• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tortura, rrahje dhe plagë në trup/ Dhunimi barbar dhe vrasja e shqiptarëve në burgjet europiane

09:25 : 30/03/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE, KRYESORE

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar çështjen e të burgosurve me shtetësi shqiptare të cilët humbën jetën në burgjet europiane si pasojë e dhunës nga gardianët dhe jo vetëm.

Njëri prej tyre është Refik Mata, i cili humbi jetën në burgun Taraskon në Francë. Ai u gjet i pajetë në qelinë e tij më 17 dhjetor 2021, vetëm pak ditë nga ndërrimi i viteve.

Ai ishte arrestuar për vjedhje dhe po vuante një dënim të cilin do të duhet ta shlyente deri në shkurtin e vitit 2024. Por ai me shumë gjasa do ta linte burgun më herët, me siguri në shkurt të vitit 2022.

Autoritetet franceze thanë se 29-vjeçari kishte kryer vetëvrasje, por familjarët e tij, nuk e besuan kurrë këtë version. Ata thanë se të afërmit të tyre nuk i kishte mbetur shumë kohë që të linte qelinë dhe për këtë fakt nuk kishte asnjë arsye për t’i dhënë fund jetës.

“Vëllai im Refiku nuk kishte asnjë arsye të vetëvritej. Atij i kishin mbetur vetëm disa muaj burg dhe do të lirohej. Mezi priste që të ndodhte kjo”, ka deklaruar Bekim Mata.

Por ndërsa ashtu si në rastin e Briken Hoxhës, familja priste që Refik Mata të fitonte së shpejti lirinë dhe të kthehej pranë tyre, edhe ata në vend të këtij lajmi të gëzueshëm, morën lajmin e hidhur të ndërrimit të jetës së njeriut të tyre të dashur. “Me vëllain kam folur deri në orët e para të mëngjesit të ditës që u lajmëruam se ishte vetëvrarë. Më kishin kishin folur edhe miqtë e tij”, thuhet në dëshminë e Bekim Matës.

Lexo edhe:

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Maliq/ 35-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur

Familjarët e Refik Matës nuk e besuan kurrë versionin e vetëvrasjes. Për këtë arsye ata kërkuan që në trupin e njeriut të tyre të kryhej edhe një autopsi.

“Kërkuam të kryhej autopsia me qëllim që të zbardhej e vërteta. Autoritetet e burgut tentuan ta fshihnin të vërtetën”, thuhet në dëshminë e Bekim Matës.

Kjo bindje u shtua edhe më shumë nga familja, pas dhunës që gardianët e këtij burgu, mësohet se kishin ushtruar ndaj Refik Matës.

Kjo, pasi më 7 Tetor 2021, vetëm dy muaj, para se të gjendej i pajetë në qeli, Refik Mata ishte shfaqur në seancën gjyqësore për ekstradimin e tij në Shqipëri, me shenja të dukshme dhune.
Sipas familjarëve, ai kishte shenja të dhunës në fytyrë dhe në pjesët e tjera të trupit.

Për këtë arsye, familja Mata, nisi pas vdekjes së njeriut të tyre, edhe vetë hetime private, duke mbledhur prova brenda qelisë se çfarë kishte ndodhur me të.

Ndërkohë që avokatja Julie Boano (Zhuli Bono), vetëm disa ditë pas ngjarjes së rëndë shkoi vetë në qelinë e burgut së bashku me familjarët e viktimës për të marrë sendet e tij personale.

“Vëllai im kishte patur një konflikt me gardianët. Ata kishin ushtruar dhunë ndaj tij. Drejtuesit e burgut vendosën t’i ndërronin qelinë një natë përpara se të dilte në seancë. Arsyet përse e bënë këtë nuk na i shpjeguan kurrë. Ne si familje kemi dyshime se autoritetet e burgut fshehin të vërtetën”, deklaron Bekim Mata.

E si për të provuar këtë version, Bekim Mata, dorëzoi në pokurorinë shqiptare disa deklerata noteriale të firmosura nga miqtë e vëllait të tij, të cilët dëshmonin se Refiku ishte dhunuar në qeli.

Kjo, ngriti edhe me shumë dyshimet, se 29-vjeçari nuk u vetëvra, por gjeti vdekjen për shkak të dhunës.
Ashtu si edhe familjarët e tjerë që kanë humbur të afërmit në burgjet e Evropës, pa e ditur shkakun e vërtetë, edhe familja Mata, kreu rrugëtimin e saj ligjor për të kërkuar të drejtën.

Por ndërsa nuk e gjeti në Francë, kjo familje e kërkoi këtë të drejtë edhe te autoritetet shqiptare, që edhe në këtë rast mbyllën sy dhe veshë, duke mos kthyer asnjë përgjigje, për fatin e një qytetari shqiptar, a thua se ai nuk ekzistonte për drejtësinë tonë.

Një fat i keq që duket se i ndjek nga pas shqiptarët kudo që janë, të cilët braktisen nga shteti i tyre, sikur janë në liri, ashtu edhe kur u privohet një e tillë.

Ndërsa familjarët e Matës, nuk janë njohur ende me autopsinë, pasi nuk u vihet në dispozicion, me pretendimin se hetimet janë duket vijuar në Francë.

“Kam bërë dy kallëzime, një në Francë dhe një në Itali. Iu drejtova dhe prokurorisë në Shqipëri. Por nuk kam marrë asnjë përgjigje.
Vëllai im nuk është vetëvarur dhe këtë e them me bindje. Dua të mësoj të vërtetën se çfarë i ndodhi vëllait tim”, deklaron Bekim Mata.

Vetë Julie Boano (Zhuli Bono), tha se lidhur mbi dëmtimet që klienti i saj kishte në trup si pasojë e dhunës, ai nuk kishte dhënë shpjegime në gjykatë.

Por atë e kishte habitur fakti që për të kishte një raport nga autoritetet e burgut të Taraskonit, për disa incidente që ai kishte krijuar gjatë kohës së qëndrimit aty.

“Kur gjykatësi e pyeti se si i ka marrë ato shenja, klienti im nuk dha arsye. Refiku kishte nisur të punonte në burg dhe dy ditë më vonë vëllai i tij kishte vendosur që ta vizitonte. Ai ishte mirë. Ka pasur disa raporte nga drejtuesit e burgut se Refiku fajësohej për disa incidente brenda institucionit të dënimit.
Këto raporte na surprizuan sepse Refiku përpara burgut në Taraskon kishte qenë i burgosur edhe në Nisë dhe nuk kishte asnjë situatë të veçantë”, dëshmon avokatja Julie Boano.

Një tjetër shqiptar që u rreshtua në listën e atyre të shumtë, që humbën jetën në burgjet e Evropës, është edhe Mentor Rexha.

Ai ishte një 36-vjeçar nga Lezha, që vuante dënimin në burgun Plomeur (Plomur) në Francë.
Lajmi për vdekjen e tij në qeli u dha fillimisht nga media franceze, të cilat njoftuan se një i burgosur u gjet i pajetë në këtë burg dhe se i riu me shumë gjasa ishte vetëvrarë brenda qelisë, në orën e para të mëngjesit të datës 1 shkurtit 2020. Por edhe në këtë rast, familjarët nuk e besuan këtë version. Ata hodhën dyshimin se Mentor Rexha, ishte vrarë brenda burgut ku ndodhej prej pak muajsh.

Ashtu si në rastin e shqiptarit Refik Mata, edhe familjarët e Mentor Rexhës, ngritën akuza se i afërmi i tyre ishte dhunuar nga gardianët dhe për pasojë kishte humbur jetën.
Ata hynë në morg, dhe thanë se panë shenjat e dhunës në trupin e të afërmit te tyre dhe i dokumentuan ato.
Si një dëshmi se vdekja e tij nuk ishte ashtu siç autoritetet franceze kishin raportuar, por një vrasje që duhej hetuar.

