• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga 1991 deri në 2023/ Kurba e proceseve (fiktive) zgjedhore për kryetar në PD

18:38 : 01/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike po bën zgjedhje për kryetar. Ajo u krijua në dhjetor 1990 nga studentët dhe intelektualë të njohur, ishte simbol i ndryshimit, demokracisë dhe “Shqipërinë si gjithë Europa”, por me kalimin e viteve ajo humbi shumë nga identiteti, struktura, modeli dhe forca frymëzuese, duke ardhur në vitet e fundit 2022-2023 kur ajo ka hyrë në një krizë të thellë përfaqësimi, identiteti dhe partneriteti euroatlantik.

Bazuar në të dhënat monitoruese të ekspertëve të ISP, prej 1991 PD ka zhvilluar 13 procese zgjedhore për kryetar, por zgjedhjet e korrikut 2023 janë të dytat ku zgjedhjet bëhen paralele nga dy grupime që pretendojnë përfaqësimin, trashëgiminë dhe logon zyrtare të PD. Më 1991 PD zhvilloi zgjedhjet e para konkurruese për kryetar ku në garë ishin kryetari i përkohshëm (Berisha) dhe dy nënkryetarët (Hajdari dhe Ceka). Më 1992 pati zgjedhje të reja për kryetar për shkak se Berisha u bë President, numri dy Selami konkurroi përballë dy nënkryetarëve Imami e Hajdari dhe fitoi zgjedhjet. Pas 1992 zgjedhjet konkurruese e humbën traditën, – zgjedhjet e vitit 1993, 1996, 1997 dhe 1999 ishin zgjedhje formale me kandidatë të dytë formalë, jo me rivalë realë në garë. Zgjedhjet e viteve 2001, 2005, 2009 u bënë edhe më formale, duke pasur vetëm një kandidat formal në fletën e votimit (Berisha).

Në vitin 2013 në PD u rikthye rivaliteti, por më 2017 nuk u pranua konkurrimi real, ndërkohë që zgjedhjet pasuese 2021 ishin proces formal për shkak të kontrollit të PD nga kryetari. Pas ndarjes së PD në dy pjesë, fraksioni i drejtuar nga Berisha e rikonfirmoi atë kryetar më 2022 në një proces formal, si dhe më 2023 pritet që fraksioni i drejtuar nga Basha ta rikonfirmojë atë gjithashtu në një proces formal votimi. Kurba e forcës politike që krijoi pluralizmin, nga modeli i një partie demokratike dhe konkurruese tek modeli i një partie pa zgjedhje demokratike dhe pa konkurrencë dhe tashmë model i dy fraksioneve të njëjta pa zgjedhje dhe pa konkurrencë, përbën një nga treguesit më kritikë të tranzicionit.

Një elitë politike që tentoi demokraci pa qenë vetë demokrate, e formësuar në një sistem totalitar ku rivali shihet si armik dhe ku pushteti është i përjetshëm, – nuk mund të kishte rezultat tjetër. Kjo vlen edhe për PS, partia e dytë politike e vitit 1991, e cila prej vitit 1999 nuk ka më garë reale dhe prej 2009 nuk ka as zgjedhje formale. E njëjta vlen edhe për partitë e tjera më të vogla, përfshirë LSI (PL), PR, PDIU, PAA, PDK, PBK, PUK, PSD, PDBNJ, etj, parti që prej vitesh janë shndërruar në parti – kryetar, pa sisteme meritokracie karriere, demokraci të brendshme dhe as standarde demokratike konkurrimi e vendimmarrjeje.

Lexo edhe:

PD kërkon pavlefshmërinë e rezultatit për Tiranën e Durrësin, Kolegji Zgjedhor vendos sot për “11 majin”

Berisha: Shqipëria është kthyer në prodhuese emigrantësh dhe refugjatësh

Partitë parlamentare dhe ato në qeverisjen vendore, përfshirë partitë e mëdha politike, nuk kanë regjistër të pakontestueshëm anëtarësie, nuk kanë “gjykata” të brendshme të garancisë procedurale, nuk kanë mbledhje të rregullta strukturash dhe debate politike programore, nuk kanë procese primare dhe as votime konkurruese të brendshme, nuk kanë transparencë financiare dhe as sistem llogaridhënie, si dhe në tërësi nuk plotësojnë standardet kryesore të përcaktuara në legjislacionin mbi partitë politike dhe nenin 9 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron proceset zgjedhore brenda partive politike si pjesë e angazhimit në monitorimin e standardeve të integritetit në partitë politike, si dhe transparencën dhe llogaridhënien e zyrtarëve të zgjedhur. Një prej rekomandimeve kryesore të adresuara nga ISP është nevoja e reformimit tërësor të legjislacionit mbi partitë politike, financimin dhe rolin e tyre në raport me shtetin/parimet kushtetuese. Reforma e premtuar në qershor 2020, nuk ka bërë progres dhe ISP ka konstatuar se ka konsensus të heshtur për të pamundësuar reformimin, vetingun politik dhe sistemin tonë piramidal përfaqësues.

/ Instituti i Studimeve Politike (ISP)

Etiketa: fiktivehistorikukryetarPDzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD kërkon pavlefshmërinë e rezultatit për Tiranën e Durrësin, Kolegji Zgjedhor vendos sot për “11 majin”

10:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqipëria është kthyer në prodhuese emigrantësh dhe refugjatësh

11:22 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Shqipëria është një kazus”, Berisha: Nëse BE shikon më shumë stabilitetin është aleate e autoritarizmit

11:14 : 16/07/2025
AKTUALITET

Nëse investigon skandalet e qeverisë të sulmojnë Zegjinetë e PD-së

20:37 : 15/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Berisha: Balluku dhe 3 ministra të tjerë përdorën fondet e bujqësisë për të blerë vota

14:14 : 15/07/2025
AKTUALITET

Maliqi: Të analizojmë humbjen, opozita të largojë të paaftët dhe servilët!

12:41 : 15/07/2025
Para

Kuvendi, 20 mijë euro tender për të pastruar "tualetët" e deputetëve!

TË GJITHA

270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian

12:06 : 17/07/2025

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 20-vjeçari në Peqin

12:02 : 17/07/2025

EMRAT/ Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, në pranga edhe dy shqiptarë

11:50 : 17/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 48-të të konstituohet

11:44 : 17/07/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

11:34 : 17/07/2025

Vlorë/ “Arrest me burg”, për babain e 17-vjeçares që qëlloi veten më armë

11:33 : 17/07/2025

Rama çon fadromën tek “Arena Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

11:25 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com