• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbyllen hetimet për Belerin/ Hijet e arrestimit dhe rreziku i integrimit nga “rrëmbimi” i Ramës

10:13 : 01/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Beleri akuzohet për veprën penale veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Bashkë me të, nën akuzën “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim është edhe Pandeli Kokaveshi – pjesë e stafit elektoral të Belerit.

Tanimë vendimmarrja i kalon GJKKO-së që me shumë gjasa do të vendosë kalimin për gjykim themeli të çështjes.

Akuzat

SPAK njofton se “nga analiza një nga një dhe në unitet e provave të administruara gjatë hetimit, sikurse janë të dhënat e përftuara nga përgjimet audio/video, nga kqyrjet e telefonave, nga kqyrjet e akteve të ekspertimit kompjuterik, nga deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale etj, rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023, ndërsa vetë shtetasit Arsen Rama i ka premtuar si shpërblim për shërbimin që do të kryente shumën 300 euro”.

Lexo edhe:

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Adriatik Lapaj zbulon si ia dogji PS mbi 15 mijë vota

Po sipas të njëjtave burime, i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri ia ka dhënë shumat monetare Arsenit nëpërmjet të pandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi, i cili ka qenë bashkëpunëtori i tij në kryerjen e këtij akti korruptiv dhe ky i fundit i ka dhënë shtetasit Arsen Rama tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri.

Në rastin konkret, vlerëson prokuroria, të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime aktive të kundërligjshme në dy forma të saj, si nëpërmjet premtimit dhe ofrimit të shumave monetare shtetasit Arsen Rama në mënyrë që ky i fundit të ndikonte tek vullneti i qytetarëve të tjerë për të siguruar vota në favor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023.

Beleri: Akuza politike

Fredi Beleri dhe avokati i tij i kanë cilësuar që në krye të herës akuzat politike. Kjo nisur edhe nga deklaratat denigruese të kryeministrit Edi Rama ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për lokalet e 14 Majit, gjatë fushatës elektorale. Arrestimi në lokalin e tij buzë shëtitores së Himarës pas mesnatës së 12 Majit – 2 ditë para zgjedhjeve lokale, nga kampi i Belerit u quajt “rrëmbim” nga kryeministri Edi Rama – kundërshtari i tij politik.

Në deklaratat publike për mediat pas seancave gjyqësorë, avokati i Belerit ka këmbëngulur se nuk ka prova për ta mbajtur në qeli klientin e tij. Megjithatë gjykatat i kanë refuzuar kërkesat për zbutjen e masës së arrestit me burg ndaj fituesit (nga qelia) të zgjedhjeve lokale në Himarë, duke i pamundësuar betimin si kryebashkiak dhe për rrjedhojë ushtrimin e detyrës.

Mbajtja e tij pas hekurave ka sjellë një situatë të paprecedentë më parë në vend, me një kryebashkiak të zgjedhur që mbetet në qeli me një akuzë të prokurorisë, ndërsa fati i drejtimit të Himarës mbetet ende i paqartë.

Nga opozita janë hedhur akuza se me prangosjen e Belerit, Rama synon të mbajë pushtetin në Himarë për shkak të interesave me pronat në këtë zonë të lakmuar bregdetare dhe mjaft të frekuentuar nga turistë kryesisht gjatë verës.

Konflikti me Greqinë    

Arrestimi i Belerit, i cili është përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri, ka sjellë tensione mes Athinës dhe Tiranës zyrtare. Ka pasur akuza dhe kundërpërgjigje nga palët, me çështjen që ka shkuar deri në Bruksel.

Fill pas prangosjes, Ministria e Jashtme greke ka kërkuar lirimin e Belerit, ndërsa ka paralajmëruar se një arrestim i tij pa prova mund të sillte pasoja për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kërkesa dhe paralajmërimi janë përsëritur në vijimësi.

Eurodeputetët grekë çuan në Parlamentin Europian një amendament për “lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri” dhe për “mbrojtjen e pronave të pakicës kombëtare greke”. Amendamenti u miratua pas votimit me 290 vota pro në fillim të muajit të kaluar.

“Parlamenti Europian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve lokale të majit, i cili shkeli prezumimin e pafajësisë dhe pengoi kryetarin e zgjedhur të merrte detyrën, pasi ai mbetet i burgosur. Nënvizohet se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën e bashkisë dhe akuzat për cenim nga shteti në arsyetimin e vendimit për miratimin e ndryshimeve”, thuhet në amendamentin e eurodeputetëve grekë.

Relatorja e raportit, eurodeputetja portugeze Isabel Santos, u shpreh gjatë seancës se institucionet europiane do të monitorojnë ecurinë e procesit të gjykimit të Belerit.

Etiketa: Edi RamaFredi Belerispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
AKTUALITET

Adriatik Lapaj zbulon si ia dogji PS mbi 15 mijë vota

22:05 : 09/06/2025
AKTUALITET

SPAK, i gjati, dhe ‘të paprekshmit’ e godinës së xhamtë

21:47 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shkullaku: SPAK nuk heton krimin zgjedhor, rasti më flagrant është ai i Troplinëve në Durrës

21:40 : 09/06/2025
AKTUALITET

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

21:28 : 09/06/2025
AKTUALITET

SPAK thërret nesër Sali Berishën lidhur me një kallëzim të gjyqtares Irena Gjoka/ Dokumenti

18:59 : 09/06/2025
Para

Greqi - Përfshihet nga flakët autobusi me turistë

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com