përgjigje, firma thotë se nuk ka pasur kërkesë për rritje të vlerës së kontratës, pasi këto problematika janë zgjidhur brenda vlerës totale të kontratës. Por, Administratori i Njësisë Gjergjan kishte një informacion të ndryshëm. “Kontrata dhe baza ligjore e pamundësojnë ndryshimin e vlerës dhe aq më pak të rritjes së vlerës së saj pa zhvillim të një procedure prokurimit” thuhet në këtë përgjigje.

Etiketa: asfalti elektoralelbasanrruga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026
AKTUALITET

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026
AKTUALITET

U aksidentua një ditë më parë bashkë me fëmijën në Elbasan, 38-vjeçarja në gjendje kome

17:03 : 30/05/2026
AKTUALITET

Shembje në rrugën Elbasan-Librazhd, qytetarët bllokohen në trafik

16:37 : 28/05/2026
AKTUALITET

7-vjeçari mbeti viktimë e aksidentit në Elbasan, KMSH: Publikimi i fotove, shkelje e rëndë

15:50 : 26/05/2026
Para

“Ti je luaneshë, këputi zinxhirët e skllavërisë”, pleqtë sherr me thika për një grua

TË GJITHA

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom