• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reflektime paszgjedhore

14:32 : 30/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Ilir Kalemaj

Rezultati zgjedhor i fundit, sido që ta shohësh, madje dhe me syzet më optimiste të mundshme, ishtë sa dramatik për opozitën, aq edhe i pritshëm. Një rezultat që në përqindje reflektonte atë të 6 marsit kur opozita ishte edhe më e përçarë, edhe me më pak kohë në dispozicion, edhe me më shumë pengesa. Fjala bie Shkodra e cila u fitua në atë kohë kishte përballë edhe një kandidat të PD-së zyrtare ndërkohë që në këto zgjedhje Benet Beci ishte rreth 11.500 vota përpara kandidatit Spahia të Bashkë Fitojmë. Apo situata në Kamzë, e cila në harkun e dy viteve dhe me votim elektronik, pa një përmbysje të forcave në nivele të pashpjegueshme. Janë rreth 14 mijë vota të humbura nga demokratët dhe 3400 vota të fituara nga socialistët, pra me një hendek prej 17.400 votash që në kushte normale mund të shpjegohet vetëm me ngjarje të forcës madhore, por që këtu nuk është rasti.

Nuk po flasim për bashki si Beldhi apo Rrogozhina, ku rezultati duket i manipuluar dhe ju janë hequr padrejtësisht opozitës e cila duket se i ka fituar me diferencë të vogël. Por prapë janë shumë pak. Opozita arriti të bëjë dhe të pamundurën dhe të humbasë bastione si Kukësi apo Tropoja, madje pa pasur kandidatë të tretë. Po aq katastrofik është rezultati për këshillat bashkiakë ku nuk u arrit të fitohet shumica në asnjë prej tyre.

Shumë është folur e shkruar këto ditë për suprizat e këtyre zgjedhjeve, nga renditja si i tretë i Arlind Qorit me forcën e re Lëvizja Bashkë te marrja e plotë 114 këshilltarëve bashkiakë në shkallë vendi nga ana e partisë së Tom Doshit e cila mori më shumë se 86 mijë vota. Apo fakti që PD zyrtare mori rreth 103 mijë vota në shkallë vendi, ndonëse kandidatët e tyre, hiq Agron Kapllanaj në Mallakastër dolën në nivele katastrofike. Në fakt vetëm nga përcarja, të paktën aritmetikisht humbën tre bashki si ajo në Mallkastër, Kucovë apo Këlcyrë. Që së baashku me frymën dhe optimizmin që do të përcillej nëse do ishte e bashkuar opozita do të arrinte të rikuperonte të paktën dy-tre fishin. Gjithsesi është shumë pak. Humbja me diferencë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, humbja e gjithë vijës bregdetare, kontrolli i bashkive me më pak se 5 përqind të demografisë totale, janë shifra që e bëjnë edhe zgjehdjet e 1997ës të duken rezultat i pranueshëm.

Lexo edhe:

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

Natyrisht që këto votime panë manipulim dhe shitblerje të niveleve alarmante, panë angazhim të skuadroneve të patronazhistëve dhe ndërhyrjeve arbitrare të administratës publike në shkallë të gjerë, panë intimidim të votuesve dhe kërcënim të qytetarëve me fonde që nuk do jepeshin nëse do zgjidhnin ngjyrën e opozitës. Panë premtime të padëgjuara elektorale bash në mes të fushatës, me premtime për dyfishim rrogash, apo lëmoshën që i’u hodh pensionistëve duke i gënjyer edhe njëherë për t’iu marrë votën në shkallë industriale. Natyrisht pa ua rritur pensionet, madje edhe pa i’ua indeksuar. Panë gjithashtu konckën që i’u hodh deputetëve pas zgjedhjeve, përfshirë ata opozitarë të cilët nxituan ta rrëmbejnë në manyrë arbitrare, pasi dhe fituan rritjen më të madhe, gati dyfishim në raport me pjesën tjetër të qytetarëve, duke shtyrë në kalendat greke protestën apo ankimimet për rezultatin zgjedhor.

Kjo situatë paszgjedhore pa gjithashtu edhe rifillimin e luftës për kontroll të opozitës, luftën e ethshme se kush do të jetë kryetar i PD-së (sikur gjysma e kësaj energjie të ishte shpenzuar në betejën elektorale, 14 maji do të kishte tjetër rezultat), rizgjimin e Bashës etj. Ajo që mungon ende janë idetë, platforma bindëse për një alternativë ndryshe nga ajo e pushtetit aktual, amalgama që do të bashkojë jo vetëm PD-në por edhe frontin e gjerë opozitar për t’u rikthyer sfidues në zgjedhjet parlamentare të pas dy viteve. Ajo që do të dijë të shtrijë ndikimin e një partie më të madhe se antarësia e saj te bindja dhe shpresa për qytetarët e tërhequr nga politika, për të zhgënjyerit nga politika aktuale, madje edhe ata socialistë, për ata që nuk po shohin shpresë në këtë vend dhe po largohen çdo ditë. Analiza e brendshme edhe kësaj here, si rëndom këto 2 dekadat e fundit është shtyrë për më vonë. Në fillim denoncimet publike, pastaj plazhi, pastaj ndoshta ndonjë protestë…, dhe në fakt nuk do të bëhet ndonjëherë. Sic ka ndodhur rëndom. Ashtu sikundër hapja e vërtetë, pasurimi me ide nga profesionistë të fushave të ndryshme, shpalosja e një programi të qartë, përmisimi i komunikimit politik dhe mbi të gjitha gjetja e një gjuhe të përbashkët që shkon përtej interesave personalë dhe ambicieve individuale pak gjasa ka që të ndodhë në një kohë të afërt.

Etiketa: 14 majiarlind qorriBenet Beciilir kalemajLulzim BashaPDpsshkodrazgjedhjet vendore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
Para

“Vula e PD”, Gjykata e Lartë regjistron rekursin e Grupit të Rithemelimit (Dokument)

TË GJITHA

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com