• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Turi ballkanik”, Berisha: Rama e nis si më i poshtëruar se kurrë ndonjëherë, ja pse

11:10 : 06/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

“Turi i poshtërimit” Kështu e ka konsideruar kreu i PD-së, Sali Berisha, turin ballkanik që kryeministri Edi Rama nis ditën e sotme, ku do të flasë me liderët e Ballkanit Perëndimor për mbylljen e Ballkanit të Hapur dhe procesin e Berlinit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Rama e nis këtë tur i poshtëruar, për shkak se sipas tij, ai për 4 vite me radhë më shumë se kushdo tjetër në rajon kishte anatemuar Procesin e Berlinit dhe kishte tundur në emër të padronit të tij flamurin e Ballkanit të Hapur.

Më tej, Berisha vlerëson dhe qëndrimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur ndaj Ramës, pasi sipas tij, ai refuzoi prerazi dhe me dinjitet ofertën e kryeministrit shqiptar për ndërmjetës i pakërkuar dhe hodhi në kosh projektin e tij të marrë nga sirtarët e Vuçiç për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lideri demokrat shkruan se ky është turi i poshtërimit sepse Rama nga Shkupi shkon në Kosovë jo si kryeministër, por si turist i paftuar nga njeri, mbasi homologu i tij ka refuzuar ta presë në rol ndërmjetësi.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

Sot Edi Rama nis turin blic në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai e nis këtë tur më i poshtëruar se kurrë ndonjëherë një kryeministër i një vendi sovran.

Së pari, ai e nis turin i poshtëruar sepse për katër vite me radhë, ai më shumë se kushdo tjetër në rajon kishte anatemuar Procesin e Berlinit dhe kishte tundur në emër të padronit të tij flamurin e Ballkanit të Hapur, Serbisë së madhe, domethënë hegjemonisë serbo-ruse në rajon.

Kështu Edi Rama sot ulet para bashkëbiseduesve në tavolinë me bisht nën shalë dhe lutjen si i ngratë, mos kujtoni se jam Edi Rama i Ballkanit të Hapur.

Së dyti, ai nis turin me “Ismailin” e tij në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, më i poshtëruar se çdokush tjetër, pasi për shkak të një ndërhyrje brutale në punët e saj të brendshme Kosova zyrtare:

I refuzoi prerazi dhe me dinjitet ofertën e tij për ndërmjetës i pakërkuar dhe hodhi në kosh projektin e tij të marrë nga sirtarët e Vuçiç për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kështu Prishtina bëri pluhur ëndrrën e tij, të ndërmjetësit, të negociatorit, të cilin ai e konsideronte jetike për lëkurën e tij në një kohë kur ai është në hetim penal të hapur në Uashington.

Së treti, Edi Rama nis këtë tur i poshtëruar sepse ai ulet përballë interlokutorëve, të cilët shohin në sfond prapa tij McGonigal-in e lidhur me hekura që e pret Ramën të mbarojë bisedën për ta marrë si të bashkëakuzuar në sallën gjyqit.

Shtoj këtu se akuzat për të dy nuk janë tashmë vetëm për korrupsion, por janë maisur keq edhe për disa çështje të tjera që si vepra penale, së paku trefishojnë dënimin me burg.

Së katërti, ky është turi i poshtërimit sepse ai nga Shkupi shkon në Kosovë jo si kryeministër, por si turist i paftuar nga njeri, mbasi homologu i tij ka refuzuar ta presë në rol ndërmjetësi sepse dihet botërisht se Rama është një argat i shpifur i Vuçiç. Asnjë kryeministër në botë nuk do të poshtëronte veten të shkonte në një vend të pavarur kur kryeministri i atij vendi i kushtëzon takimin dhe nuk e pret. Pretendimi se takimin Rama e kërkoi në emër të nismës së Berlinit pikërisht ditën kur në Kosovë ishin për vizitë dy kryeministra të vendeve anëtare të BE për t’i përcjellë qeverisë së Kosovës mesazhet e BE, e bënë Ramën një qesharak që turpëron veten dhe vendin e tij. Si përfundim mund të thuhet se ky është turi i vetëposhtërimit të Edi Ramës për shpëtimin e lëkurës së tij.

Etiketa: Edi RamaSali Berishaturi balklkani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

13:22 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
AKTUALITET

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

11:45 : 10/10/2025
AKTUALITET

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025
Para

5 vite punë e detyrueshme në Shqipëri, studentët e mjekësisë paralajmërojnë vendimin ekstrem!

TË GJITHA

U ekstradua nga Dubai në Shqipëri/ Avokati: Clevio Serbianos i rrezikohet jeta në burg

15:10 : 10/10/2025

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025

Nisin punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

14:58 : 10/10/2025

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

14:54 : 10/10/2025

U sulmua 2 muaj më parë, ndërron jetë babai i Genard Hajdinit (FOTO)

14:53 : 10/10/2025

“Onkologjiku, pasqyra e dështimit të qeverisë”, Spahia: Mocion me debat në Kuvend për ilaçet e skaduara

14:44 : 10/10/2025

Zgjedhjet e pezulluara në Tiranë, Manastirliu vijon fushatën

14:40 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com