• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“3 vite punë të detyruar”/ Protestë, studentët e mjekësisë “shuplakë” qeverisë: Këtu nuk ka kushte!

11:40 : 20/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë mesditën e sotme kanë dalë në protestë para Universitetit me pankarta ku kundërshtojnë këtë vendim si edhe penalizimet financiare.

Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar. Por këtë gjë, studentët e mjekësisë e kundërshtojnë.

Një student i mjekësisë ka folur ditën e sotme teksa janë duke protestuar për punësimin e detyrueshëm. Ai tha se nuk ka pse të ndihen të kushtëzuar se ku duan t’i vazhdojnë studimet apo se ku duan të punojnë.

“Ne nuk duam të ndihemi të kushtëzuar, e vendosim vetë se çfarë do bëjmë me jetën tonë. Ne duam të rrimë këtu, të ikim jashtë, është puna jonë dhe askush tjetër. Tarifa 5 mijë euro është marramendëse. Ne do jemi gjithnjë kundra dhe nuk ndalemi nga protestat”– tha studenti në protestë.

Studentët e mjekësisë, kanë kundërshtuar planin e qeverisë për punësimin me detyrim. Ata thonë se kurrsesi nuk do duhet të detyrojnë studentët të rrinë këtu.

Lexo edhe:

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

“Kundërshtim për ministrinë e Arsimit dhe Shëndetësisë. Ne jemi të bashkuar sot për qëllimin tonë të përbashkët për refuzimit të kësaj nisme. Ne jemi të vetëdijshëm për largimin e mjekëve por nuk pranojnë detyrimin si zgjidhje. Aktin e konsiderojmë të padrejtë. Detyrimi i mjekëve për të ndenjur në Shqipëri, është shkelje e demokracisë. Ata na thanë që shtetit i duhet të shpenzojë 5 mijë euro për studentët, që nuk është fare e vërtetë pasi fakultetet kanë shumë probleme. Ne këtë nuk e pranojmë këtë as tani, as në sezon kur studentët të mos jenë këtu. Kur përballeni me fenomenin, pyesni veten se pse po ikin. Ne duam përmirësime konkrete. Përmirësoni kushtet dhe mjekët do të rrinë. Mjeku do duhet ftuar jo detyruar.”- thotë një studente e mjekësisë.

Një përfaqësuese e tyre theksoi se studentët ishin kundër kësaj ideje, ndërsa shtoi se ky rregull nuk është zgjidhje për të frenuar ikjen e mjekëve. Sipas saj, para se qeveria të frenojë ‘eksodin’, duhet të pyesi se përse po ikin mjekët.

Protestuesja: “Ky vendim nuk ka lidhje me planin për të ndaluar ikjen e mjekëve. Në takimin e djeshëm na u tha se drafti nuk është përgatitur por propozimi është ende në nivel diskutimi. Ne jemi të bashkuar sot për qëllimin tonë të përbashkët për të kundërshtuar këtë ide, propozim draft apo çfarë do qoftë në lidhje me këtë çështje. Detyrimi për të punuar në vend për tre vite pas studimeve, në të kundër pagimi i një tarife 13 herë më të lartë se ajo që paguhemi, pra rreth 5 mijë euro në vit nuk është zgjidhje. Detyrimi në çfarë do lloj forme nuk është zgjidhje. Këtë alternativë të paraqitur nga ana e dy ministrive dhe rektoratit të Universitetit të Mjekësisë e konsiderojmë të padrejtë dhe të pa pranueshëm për disa arsye. Së pari kjo bie ndesh me parimet demokratike, atë të lëvizjes së lirë. Një vend si Shqipëria, që synon BE, është vendim shumë diskriminues. Nuk pretendohet se shkollimi vlen kaq shtrenjtë. Nuk do ta pranojmë këtë vendim. Nuk duam që në shtator të gjendemi pabesisht. Pyeteni veten se pse po ikin mjekët? Çfarë po bëni për t’i mbajtur? Përmirësoni arsimin dhe sistemin shëndetësor. Përmirësoni kushtet. Studentët e Mjekësisë ftohen, jo detyrohen!”

 

Një nismë e tillë që ende nuk është bërë konkrete, u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.

Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar.

Studentët e mjekësisë janë paraqitur ashtu siç e kishin lajmëruar para rektoratit të UMT-së. Ata refuzojnë punësimin me detyrim.

Etiketa: mjekeMjekësiapune detyrimqeveriastudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Bulevardi i bllokuar, protesta zhvendoset në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqjen!

18:38 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

18:24 : 03/06/2026
Para

Zëdhënësi i MEK flet për 1 të vrarë në Manzë, Policia: S'është e vërtetë

TË GJITHA

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom