• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berberi i ARRSH-së i jep “Salillarit” mirëmbajtjen e tunelit në Kardhiq, s’kualifikoi ofertën më të ulët!

14:16 : 23/07/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Disa javë pasi SPAK dërgoi për gjykim ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, për abuzime me detyrën për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, pasardhësi i saj në detyrë, Evis Berberi ka firmosur një tender të dyshimtë për të njëjtën rrugë. Madje, për tunelin Kardhiq-Delvinë, për të cilin do të gjykohet Qato dhe 9 zyrtarë të tjerë të ARRSH-së. Po nëse ish-drejtoresha po përballet me drejtësinë, a ka të njëjtin fat edhe Berberi?

Duket se Berberi vetëm sa merr urdhra nga eprorja e tij, Belinda Balluku, e cila hë për hë duket e paprekshme nga SPAK-u dhe nga institucionet e tjera ligjzbatuese. Aq sa del edhe në video ballëlartë krah për krah me kryeministrin tonë gjatosh. Ndërkohë, në dalje të tjera, Balluku preferon edhe Berberin, duke bërë edhe propagandat në disa akse rruge që kanë ndërtuar. Ndër to edhe rruga Kardhiq-Delvinë, ndërtimi i së cilës i ka dalë jashtë parashikimeve, pasi janë shpenzuar më shumë se 50 milionë euro sesa projekti fillestar dhe deri më tani askush nuk mban përgjegjësi. Ndërkohë, tenderi i fundit vetëm sa thellon këtë bilanc, pasi me procedura të dyshimta, duke s’kualifikuar ofertën më të ulët, Berberi ia ka falur mirëmbajtjen e tunelit firmës “Salillari”.

Lexo edhe:

Dosja e SPAK: Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

Takimi me turqit për tunelin e Llogarasë, Balluku-Berberit: Do ta vë para përgjegjësisë ‘mustaqen’ e ASL

Faksimile: Shpallja e njoftimit të fituesit nga ARRSH të mirëmbajtjes së tunelit të Kardhiqit

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për mirëmbajtjen e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë. Dokumenti i mësipërm i ka dhënë firmës “Salillari” plot 800 mijë euro.

Njoftimi është dhënë në datën 20 korrik 2023, për tenderin me objekt “mirëmbajtja e rrugës Kardhiq-Delvinë, Loti-7 (Tuneli)”. Fondi për këtë tender ishte 86.870.520 lekë, pa TVSH. Në tender mori pjesë firma “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” me vlerë 82.508.000 lekë, “HTM” me vlerë 74.715.100 lekë, “ILIRIADA” me vlerë 85.205.000 lekë dhe “SALILLARI” me vlerë 80.709.000 lekë. Më pas, Berberi ka “qethur” firmën që ofroi më pak, “HTM” pasi “operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për realizimin me sukses të një ose disa kontratave për shërbimet e mëparshme, të ngjashme, të kryera gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në një vlerë jo më të vogël se 40 % të vlerës së fondit limit të kësaj kontrate”.

Një skemë e gatshme në shumicën e tenderëve të ARRSH-së, e cila i “qep” dokumentet standarde për t’ia dhënë firmës së preferuar. Në këtë rast, ishte “Salillari” që vetëm në vitet e fundit ka qenë një nga përfituesit kryesore të fondeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Megjithëse është përfolur në disa skandale me rrugët, sërish Berberi e ka të “favorizuar”, ndërsa pas punëve në Berat, Tiranë e gjetkë, po shikon edhe tenderët në bregdet. Ndoshta, për t’u shpallur më pas si investitorë strategjike siç kanë bërë të gjithë kolegët e tij.

Etiketa: arrshEvis Berberifirma SalillariPellumb SaliallariSonila Qatotendertuneli i Kardhiqit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja e SPAK: Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

19:59 : 05/11/2025
AKTUALITET

Takimi me turqit për tunelin e Llogarasë, Balluku-Berberit: Do ta vë para përgjegjësisë ‘mustaqen’ e ASL

17:47 : 05/11/2025
AKTUALITET

‘Në darkë o zemër’ Si Balluku mbikqyri tenderin për ‘tunelin e Llogarasë’, bisedat me Berberin: Hajde lart, shkalla H’

17:03 : 05/11/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin për tunelin e Llogarasë

17:48 : 04/11/2025
AKTUALITET

Tenderi 2 mln €, Berberi i çoi foto me listën e renditjes së kompanive, Balluku ndërhyri për ndryshimin e fituesit

09:08 : 04/11/2025
AKTUALITET

SPAK merr zyrtarisht të pandehur ‘besnikët’ e Ballukut! Nga Evis Berberi, te Gentian Gjyli i ARRSH! Akuzat

17:00 : 03/11/2025
Para

Zbulohet arsyeja e vizitës së vajzës së Trump në Shqipëri

TË GJITHA

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

20:19 : 08/11/2025

Nesër votohet në pesë bashki, baza materiale gati nëpër KZAZ

20:00 : 08/11/2025

Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë

19:50 : 08/11/2025

SHBA bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut

19:43 : 08/11/2025

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

19:26 : 08/11/2025

Superliga/ Vllaznia kryeson e vetme, triumfon minimalisht ndaj Dinamos

19:16 : 08/11/2025

A është koha për rikthim të politikave të djathta?

19:13 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com