• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grupi i Bashës me gjuhë të ashpër ndaj “armikut” Bardhi: Do t’i dorëzojë partinë Berishës

22:28 : 25/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE
Kryetari i PD, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Agron Shehaj, Gazmend Bardhi, gjate nje tubimi perpara Drejtorise se Policise se Tiranes, ku kane kerkuar lirimin e protestuesve te ndaluar pas protestes se djeshme te opozites./r/n/r/nDP leader Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Agron Shehaj, Gazmend Bardhi, during a protest in front of Tirana's Police Headquarter, demanding the release of protesters detained after yesterday's opposition protest.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Agron Shehaj, Gazmend Bardhi, gjate nje tubimi perpara Drejtorise se Policise se Tiranes, ku kane kerkuar lirimin e protestuesve te ndaluar pas protestes se djeshme te opozites./r/n/r/nDP leader Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Agron Shehaj, Gazmend Bardhi, during a protest in front of Tirana's Police Headquarter, demanding the release of protesters detained after yesterday's opposition protest.

“Demokratët janë të qartë dhe të vetëdijshëm për zgjedhjen e tyre” Kjo është një fjali nga reagimi i Kryesisë së PD-së së vulës, por nuk dihet se për kë demokratë e kanë fjalën dhe për çfarë zgjedhjesh, pasi është kuptuar prej kohësh tashmë se me kë janë shumica dhe se parti nuk të bën vula, por anëtarësia.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kryesia e PD-së së vulës përdor një gjuhë të ashpër ndaj deputetit Gazment Bardhi, të cilin e shohin si pengesën e fundit për ta rizgjedhur sërish Lulzim Bashën kryetar në farsën zgjedhore të 29 Korrikut.

Kryesia e PD-së së vulës nuk njeh Këshillin Kombëtar të saj të zgjedhur në një kohë kur vetë Basha ishte kryetar, pasi në reagim e quajnë si “të pretenduar”, teksa thonë se Bardhi po shkel statutin me mbledhjen e këtij organi për të anuluar farsën zgjedhore të 29 Korrikut.

Sipas grupit të Bashës, qëllimi i vërtetë i Bardhit, të cilin e kanë shapllur “armikun” e radhës, është që t’ia dorëzojë Partinë Demokratike, Sali Berishës dhe sipas tyre, kjo gjë i shërben edhe Ilir Metës dhe Edi Ramës. Sipas grupit që i ka humbur vula, ( e deklaruar publikisht nga Jemin Gjana) Bardhi po shkelmon sakrificat dhe qëndresën e demokratëve, teksa ata do të ringrihen me Bashën kryetar për t’u përballur me regjimin e Ramës.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

Arrestimi i avokatit Uljan Barjami, Bardhi: Shqipëria po shkel standardet e shtetit ligjor

Berisha zbulon prapaskenat: Vangjush Dako është arratisur nga vendi! Ja pse u arrestua Aldo Avdyli

Ditën e sotme jemi njohur me veprimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike që kanë për objekt thirrjen e mbledhjes së atij që pretendohet se është Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Ky veprim i sotëm është në vazhdën e veprimeve dhe akteve të kohëve të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për mospjesëmarrjen në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, për mosprotokollimin dhe moszbatimin e vendimeve të Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe moskryerjen e detyrave funksionale.

Me shqetësim vlerësojmë se veprimi i fundit është në kundërshtim të hapur me gërmën dhe frymën e statutit të Partise Demokratike.

Së pari, në lidhje me pretendimin për një mbledhje online nuk rezulton të ekzistojë e ashtuquajtura Pika 7 e nenit 9 të Vendimit numër 2, datë 15.01.2022 “Për miratimin e Rregullores së Brendshme “për organzimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar” të cilës i referohet shkresa për organizmin e mbledhjeve të Këshillit Kombëtar online. Neni 9 i Rregullores së sipërcituar mbyllet me pikën 6. Ky nen, është nen që rregullon proceset e votimit të Këshillit Kombëtar dhe nuk ka asnjë lidhje me mënyrën e organizimit të mbledhjeve të tij.

Referimi i një pike joekzistuese të Rregullores, pikë e cila në analizë të vetë nenit, në të cilin pretendohet se bën pjesë, nuk ka asnjë lidhje organike me këtë të fundit, krijon dyshime të qenësishme.

Kjo Rregullore është publikuar, me porosi dhe nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, me datë 15 janar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, dhe në versionin publik të saj nuk rezulton që neni 9 të ketë pikë 7.

Së dyti mbledhja e të pretenduarit Keshill Kombëtar me pjesmarrjen e anëtarëve të formacioneve të tjera politike dhe elektorale nuk është në përputhje me Statutin dhe vullnetin e strukturave dhe anëtarëve të kësaj Partie.

Për fat të keq, të gjitha këto manovra bëhen për të fshehur qëllimin e vërtetë, dorëzimin e Partisë Demokratike te Sali Berisha, që është shërbim edhe për Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Kushdo është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij politike, por jo duke shkelur statutin dhe shkelmuar sakrificat dhe qëndresën e demokratëve. PD është ndarë njëherë e mirë me të shkuarën e saj të vjetër dhe demokratët janë të qartë dhe të vetëdijshëm për zgjedhjen e tyre.

Për këte arsye në mbledhjen e sotme Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dorëzojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike.

Mbetemi të bindur se riorganizimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Partisë Demokratike është frymëmarrja që i duhet demokratëve për përballjen e tyre me regjimin e Edi Ramës. Këtë të shtunë, me 29 korrik, demokratët do të zgjedhin kryetarin e tyre dhe Partia Demokratike do të nisë rrugën e riorganizimit dhe ringritjes së saj.

Etiketa: gazment bardhiLulzim BashapartiPDSali Berishavula

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Uljan Barjami, Bardhi: Shqipëria po shkel standardet e shtetit ligjor

19:37 : 20/10/2025
AKTUALITET

Berisha zbulon prapaskenat: Vangjush Dako është arratisur nga vendi! Ja pse u arrestua Aldo Avdyli

13:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Hajdutët Lubi-Rama 220 milionë euro për të shkurtuar 12 minuta

13:07 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Kontrata e Aeroportit të Vlorës është abuzive”/ Berisha: 135 mln euro ndahen mes Ballukut dhe koncesionarit

13:04 : 20/10/2025
AKTUALITET

Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar

12:02 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit”, Berisha nga SPAK: Dosjes i janë hequr fashikujt ku flitet për Taulant Ballën

11:27 : 20/10/2025
Para

Dëmtohet linja e Tensionit të Lartë pranë Tunelit të Kërrabës, disa zona në ‘terr’

TË GJITHA

Borxhi i papaguar ndaj qytetarit, Bashkia Korçë në qendër të skandalit ligjor

21:33 : 20/10/2025

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

21:31 : 20/10/2025

“Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

21:26 : 20/10/2025

U kapën me shkelje/ Shoferët e ambulancave në Lushnje detyrohen të kthejnë miliona lekë pas auditit

21:12 : 20/10/2025

5 yjet i fitojnë vetëm 2 shenja/ Meri Shehu zbulon se çfarë do ndodhë me Hënën e re në Peshore

21:05 : 20/10/2025

Vendimi i BE-së për gazin rus trondit Beogradin: Serbia në vështirësi të thella energjetike

21:02 : 20/10/2025

Skandal/ I mituri në gjendje të rëndë dhe me aftësi ndryshe, mjekja Ana Llukani refuzon ta trajtojë

20:57 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com