• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Osmani: Koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA

Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani shprehet optimiste për tejkalimin e mosmarrëveshjeve aktuale me partnerët perëndimorë. Ajo thekson nevojën për dialog dhe bashkëpunim konstruktiv.

09:38 : 17/06/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shpresëplotë se mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE dhe SHBA do të tejkalohen. Në një takim me korrespondentë politikë, gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Osmani tha se është koha të ulemi për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

“Nuk mendoj se mosmarrëveshjet mund të anashkalohen duke sulmuar njëri-tjetrin në media, por nëse ulemi dhe flasim”. Osmani vijoi se tani kanë mbetur të sqarohen disa detaje në lidhje me riorganizimin e zgjedhjeve në veri dhe tërheqjen e forcave policore nga komunat në fjalë, dy kërkesa këto aktuale të vendeve të Quintit ndaj Kosovës.

“Zgjedhjet e reja duhet të bëhen pa ndërhyrje nga Serbia”

Përsa i përket zgjedhjeve të reja në katër komunat serbe në veri të Kosovës, Osmani tha se kusht për mbajtjen e tyre është që të sigurohet pjesëmarrja e serbëve. “Ne kemi kërkuar mbështetjen e partnerëve tanë për t’u siguruar që Serbia të mos ndërhyjë në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e një vendi tjetër, siç bëri herën e kaluar, dhe që të mos u bëjë presion serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë. Por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje”, vijoi Osmani.

Lexo edhe:

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

Sa i përket tërheqjes së forcave policore, ajo tha se Kosova tashmë ka propozuar që të bëhet një vlerësim i përbashkët i sigurisë së bashku me KFOR dhe EULEX, në bazë të të cilit do  të bëhet tërheqja. Por ajo theksoi se duhen vijuar përpjekjet e përbashkëta për sundimin e ligjit për të gjetur kriminelët që ushtruan dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it  dhe të tjerëve.

“Vuçiç është kthyer në strategjinë e vjetër”

Mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE dhe SHBA ajo i shpjegoi me pakënaqësinë e vendeve partnere për situatën e krijuar në veri që nga 26 maji, kur nisën punën katër kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.  Si pasojë e protestave të dhunshme të serbëve, më 29 maj, u lënduan një numër i madh ushtarësh të KFOR-it dhe civilë.

Përgjegjësia për situatën e krijuar megjithatë mbetet në Serbi, është e mendimit Osmani, e cila e akuzoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiç që është kthyer në strategjinë e vjetër që krijon krizë pas krizash duke bllokuar suksesin dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut. “Serbët kishin instrumente të ndryshme që mund të ishin përdorur nëse do të donin të kontestonin legjitimitetin e kryetarëve të komunave që u zgjodhën. Por ata nuk përdorën asnjë nga ato mjete kushtetuese demokratike për ta bërë këtë”, u ankua presidentja.

Qasja e BE-së në dialog të jetë më e balancuar

Edhe dialogu, është e mendimit presidentja e Kosovës, duhet të jetë më i balancuar: “Mendoj se një nga arsyet kryesore pse kemi këto tensione gjatë gjithë kohës është edhe për shkak të zhgënjimit se si po shkon dialogu”, tha ajo në përgjigje të pyetjes së Deutsche Welles, në lidhje me rolin e  BE-së si ndërmjetësues në normalizimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj.

Kritikë pati Osmani ndaj vendeve aleate që nuk kanë reaguar ndaj shkeljeve të bëra nga Serbia: “Ka pasur shkelje të vazhdueshme në këto dy muajt e fundit, që nga 18 marsi, kur u bë marrëveshja, por asnjëherë deri më tani nuk kemi dëgjuar një lloj deklarate nga Bashkimi Evropian duke thënë, po, kjo është një shkelje e marrëveshjeve. Mendoj se kjo po e inkurajon Serbinë që të mos kujdeset për procesin dhe po dëmton besueshmërinë e procesit të dialogut.”

Kidnapimi  i tre policëve kosovarë ishte një nga shkeljet e fundit të Marrëveshjes së Ohrit  dhe marrëveshjes ushtarako-teknike 1999, kujtoi presidentja e Kosovës.  Ajo falënderoi në mënyrë eksplicite vendet aleate, SHBA, Britaninë e Madhe, dhe Gjermaninë, që tashmë kërkuan lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve kosovarë.

Asociacioni nuk duhet të jetë si Republika Srpska

Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një nga kërkesat kyçe të partnerëve ndërkombëtarë në dialog, ajo tha se “jemi të gatshëm të bëjmë më shumë për serbët që jetojnë në vendin tonë, që ata të ndihen të barabartë, të ndihen të dëgjuar, të ndihen të përfshirë. Kosova është shtëpia e tyre. Por në të njëjtën kohë, duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm për të shmangur çdo lloj modeli që do të ngjante me Republikën Srpska. Edhe një kushëri i largët i Republika Srpska është shumë i rrezikshëm për rajonin tonë”, tha Osmani.

Osmani kujtoi se konstrukte të tilla janë të rrezikshme jo vetëm për rajonin por për gjithë Evropën për sigurinë kolektive të Evropës si të tillë. Ajo tha se Rusia ka interes për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor. “Serbia po vepron me Kosovën sipas skriptit  të Putinit.  Është një kopjim i plotë i asaj që bëri Putin në 2014 në Krime. Ata  shfrytëzojnë komunitetet pakicë, abuzojnë me to. I bëjnë ata të heqin dorën nga punët e tyre në institucione, krijojnë operacione false.”

“Na janë dhënë garanci për liberalizimin e vizave”

Sa për procesin e liberalizimit të vizave, ajo tha se nuk beson se ai do të ndalet, sikurse ishte aluduar nëpër media: “Na janë dhënë garancitë e siguruara nga institucionet evropiane se kjo nuk do të ndodhë. Të paktën deri tani.  Kjo është pikërisht ajo që kemi dëgjuar dhe na është thënë, jo vetëm e dëgjuar nga të tjerët, por sigurisht, duke folur me institucionet evropiane”, siguroi presidentja.

Osmani ndodhet në Berlin me ftesë të presidentit, Frank Walter Steinmeier për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Speciale (17-26.06.2023) për personat me aftësi të veçanta. Por presidentja e Kosovës e shfrytëzoi këtë ftesë për të bërë një sërë takimesh me aktorë të rëndësishëm politikë në Gjermani. Ajo ndër të tjera pati edhe një takim në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut./DW

Etiketa: BEKosovaserbetSHBAtensionet ne verivjosa osmani

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit

22:29 : 05/06/2025
BOTA

Biseda me presidentin Xi, Trump: SHBA dhe Kina do t’i rinisin bisedimet tregtare

17:45 : 05/06/2025
BOTA

Tronditëse në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

17:23 : 05/06/2025
BOTA

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025
Para

Safet Gjici ‘zhduket’ nga rrjetet sociale

TË GJITHA

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

13:42 : 06/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025

Babai i 15-vjeçarit të plagosur në piceri: Donin të fshihnin ngjarjen! Fshinë gjakun dhe hoqën kamerat…

13:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com