• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Rriten shqetësimet për marrëdhëniet diplomatike me SHBA

20:12 : 31/05/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Shtetet e Bashkuara anuluan të martën pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023”, për shkak të mungesës së bashkërendimit të qeverisë së Kosovës lidhur zhvillimet në veri të vendit.

Ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill, tha të mërkurën se Kosova mund të përballet edhe më masa të tjera.

“Ju e dini, unë mendoj se siç e bëri shumë të qartë zoti Blinken, do të ketë efekte në marrëdhëniet tona dypalëshe, ne po i shohim ato tashmë. Nuk i përjashtoj të tjera, por nuk jam në gjendje t’i identifikoj, përveçse të them, duam më shumë përparim në Kosovë, duam themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duam që të dyja vendet të normalizohen përfshirë edhe Serbinë”, tha ai.

Në Prishtinë, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, që vjen nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, tha se nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara qortojnë ashpër Kosovën, e cila sipas tij duhet të gjejë një rrugëdalje nga situata.

“Kjo nuk është e mirë për ne, natyrisht, ne e pranojmë që është një gjë e keqe për Republikën e Kosovës. Gjithçka që duhet të bëjmë është ta bëjmë një dialog të hapur e të shtruar me të gjithë miqtë e partnerët tanë, që t’i argumentojmë ndoshta më mirë pozicionet tona. Ndoshta pozicionet tona nuk po kuptohen drejt prej Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Konjufca.

Lexo edhe:

Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu, konstituimi i Kuvendit i pasigurt

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

Opozita u shpreh ndërkaq e shqetësuar me sanksionet amerikane dhe fajësoi kryeministri Albin Kurti për mungesë bashkërendimi me aleatin kryesor të Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se nga sot subjekti i tij nuk mund të sillet sikur Kosova ndodhet në situatë normale ndërsa paralajmëroi përdorimin e të gjitha rrugëve institucionale e politike për të ndalur siç tha degradimin e shtetit.

“(Albin) Kurti ka vendosur kinse të mbrojë Kosovën nga Amerika, ne jemi vendosur ta mbrojmë Kosovën nga vet dëmi që (Albin) Kurti po u shkakton interesave nacionale të Kosovës. (Albin) Kurti ka vendosur të luftojë kundër aleatëve tanë për qëllime politike, për pak vota a ma shumë, ne jemi vendosur të luftojmë bashkë me aleatët për Republikën e Kosovës, e kjo luftë kërkon maturi diplomatike, bashkërendim me miqtë ndërkombëtar dhe insistim në mbrojtjen e interesave të Kosovës. Por, një prej interesave jetike për Kosovën ka qenë dhe mbetet miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Nuk mund të mbrohet Kosova kur cenohet ky interes”, tha ai.

“Kjo është e dëmshme, e papranueshme dhe karshi kësaj situate ne nuk mund të rrimë kështu duarkryq dhe duhet të marrim përgjegjësitë në duar tona në mënyrë që të arrijmë ta sanojmë dëmin të cilin e ka shkaktuar kjo qeveri dhe kryeministri (Albin) Kurti”, tha shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mblodhi sot kryesinë e partisë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend. Kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj paralajmëroi fillimin e procedurave të një mocioni të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

“Mocioni i mosbesimit bazohet në dy zhvillimet më të fundit. I pari është rrezikimi i sovranitetit dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian deri te sanksionet nga SHBA-të ndaj Kosovës”, tha zoti Haradinaj.

Partitë opozitare thanë se kanë bërë kërkesë në parlamentin e Kosovës për një seancë të jashtëzakonshme me kryeministrin Albin Kurti, për gjendjen në veri dhe në veçanti për siç thanë marrëdhëniet e rënduara ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe të Shtetet e Bashkuara, roli i të cilave vlerësohet i pazëvendësueshëm për proceset politike të vendit./VOA

Etiketa: kosoveKurtiramush

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu, konstituimi i Kuvendit i pasigurt

19:25 : 19/08/2025
RAJONI

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

15:25 : 15/08/2025
RAJONI

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

13:16 : 14/08/2025
RAJONI

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

14:55 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Ambasada gjermane: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses kërcënon mirëqenien e qytetarëve

11:03 : 12/08/2025
RAJONI

Policia e Kosovës sekuestron drogë në vlerë prej 300 mijë eurosh

09:28 : 12/08/2025
Para

Kategoria Superiore U-17/ Vllaznia siguron titullin kampion për edicionin 2022/2023

TË GJITHA

Horoskopi, 21 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/08/2025

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

22:51 : 20/08/2025

Lubonja: Liria e shprehjes në Shqipëri rrezikohet nga Kodin i ri Penal

22:39 : 20/08/2025

E rëndë në Durrës/ 45-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se…

22:26 : 20/08/2025

Plagosja në ‘Valamar’/ Publikohet FOTO e autorit! Qëlloi të riun pas sherrit për parkimin

22:15 : 20/08/2025

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

22:01 : 20/08/2025

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

21:46 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com