• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Perandoria” e Pëllumb Gjokës, nga resort në Velipojë tek kazino në Tiranë

12:21 : 27/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Pëllumb Gjoka, i arrestuar në orët e para të së Enjtes në Shkodër, rezulton se ka ngritur një perandori biznesi, ndërkohë që mbi të janë hedhur shpesh akuza publike për përfshirje në trafik narkotikësh.

Gjoka dhe disa persona të tjerë u vendosën në pranga, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Deri në publikimin e këtij shkrimi, nuk janë bërë publike të dhënat e operacionit dhe për çfarë akuzohen personat e arrestuar, ndër të cilët edhe ish-Shefi i Forcave Operacionale Policore, Oltian Bistri dhe kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita.

Lexo edhe:

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

Megjithatë, të dhënat zyrtare dëshmojnë se Pëllumb Gjoka rezulton një biznesmen i fuqishëm në fushën e ndërtimeve dhe në atë të lojërave të fatit. Lejet dhe licensat i janë siguruar nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij.

Partitë opozitare dhe sidomos Sali Berisha e kanë akuzuar shpesh biznesmenin Gjoka si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike të forta dhe se ka blerë vota për Partinë Socialiste në qarkun e Shkodrës dhe për këtë arsye kreu i qeverisë e ka shpërblyer me leje e licensa speciale.

Berisha i përmendi akuzat ndaj Gjokës edhe në përfundim të zgjedhjeve lokale të 14 Majit 2023, ku theksoi se biznesmeni bleu vota për kandidatin socialist për kryebashkiak të Shkodrës, Benet Beci.

“Perandoria” e Pëllumb Gjokës

Aktiviteti privat i Pëllumb Gjokës ka nisur në vitin 2001, kur regjistroi kompaninë e tij të ndërtimit “Ada Velipojë”.

Në foto: Kompania e parë e Pëllumb Gjokës, “Ada-Velipojë”

Në vitin 2010, Pëllumb Gjoka regjistron shoqërinë “Imperial Group”, me aktivitet lojërat e fatit, hoteleri, e të tjerë.

Pas vitit 2014, që përkon me ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe socialistëve, Gjoka zgjeron ndjeshëm bizneset e tij.

Në vitin 2014, ai regjistron kompaninë “Lot Boutique Hotel”, duke ndërtuar edhe një godinë hoteliere shumë pranë qendrës së Tiranës.

Në foto: Hotel “Lot” i Pëllumb Gjokës, në Tiranë

Në këtë godinë, por në kuadër të shoqërisë “Imperial Group”, Pëllumb Gjoka siguron edhe një leje për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit-kazino, me emrin “Imperial Casino”.

Në vitin 2016, Pëllumb Gjoka krijon kompaninë “Imperial C. Construction”, me objekt të aktivitetit të saj shit-blerje pasurish të paluajtshme, ndërmjetësime, e të tjerë.

“Investitor strategjik”

Në 15 Korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi statusin e investitorit për projektin “Silver Sand Resort”, Subjekti aplikues është “Imperial Group”, në pronësi të Pëllumb Gjokës, si edhe Lekë e Alida Gjokës.

Në foto: Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike për “Imperial Group” të Pëllumb Gjokës

Sipas vendimit të nënshkruar nga Edi Rama, kompania e Gjokës merr përsipër që të shpenzojë 52 milionë euro, për ndërtimin e dy strukturave hoteliere dhe një numër të konsiderueshëm apartamentesh e viletash, në zonën e bregut të Velipojës, në Shkodër.

Sipas vendimit, projekti parashikohet të zhvillohet në Zonën Kadastrale 3072, Bashkia Shkodër, në një sipërfaqe totale prej 113.500 m2, pronë private, ku strukturat do të zënë një sipërfaqe afërsisht 14.496 m2.

Etiketa: arrestimbiznesmenEdi RamaPëllumb Gjokaspak“Imperial C. Construction”“Imperial Group”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
AKTUALITET

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

11:45 : 10/10/2025
AKTUALITET

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025
Para

I zhdukur prej 1 viti/ SPAK nxjerr urdhër të dytë arresti për Ervis Martinajn, kontrolle në banesë

TË GJITHA

Ballanca në detyrë 3 vite përtej mandatit, Kuvendi shpall të hënën vakancën për Avokatin e Popullit

18:29 : 10/10/2025

“Skandal ndërkombëtar”/ Modelja shqiptare “çmend” mediat serbe para ndeshjes

18:22 : 10/10/2025

Ndalohet ‘Audi’ me targa angleze te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, arrestohen 3 persona

18:15 : 10/10/2025

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025

Dueli në Leskovc/ Serbët nuk vendosin flamurin shqiptar për ndeshjen me Shqipërinë

17:58 : 10/10/2025

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë

17:42 : 10/10/2025

PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Tepelenë

17:27 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com