• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Spahia “i kërkon llogari” Spiropalit: Përgjigju! I ke takuar Bajrajt dhe Pëllumb Gjokën apo jo?

22:26 : 11/09/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me denoncimin e sotëm të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili tha se kryeministri Edi Rama e anuloi në momentin e fundit, pasi ajo ka video me Bajrat dhe Pëllumb Gjokën.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahia shkruan se para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, në rolin e drejtueses politike për PS në Shkodër, Elisa Spiropali është takuar me persona që sot gjenden në burg për vrasje dhe porosi vrasjesh.

Sipas tij, ajo ishte e dërguara fuqiplotë e kryeministrit Rama, koordinatorja mes qeverisë dhe bandave, duke ngritur një konglomerat të paprecedent me një ndërthurje të krimit të organizuar, strukturave qeveritare  dhe figurave “politike” të inkriminuara, dhe se ishte garante për çdo kërkesë të tyre ndaj qeverisë, në shkëmbim të blerjes së votave dhe kërcënimit të zgjedhësve

Spahia shton më tej se Elisa Spiropali duhet të merret në pyetje nga drejtësia dhe të përgjigjet nëse a i ka takuar dhe përfshirë Bajrat dhe Pëllumb Gjokën gjatë fushatës në Shkodër apo jo.

Postimi i plotë:

Lexo edhe:

PD: Standard i dyfishtë në shembjet e ndërtimeve, IKMT nuk prek bizneset e lidhura me pushtetin

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

Për Elisën e bandave!

Sali Berisha deklaroi sot se Elisa Spiropali nuk u bë dot Ministre e Jashtme, siç ëndërronte, sepse për të ka video të takimit me bandën e Bajrave në Shkodër.

Para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, në rolin e drejtueses politike për PS në Shkodër, Elisa Spiropali është takuar me persona që sot gjenden në burg për vrasje dhe porosi vrasjesh. Ajo ishte e dërguara fuqiplotë e Edi Ramës, koordinatorja mes qeverisë dhe bandave, duke ngritur një konglomerat të paprecedent me një ndërthurje të krimit të organizuar, strukturave qeveritare  dhe figurave “politike” të inkriminuara, ajo ishte garante për çdo kërkesë të tyre ndaj qeverisë, në shkëmbim të blerjes së votave dhe kërcënimit të zgjedhësve.

Mund të thuhet fare mirë se mbas Edi Ramës, Elisa Spiropali ndodhet në krye të listës së masakrës elektorale për zgjedhjen e Benet Becit në Bashkinë e Shkodrës. Edi Rama e njeh shumë mirë rolin e saj, bandat dhe personazhet me të cilat ajo takohej dhe koordinonte blerjen e zgjedhjeve, sepse i kishte miq e për ta kishte firmosur më herët edhe rolin e investitorit strategjik në Velipojë.

Ka ardhur koha që Elisa Spiropali të pyetet nga drejtësia!

Që përpara se SPAK-u të bënte publike bisedat kriminale të bandave ortake me qeverinë, në Shkodër diheshin kontaktet dhe takimet e saj me Bajrat dhe Pëllumb Gjokën. Diheshin komunikimet direkte me ta, për t’i përdorur për blerjen e votave. Prandaj sot, nuk është koha që Elisa Spiropali të flasë me gjuhën e bandave!

Koordinatorja e bandave duhet të thotë qartë: i ka takuar dhe përfshirë ajo Bajrat gjatë fushatës apo jo? E ka takuar Pëllumb Gjokën gjatë fushatës apo jo? Pasi të sqarojë këtë moment, le të bëjë edhe politikë…për aq ditë sa i kanë ngelur në politikë!

Etiketa: Bajratbandatbardh spahiaEdi RamaElisa SpiropalifushatePellumb GjokeShkodertakim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Standard i dyfishtë në shembjet e ndërtimeve, IKMT nuk prek bizneset e lidhura me pushtetin

11:30 : 26/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

09:52 : 25/07/2025
AKTUALITET

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

17:09 : 24/07/2025
AKTUALITET

Braçe: Kam subjektet që marrin qumësht pluhur dhe vaj palme, të kontrollohen fabrikat e bulmetit

16:18 : 24/07/2025
AKTUALITET

A po ndërtohet Tirana mbi para të pista?

12:35 : 24/07/2025
Para

Rrëfimi i marokenit: Më duhej të zgjidhja mes shpëtimit të prindërve ose djalit tim

TË GJITHA

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

14:38 : 26/07/2025

Zjarri në malin e Shpiragut, rrezikohen disa fshatra! Banorët: Jemi të frikësuar për shtëpitë!

14:37 : 26/07/2025

Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet, në hetim 72-vjeçari

14:32 : 26/07/2025

Lista e Lacios, Sarri mund të sakrifikojë Hysajn

14:17 : 26/07/2025

Liverpool “mbret” i merkatos, ja 10 klubet që kanë shpenzuar më shumë para

14:01 : 26/07/2025

Shpërndante video pornografike në rrjetet sociale, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

13:54 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com