• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vasili: Në Parlament ndodhi “puç kushtetues”, ka një kallëzim për Ruçin

20:30 : 19/12/2017
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, në lidhje me ngjarjet e djeshme në parlament, tha se ndodhi një puç kushtetutës.

Për dhunën në kuvend, Vasili tha se e solli maxhoranca, ndërsa tregoi se ndaj kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi ka një kallëzim në prokurori, e nga ana tjetër e cilësoi ‘pjellë antiligjore’ kryeprokuroren e re, Arta Marku.

Në studion e News24, në rubrikën “Opinion” Vasili tha se opozita nuk ka qenë kundër zonjës por ka qenë Kushtetuta kundër këtij procesi që sipas tij nuk e përcakton ligji.

Zoti Vasili pse ishit kundër votimit të zonjës Marku?
Nuk kemi qenë kundër zonjës, nuk ka rëndësi emri i saj.

Kundër kryeprokurorit të ri?
Ka qenë Kushtetuta kundër. Nuk mund të zgjidhej. Në parlamentin e Shqipërisë ka ndodhur një puç kushtetues. Kam dëgjuar plot analistë që shkruajnë broçkulla. Kushtetuta thotë qartë që mandatin e mbaruar të kryeprokurorit e konstaton KLP që nuk është ngritur. Mundësia e vetme për të pasur një kryeprokuror të përkohshëm është kur ndërpritet jo kur mbaron. Ka një parashikim të caktuar që thotë një nga prokurorët e vjetër, duke bërë vettingun mund të zgjidhet.

Lexo edhe:

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Gjithnjë e më pak, gjithnjë e më shumë

Kemi thënë shqip kthehemi në Kuvend rregullojmë këtë gjë dhe zgjedhim një kryeprokuror të ligjshëm. Ky është i paligjshëm. Kemi dëgjuar me mijëra herë fjalën vetting. Nuk kam asnjë paragjykim për zonjën, as e njoh fare. Por ky kryeprokuror është aty pa vetting.

SHBA deklaruan se po zbatohet vettingu?
Kushtetutën që miratuam a thamë që e mbështeste SHBA. Këtë Kushtetutë mbrojmë ne. E ka që kryeprokurori duhet të ketë bërë vetting. Zonja ka bërë vetting? Kaq më thonë. Me qëllim shoqëria civile e bllokoi. Ka një strategji bllokimi për të arritur në një emërim arbitrar. Ligji e ka që 3 kandidatura duhet të vijnë në Kuvend. As një maxhorancë nuk patëm. Kryeprokurori kërkon 84 vota për një peshë tjetër.

Ju po flisni për mosbesim të emrit të kryeprokurores së re…
Për paligjshmërinë, jo për emrin.

Çila sjellje e kryeprokurores së re do sillte besim?
Një pjellë antiligjore nuk më sjell asnjë besim.

Shqipëria ka një Kushtetutë, ka një ligj. Për këtë ligj dhe kushtetutë ka bërë be dhe SHBA dhe BE dhe ajo që kemi miratuar ka marrë miratimin edhe të Venecias.

Zonja Marku apo kushdo që do ishte do duhej të qëndrojë në atë pozicion për një periudhë të caktuar…
Sa do rrijë, e dini ju? Tani nuk dimë më asgjë. Mobilizoni ekspertët tuaj dhe më gjeni fjalën Prokuror i Përkohshëm në ligj. Nuk ekziston si term. Është një shpikje antikushtetuese për të mbaruar ato halle. Ju më pyetët për të tjera interesa por janë ato dosjet e atij ministri të brendshëm.

Ajo që ndodhi dje, u zgjodh kryeprokurori në një atmosferë të pazakontë. Pati sjellje aspak etike. Është një video që zonja Kryemadhi qëllon me këpucë, a është etike kjo?
Dhuna në Kuvendin e Shqipërisë ka një autor. Dhunën e shpërtheu sjellja e kryetarit të Kuvendit. Hyrja e gardës ishte pa kontroll. Ç’janë këta trupa që hyjnë në sallë dhe dhunojnë deputetët. Që nga ai moment nuk mund të flitet për normalitet të parlamentit. Kanë hyrë në mënyrë kriminale dhe kanë dhunuar deputetët. Si ka mundësi kryetari i parlamentit që është atje, garda hyn e del si do. Ky parlament nuk ekziston më. Deri në atë moment parlamenti po vijonte normalisht. Ne po flisnim për procedurë dhe garda në mënyrë të paautorizuar shkon e rrëmben deputetët. Ka një kallëzim për Gramoz Ruçin në Prokurori nga PD.

Etiketa: Aktualitetkryesorepolitike

Lajme të lidhura

BOTA

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025
AKTUALITET

Gjithnjë e më pak, gjithnjë e më shumë

15:35 : 31/05/2025
AKTUALITET

Me këmbë në tokë

08:21 : 25/05/2025
AKTUALITET

Fama nuk mjafton/ Listat e hapura nuk ishin për artistët, Kllogjeri: Isha i bindur që nuk do fitoja!

20:00 : 23/05/2025
default
AKTUALITET

Ndikimi i “politikës së drejtorëve” në zgjedhjet e 11 majit

11:18 : 20/05/2025
AKTUALITET

FII PRIORITY Europe mbledh në Tiranë Matteo Renzin, Samir Manen, Alabbar dhe personalitete të tjera të shquara

11:04 : 19/05/2025
Para

Një Botëror milionash, 10 Kombëtaret më të shtrenjta të ‘Rusi 2018’

TË GJITHA

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com