• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Orges Shehi paralajmëron lëvizje te Tirana, tekniku durrsak: Ja si e mundim Dinamon e Batumit

11:28 : 16/07/2023
në SPORT

Tiranës i duhet kohë, por do të tentojë kualifikimin. Trajneri Orges Shehi është i bindur se paçka problemeve bardheblutë nuk do të zhgënjejnë.

Në një intervistë pas ndeshjes, Shehi analizoi gjithçka, duke u shprehur se kualifikimi është i mundshëm.

Çfarë priste Shehi më shumë nga Tirana në sfidën me Dinamon e Batumit?

Ne ishim të ndërgjegjshëm që shumë lojtarë të rinj janë afruar në skuadër, ndaj një kundërshtari që ka më shumë ndeshje zyrtare. Për ne do të ishte pak më shumë e vështirë për shkak të ritmit dhe kundërshtarit që ishte diku më lart se ne. Kemi bërë një ndeshje të mirë, duke qenë në ekuilibër.

Keqardhja më e madhe është që mund të kishim bërë më mirë tek episodi i golit. Na mbetet shumë punë për të bërë, koha ishte shumë e pakët dhe do të jetë shumë e pamjaftueshme për harmonizimin e skuadrës, sidomos për daljet në sulm. Na pret një punë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Mjaftojnë vetëm disa minuta shi që Tirana të përmbytet

Tirana në ethet e betonit dhe pushtetit të arkitektëve të huaj

Cila nga dy skuadrat ka më shumë shanse për kualifikim me këtë barazim 1-1?

Ne ishim të ndërgjegjshëm që kualifikimi nuk vendosej në Tiranë, por në Batumi. Pas një ndeshjeje të parë kemi edhe takimin e dytë. Kemi një panoramë të qartë edhe për lëvizjet e kundërshtarit dhe elementin e ri që ka afruar në skuadër. Do ta shohim ndeshjen edhe një herë, do ta analizojmë dhe shanset janë 50 me 50.

Mendoni se zëvendësimet që bëtë gjatë takimit, mund t’i kishit bërë më parë?

Jam i kënaqur që zëvendësimet, të cilat bëra ndryshuan ndeshjen. Ua thashë djemve edhe gjatë ndeshjes, që më të rëndësishëm janë ata lojtarë që hyjnë nga stoli. Ata kanë mundësi që të ndryshojnë ndeshjen. Më vjen mirë qtë gjithë ata që u futën ishin promotorë të ndryshimit të ritmit dhe manovrës. Me ta u bëmë më të rrezikshëm, ndonëse disa zëvendësime ishin të detyruara. Jam i kënaqur me atë që ndryshuan ndeshjen.

Çfarë do të ndryshoni në ndeshjen e dytë të Europës që të kualifikoheni në turin tjetër?

Ka gjëra për të përmirësuar. Do të ketë ndryshime njerëzisht, ndryshime manovre dhe vendosje. E ritheksoj që duhet të jemi më të zgjuar. Janë situata të veçanta ku kundërshtarit nuk duhet t’i japim pikë rinisjeje. Kundërshtari mund të mbajë topin, por zonat e rrezikshme nuk i shkel kurrë. Këtë gjë duhet të vazhdojmë të bëjmë. Duhet të zhdukim rreziqet konstante siç na ndodhi te goli. Në atë moment nëse ishim më të zgjuar, të kthjellët dhe të freskët nuk do të ishim ndëshkuar.

Mendoni se të enjten tjetër Tirana do të jetë gati për ndeshjen e dytë?

Formën më të mirë nuk e kemi. Sidomos anën fizike. Kam majtas Hoxhallarin që u bashkua me ekipin vetëm në 2 korrik me Tiranën. Ka 11 ditë dhe gjendja nuk ishte optimale. Prisnim zëvendësimin e tij, sepse nuk donim të dëmtohej. Edhe Jonuzi është afruar vonë. Edhe të tjerët nuk kanë pasur shumë minuta dhe u duhet pak kohë që të njihen dhe të jenë të kthjellët. Ka akoma për të përmirësuar. Duhet edhe ende punë dhe kohë që lojtarët të jenë në maksimum.

Mos keni mbivlerësuar kundërshtarët?

Jemi munduar që të jemi të qartë. Mbivlerësim nuk duhet të bëjmë te kundërshtarët. Nuk kemi mbivlerësuar dhe nënvlerësuar askënd. Po të kishte shenja të tilla, pas golit ekipi do të fikej. Skuadra reagoi dhe nuk e ndiente veten inferiore. E theksoj, ne na duhet kohë.

Etiketa: Orges Shehitirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Mjaftojnë vetëm disa minuta shi që Tirana të përmbytet

18:02 : 04/08/2025
AKTUALITET

Tirana në ethet e betonit dhe pushtetit të arkitektëve të huaj

16:58 : 04/08/2025
AKTUALITET

Rrezik infeksionesh/ Tirana e mbushur me plehra, bashkia në gjumë

14:04 : 01/08/2025
AKTUALITET

Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

22:36 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Kullat e mafias shqiptare, në qendër të Tiranës”/ Investigimi i RAI3: Çmimet janë si në Milano

12:43 : 23/07/2025
AKTUALITET

Veliaj në qeli, Rama: E zëvendësuam me deputetët

08:57 : 21/07/2025
Para

"Tek fleta votimit, vini emrin e Zotos krah PS-së", Tomorri: Perla tek procedura e inceneratorit të Tiranës

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com