• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detajet nga hetimet – Shkeljet nga Dako për lejen e ndërtimit dhe tenderin e rrugës

07:40 : 07/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Dy kallëzime penale kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion për ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, hetime që u përmbyllën me arrestimin e tij dhe 9 personave të tjerë.

Sipas dosjes hetimore, kundër ish-kryebashkiakut dhe 9 ish-zyrtarëve e biznesmenëve, ku Prokuroria e Posaçme i akuzon për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.

Kallëzimi i parë është bërë nga banorët e një pallati në lagjen numër 5, godinë e cila u bë e pabanueshme pas tërmetit të vitit 2019. Sipas banorëve leja e ndërtimit ishte dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi pallati përfundoi me 4 kate shtesë.

Sipas SPAK, rezulton se “personat nën hetim Ermal Imma, Fatmir Ejupi, Meri Priftuli, Adrian Bulku, Adhurim Qchajaj, dhe Figiri Farruku, në saj të pozicionit që ata kanë mbajtur, në bashkëpunim midis tyre dhe me të ndjerin Shaban Karuli, nëpërmjet hartimit dhe nënshkrimit të dokumentacionit tekniko-ligjor të ndërtimit, duke paraqitur të dhëna të rreme në lidhje me kohën kur këto veprime janë bërë, pasi janë bërë mbi dy vjet pas përfundimit të plotë të objektit, me ndërhyrje dhe vullnet i kanë falsifikuar këto dokumente, si për kohen kur ato janë bërë, por dhe për thelbin e përmbajtjes se tyre, kane konsumuar elementët e veprës penale të ‘Falsifikimit të vulave, stampave dhe formulave’ e kryer ne formën e falsifikimit të formularëve”.

Po kështu, sipas prokurorisë në, “rezulton se personat nën hetim Vangjush Dako dhe Adhurim Qehajaj, nëpërmjet zbardhjes (nënshkrimit apo protokollimit) së vendimit për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit, nëpërmjet nënshkrimit dhe protokollimit të formularit që pasqyron ketë fakt, dhe nëpërmjet zbardhjes (nënshkrimit dhe protokollimit) te vendimit për miratimin e lejes së ndërtimit, datë 14 Tetor 2014, dy vjet pasi objekti kishte përfunduar së ndërtuari, fakt ky për të cilin ishin vënë në dijeni më parë dhe nga Inspektimi i Inspektoratit Urbanistik Vendor, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit ‘Për planifikimin e territorit i ndryshuar’, jo vetëm që nuk kanë marre masa për mbrojtjen e territorit, por i kane kryer këto veprime, me qëllim për të legalizuar ndërtimin e paligjshëm dhe duke i hapur rrugë regjistrimit në regjistrat e pasurive te paluajtshme”.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

Këto veprime, vlerëson SPAK, janë kryer duke shpërdoruar kompetencat e dhëna nga ligjit për Qeverisjen Vendore dhe duke i ushtruar ato në mënyre abuzive, duke konsumuar në këtë mënyre elementet e veprës penale të “Shpërdorimit ti detyrës”.

Kallëzimi i dytë është bërë nga ish-kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, sipas të cilit Dako shpërdoroi fondet publike për një rrugë që u tenderua por nuk u realizua. Padia e Xhaferrajt mbështetet edhe nga dy raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku për projektin e rrugës së Plazhit nga Bërryli deri në Currila, i është shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit në shumën 18 milionë lekë.

Sipas SPAK, Vangjush Dako, jo vetëm nuk ka marrë masa për Kontrollin e Komisionit të Llogaritjes së Fondit Limit, por ka miratuar dhe urdhrin e prokurimit me vlerën e propozuar nga ky komision, çka i është shkaktuar dëm shtetit në vlerën 18 milionë Lekë.

10 të akuzuarit dhe masat e sigurisë 

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrsësit. Akuza: Shpërdorim detyre  2 herë. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg.

Ermal Lama, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg.

Fatmir Ejupi, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg.

Adrian Bulku, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg.

Adnand Toçila, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg.

Meri Selimi, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi.

Ferzilet Hajdëri, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me shtëpi.

Diana Dedja, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me shtëpi.

Etiketa: spakVangjush Dako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
Para

VIDEO - Mbledhja e PD-së së vulës, mbështetësit e Bashës tentojnë të godasin deputetët

TË GJITHA

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com