• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përçarja në partinë e vulës vijon, Lulzim Basha flet si kryetar

17:32 : 15/06/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Lulzim Basha ka sulmuar kreun e PD-së Sali Berisha këtë të Enjte, për të cilin thotë se “ndezi zjarrin e ndasisë brenda familjes tonë politike”.

Në një postim në rrjetet sociale dhe një fjalor me staturë si i një kryetari partie, ai bën me dije se ka zhvilluar një takim në Dibër “me demokratët dhe qendrestarët e Partisë Demokratike”, ku u diskutua “mbi të gjitha çështjet që kërkojnë vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen e forcës sonë politike dhe të Shqipërisë”.

“Demokratët do të bashkohen përmes vlerave, duke lënë pasë mendësinë konfliktuale dhe ndasitë artificiale të shkaktuara nga interesi personal i një individi që për hallin personal ndezi zjarrin e ndasisë brenda familjes tonë politike. Që Partia Demokratike të kthehet pranë qytetarëve, të dëgjojë ata dhe të ofrojë një alternativë për problemet e tyre, duhet të shkëputet nga teatri shterp i politikës, që asgjë të mirë nuk sjellë për jetët e njerëzve”, shkuan Basha në FB.

“Partia më e madhe e 14 majit ishte ajo e shumicës së heshtur që refuzoi të zgjedhë midis dy të këqijave. Ne duhet të shtrijmë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që është gati për të ndryshuar nga themelet sistemin politik, për të kthyer vendimmarrjen te qytetarët nëpërmjet listave të hapura, vetting-ut të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe garantimin e votës së diasporës”, shton më tej.

Prej kohësh përflitet për një rikthim të tijin si kryetar në PD-në e vulës. Në parti ndërkohë ka lindur një përçarje me Alibeajn dhe mbështetësit e tij nga njëra anë të cilët kanë vendosur që zgjedhjet për kryetarin të mbahen në muajin Korrik.

Lexo edhe:

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

Kundërshti ka pasur nga grupi tjetër i deputetëve që kanë kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve së pari nëpër degë e më pas për kryetar dhe një bashkim i PD.

Megjithatë, grupi i Alibeajt ka nisur procedurat për përgatitjen e zgjedhjeve, ndërsa sot mbahet mbledhja e rëdhës e kryesisë e thirrur pikërisht me inicativën e tyre.

Nga ana tjetër, sekretari i partisë Gazment Bardhi është pozicionuar kundër Alibeajt dhe i ka cilësuar zhvillimet e fundit në kundërshtim me statutin. Vetë Bardhi nuk është paraqitur në mbledhjen e nisur në 17:00.

Raportohet se përveç tij, mbledhja është bojkotuar edhe nga deputetë të tjerë që kanë kundërshtuar vendimin e grupit Alibeaj për mbajtjen e zgjedhjeve më 27 Korrik. Mes tyre është Helidon Bushati, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Bledjon Nallbati, Dhurata Cupi, Dashnor Sula, Juela Hamati.

Ndërkohë, raportohet se anëtarët e kryesisë që po marrin pjesë në mbledhjen e thirrur sot në PD janë Enkelejd Alibeaj, Taulanda Jupi, Gentian Gaba, Endri Hasa, Xhemal Gjunkshi, Kreshnik Collaku, Gazmend Konduzi, Taulant Zeneli, Agron Kapllanaj, Indrit Sefa dhe Fitim Zekthi.

Në mbledhjen e kaluar të kryesisë pati momente tensioni teksa disa mbështetës së Lulzim Bashës ofenduan dhe kërcënuan jashtë selisë, deputetët kritikë me grupin Alibeaj.

Etiketa: Lulzim BashaPDPD e vulës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

19:12 : 26/07/2025
AKTUALITET

PD: Standard i dyfishtë në shembjet e ndërtimeve, IKMT nuk prek bizneset e lidhura me pushtetin

11:30 : 26/07/2025
AKTUALITET

Tabaku nga Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në

11:23 : 26/07/2025
AKTUALITET

“Berisha duhet të vazhdojë kryetar”/ Alimehmeti: PD duhet të nisë reflektimin në bazë të performancës

19:52 : 25/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Celibashi shpërndan veç mandatet që “dihen”, kërkon kohë për deputetin e Lapaj-Shabanit

11:40 : 23/07/2025
Para

Gjobitet Bayern, nuk pagoi rrogat minimale të punonjësve

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com