Emisioni Fiks Fare ka denoncuar këtë të martë qendrat e masazheve të cilat janë kthyer në fole prostitucioni. Vajzat kamuflohen si masazhatore, por që ofrojnë seks kundrejt pagesës.
Pronarët që disponojnë këto të ashtuqujtura qendra marrin përqindjen e tyre, por ka dhe nga ata që marrin lekët dhe paguajnë vajzat me përqindje.
Gjithsesi çdo gjë është sheshit, të gjithë e dinë, e të gjithë bëjnë sikur s’e dinë. Me një vëzhgim të thjeshtë që bën në rrjetet sociale që nga instagrami por edhe në Tik Tok sheh një mori femrash që ekspozojnë trupin e tyre e të ftojnë në qendrën e tyre të masazhit duke lënë poshtë edhe numrin e kontaktit. Shumica prej tyre reklamohen me emrin viral tashmë ” Buza e re”.
Fiksi hyri në këto qendra masazhi duke zbuluar sërish mënyrën e punësimit dhe se çfarë ofrohej në to kundrejt pagesës. Vëzhgimi i Fiksit u shtri në 5 qendra masazhi që nga Komuna e Parisit në Astir e kudo nëpër Tiranë. Shërbimi që ofronin këto qendra ishte po i njëjti; seks kundrejt parave.
Një bashkëpunëtore e Fiksit hyri në këto fole prostitucioni me pretekstin për të gjetur punë si masazhatore, por ajo që mësoi është se këto qendra ofronin gjithçka tjetër përveç masazhit. Madje tek qendra në Astir pronarja shpjegon se ka dy punëtore dhe se klientët që frekuentojnë qendrën e saj vijnë vetëm për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Klienti duhet të paguajë minimumi 4 000 lekë që i merr pronarja e më pas mbetet në dorë të punëtoreve të seksit se sa t’u kërkojnë klientëve për veten e tyre. Ajo tregon se biznesi i saj nuk ka probleme më shtetin, sepse edhe pse ushtron një aktivitet të jashtëligjshëm siç është prostitucioni, ajo i jep ryshfet policisë.
Edhe në një qendër tjetër në rrugën ‘Bardhyl’, bashkëpunëtoren e Fiksit e pret pronarja e qendrës së masazheve , e cila dikur kishte qenë vetë punonjëse seksi në një qendër të tillë. Ajo e dinte shumë mirë se si funksionon prostitucioni në këto qendra ndaj pohon se asaj klienti duhet t’i paguaj 4000 lekë. ” Se çfarë bëjnë vajzat brenda me klientin e dinë vetë, rëndësi ka që ky i fundit të mbetet i kënaqur dhe të rikthehet” pohon ajo.
Por ka edhe nga ato qendra që e mbajnë nga një punëtore që vërtet është masazhatore, por që vajzat e tjera siç shprehen vetë ato ‘punojnë’ , e thënë ndryshe prostituojnë. Kështu është rasti edhe i kësaj qendre në Astir. Vajzat paguhen nga 500 lekë për çdo klientë nga pronari ” dhe se çfarë pazaresh bëjnë vetë me klientin është punë e tyre” shprehet menaxherja. Madje ajo shpjegon ‘ punën’ me detaje dhe çmime ku shprehet se në qendrën e tyre vajzat bëjnë “blow job”, ose “hand job” dhe çmimin e vendosin së bashku me klientin. Pagesa varion 5000 lekë, 8000 apo 10.000 lekë.
Qendra tjetër ku bashkëpunëtorja e e Fiksit u paraqitë ndodhej tek Komuna e Parisit. Këtu punëtoret e seksit nuk kishin rrogë, por bakshishe nga klientët. Njëra prej tyre flet pa ndrojtje se bashkishet ishin 6000 lekë seks komplet dhe 3000 lekë seks oral. Por në takimin e dytë me pronaren e qendrës Fiksi merr më shumë informacion se si veprohej në këtë fole prostitucioni. Çdo gjë ishte e monitoruar me kamera që nga hyrja e pallatit në të cilën ndodhej qendra e masazheve. Në të ushtronin prostitucion vajza nga mosha 20 vjeç deri në 26 vjeç, të cilat ishin të martuara ( kishte edhe me fëmijë). Ato pohuan se bashkëshortët e tyre ishin në dijeni të ‘punës’ që ato bënin. Zakonisht punonin deri në 10 orë në ditë dhe kalonin 11 klientë e më shumë në ditë.
Tregojnë se kishte edhe raste kur çdo njëra kapte deri në 18-19 klientë në ditë brenda 10 orarshit. Ato më pas hyjnë në detaje sesa kohë duhet të rrish me klientin si t’i marrësh paratë dhe sa më shpejt të mbarosh punë aq më mirë, pasi ka klientë të tjerë që presin në radhë. Rregull i pathyeshëm në punë ishte se klientit i futeshin rrobat bashkë me telefonin në një dollap, për mos patur mundësi filmimi. Secila prej tyre kishte një bllok personal ku mbanin numrin e klientëve që kishin bërë në ditë, dhe për çdo klientë pronares së qendrës i linin 4000 lekë. Nëse u ndodh ndonjë problem gjatë ushtrimit të prostitucionit me ndonjë nga klientët, pronarja u vinte në ndihmë. Përsa i përket policisë nuk shqetësoheshin. Vajzat pohuan se pronarët paguajnë nga 10 mijë deri në 20 mijë euro muaj, sepse kishin edhe disa qendra të tjera të tilla ku ushtrohej prostitucioni nëpër Tiranë. Kështu që nga kjo anë ishin më shumë se të qeta në ushtrimin e prostitucionit.
Madje gjatë kohës që bashkëpunëtorja e Fiksit ndodhej në këtë qendër vijnë edhe klientë që kërkojnë vajza për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Pra në të gjitha qendrat ku Fiksi u interesua kryhej prostitucion, masazhi është thjesht kamuflim.