• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Balliu: Nëse Ahmetaj dënohet me 1 vit burg, Edi Rama duhet të dënohet me 100 vite!

20:46 : 13/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Çështja e inceneratorëve ka ‘plasur’ sërish. Ka qenë SPAK i cili të premten depozitoi kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit për ish zv/kryeministrit Arben Ahmetajt. Mbledhja e Këshillit të Mandateve, e cila duhet të japë autorizimin për heqjen e imunitetit është duke e shtyrë këtë vendim prej 3 ditësh.

Shefi i Organizimit të PD-së, Klevis Balliu është shprehur mbi seancën e sotme në Parlament, ku nuk kanë munguar ‘përplasjet’ mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetët dhe Ministrat, ka thënë Balliu kanë dale zyrtarisht në mbrojtje të kësaj afere korruptive.

Klevis Balliu: Sot është e qartë që ajo çfarë ka ndodhur në Parlamentin shqiptar ishte një rast unikal, ku qeveria, deputetë dhe ministra morën në mbrojtje aferën korruptive të inceneratorëve e cila varfëron qytetarët shqiptarë çdo ditë duke u marrë atyre vetëm për Tiranën 80 mijë euro në ditë.

Në një intervistë në FaxNews, Balliu ka ‘numëruar’ zyrtarët e shumtë të qeverisë të cilët tashmë ndodhen pas hekurave. Një qeveri kandidate për në burg, ku megjithëse është shpallur aferë korruptive, ajo vazhdon të varfërojë qytetarët shqiptarë, ka thënë ndër të tjera Shefi i Organizimit të PD-së.

Balliu: Nuk është çështja e një organizimi të mirëfilltë, aty duhet bërë gjithçka kudo. Deputetët në burg, ministrat në burg, një kryetar bashkie është arrestuar sot. Janë një qeveri dhe parti për burg. Afera e inceneratorëve nuk ndalon, vazhdon bën pagesa. Janë të gjithë të përfshirë në afera korruptive. Kjo qeveri është kandidate për burg. Në cilin vend ndodh që shpall një aferë korruptive dhe ajo nuk ndalon.

Problemi që ka opozita me zyrtarët e mazhorancës, ku Balliu nuk kursehet duke i etiketuar “hajdutë ordinerë”, është që janë duke varfëruar Shqipërinë duke bashkëpunuar me banda kriminale për të mbledhur vota dhe më pas të shpërblehen me aferat korruptive e përmendura vazhdimisht dhe në media.

Balliu: Problemi që ka opozita me këta hajdutë ordinerë, është që varfërojnë shqiptarët dhe Shqipërinë.

Arsyeja që pensionet nuk rriten është që i kanë kaluar 105 milionë euro inceneratorëve. Nëse në Shqipëri qytetarët janë më të varfrit në Evropë, është pasojë e këtyre aferave.

Kjo qeveri 3 ditë më parë, bandat e veta, deputetët, u kapën duke rrahur një qytetar sepse kishte denoncuar në polici.

Bandat që Edi Rama i thërret që të vjedhin vota, shpërblehen me afera korruptive, si incenreatorët, guroret e të tjera.

Shefi i Organizimit të PD-së, veçon kryeministrin Edi Rama si kreun e ‘bandës kriminale’, për të cilin thotë se ai është që ka ligjin dhe asgjë nuk miratohet pa firmën e tij.

Lexo edhe:

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

Balliu: Procedura për imunitetin duhej të ishte mbyllur. Ata po i japin kohë që ta zgjidhin çështjen. Të gjithë në burg do shkojnë. Po shikojnë se si t’ia mbathin, sepse Edi Rama kërkon ti fusë në burg për të shpëtuar lëkurën e tij. Edhe Felaj, Spiropali apo i shoqi në burg do shkojnë.

Edi Rama do të servirë këto koka turku, ndërkohë që afera do të vazhdojë.

Nuk është çështje e Ahmetajt, është çështje hajdutërie dhe kriminale. Ahmetaj është një ushtar aty, këta nuk martohen dot pa lejen e Edi Ramës, jo të bëjnë afera me qindra miliona euro. I ka përfshirë Edi Rama dhe është ai që ka përqindjen më të madhe.

Nëse Ahmetaj dënohet me 1 vit burg, Edi Rama duhet të dënohet me 100 vite. Është ai koka e incineratorëve. Është ai që bën ligjin në PS, është ai që ka fuqinë të japë firmat.

Etiketa: AhmetajBurgdosjaEdi RamaKlevis Balliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

Ligji për kanabisin/ Deputeti i PD: Doni që fëmijët mos ju pijnë drogë? Ejani të enjte në protestë

TË GJITHA

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom