• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet në Veri/ Radoiçiç: Nuk lejojmë që veriu të udhëhiqet nga ata që fituan 1-2% të votave

21:56 : 23/04/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, tha se populli serb në Kosovë “nuk do të lejojë kurrë” që komunat me shumicë serbe në veri të vendit të udhëhiqen nga ata që kanë fituar “1 apo 2 për qind të votave” në zgjedhje. Ai nuk saktësoi se çfarë masash mund të ndërmerren.

Të dielën e 23 prillit, në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – u mbajtën zgjedhjet e parakohshme lokale. Pjesëmarrja në proces ishte e ulët – pak më shumë se 3 për qind, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo, pasi Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk mori pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë t’i bojkotojnë ato. Në garë ishin dhjetë kandidatë – prej tyre vetëm një e komunitetit serb.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq fituan kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në Zubin Potok dhe Zveçan ata të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Radoiçiç tha se beson se “të gjithë e kanë kuptuar mesazhin që dha populli serb nga veriu i Kosovës”, i cili e bojkotoi në masë të madhe procesin zgjedhor.

Lexo edhe:

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

Radoiçiç tha se i falënderon bashkatdhetarët e tij nga Leposaviqi, Zveçani, Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku për “patriotizmin, dinjitetin, nderin dhe unitetin e dëshmuar”.

“Është në dorën tonë që së bashku me vendin tonë, Serbinë, dhe me presidentin Aleksandër Vuçiç ta vazhdojmë luftën për të ruajtur paqen dhe të drejtën e serbëve për të jetuar jetën e tyre,”- tha Radoiçiç.

Beogradi zyrtar, i cili mbështet Listën Serbe, ka bërë po ashtu thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve. Serbia dhe serbët në Kosovë kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – për të cilin Prishtina dhe Beogradi kanë rënë dakord dhjetë vjet më parë – përpara se të marrin pjesë në ndonjë votim.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë thënë javën e kaluar se janë të zhgënjyera me faktin që serbët kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje. Komunat në veri janë pa kryetarë qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur zyrtarët serbë të kësaj zone kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet, për shkak të një plani të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat jolegale serbe me ato të Kosovës.

Etiketa: kosoveveriZgjedhjet

Lajme të lidhura

RAJONI

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026
RAJONI

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
Para

Volejboll/ Festë në kryeqytet, Tirana përmbys Partizanin dhe shpallet kampione e Shqipërisë

TË GJITHA

Aksion në Ksamil, hiqen 14 mole detare

17:35 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, GJKKO cakton seancën e radhës

17:35 : 05/06/2026

PAMJE nga aksidenti në Tiranë/ Sa të plagosur shkaktoi autobusi “Green Line” i Nadir Çaushollit

17:23 : 05/06/2026

Nga Athina në Nju Jork, si u kthye Shqipëria në lajm botëror

17:19 : 05/06/2026

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

17:05 : 05/06/2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

16:51 : 05/06/2026

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Giriş