Por ndërsa në familjen Rexha u hap zia, sipas mediave franceze, i riu u gjet i varur nga rojet e sigurisë brenda qelisë së tij. Por për rastin nuk pati asnjëherë një hetim të plotë, ashtu si më parë, në rastin e shqiptarit Florenc Beqiraj, shqiptari i parë që thuhet se humbi jetën në burgjet franceze.

Ai u raportua se u vetëvra në dhjetor të vitit 2017, në burgun e Marsejës, por që sipas familjarëve të tij 23-vjeçari ishte dhunuar dhe kishte ndërruar jetë më pas në rrethana të paqarta në spitalin Nord të Marsejës. Por ndërsa shumë shqiptarë kanë humbur jetën në burgjet franceze, jo më pak të tillë kanë vdekur të dhunuar në burgjet greke.

Shqiptari Ilia Kareli, por që emrin e tij të vërtetë e kishte Kudret Kume, është ndoshta rasti më i bujshëm që sinjifikon dhunën brenda burgjeve ndaj shqiptarve.
Pamjet teksa ai dhunohej nga gardianët grekë, tronditën opinionin publik në Shqipëri dhe Greqi.

Ai humbi jetën më 27 mars 2014.
Mediat greke të kohës, shkruan se ai u torturua nga zyrtarët e burgut ‘Nigrita’.

“42-vjeçari, Ilia Kareli nuk arriti të jetojë më shumë se 7.5 orë në burgun ‘Nigrita’. Ai u transferua në këtë burg në orën 15.40 dhe u gjet i pajetë në orën 23.15.
Por nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndërruar jetë edhe më parë, pasi e çuan në qelinë e tij të rrahur në orën 18.38”, thuhet në dosjen hetimore.

Rezultati i autopsisë zbuloi se Kareli kishte hemoragji në kokë dhe më shumë se 30 plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Po ashtu dëmtime kishin pësuar edhe arteriet koronare. Ai vdiq si pasojë e sulmit ishemik të miokardit.

“Viktima ishte i goditur në të gjitha pjesët e trupit, biles syri i djathtë ishte komplet i plasur, gjoksi i majtë komplet i shtypur, ka vdekur vetëm nga traumat e krijuara nga goditja”, thuhet në dosje.

Por edhe pse pamjet e dhunës që shpejt bënë xhiron e medias, nuk lanë asnjë mëdyshje lidhur mbi shkaqet e vdekjes së tij, në dosjen e shqiptarit Ilia Kareli, prokurorët shkruan se ai vdiq në mënyrë të papritur.

“Tortura që i është bërë të akuzuarit lidhet kronologjikisht me vdekjen e tij. Ajo i shkaktoi stres dhe dhimbje të fortë viktimës, e cila aktivizoi mekanizmin e sulmit ishemik.” thuhet në dosjen hetimore.

Vdekja e Karelit nuk erdhi vetëm për shkak të ishemisë së miokardit, por edhe për shkak të lëndimeve.

Por edhe pse pati një hetim të gjatë të çështjes, që zgjati disa vite, dënimet e drejtësisë greke për gardianët dhunues ishin “llastuese”, në raport me veprën e tyre penale dhe dhunën mizore që i shkaktoi vdekjen një të burgosuri, që fati i tij i keq në këtë rast, ishte të qenit shqiptar.

“Në Greqi kam vajtur por nuk e kam takuar. Kërkonte, por nuk e lanë. Për këtë do të jetë mërzitur e ka bërë këtë punë. Mos ta kishte bërë atë faj por mbase se duroi dot dhe bëri atë, qeveria t’i jepte dënimin atij, ta dënonte, por jo ta masakronte”m deklaronte në atë kohë nëna e Ila Karelit.

Sipas pretencës, gjashtë nga gardianët dhunues, u dënuan me 5 vite burgim.Tre të tjerë deri në gjashtë vite burg. Si dhe tre të tjerë, përfshirë gardianin dhe një truprojë, me shtatë vite burg.

“Autopsia që iu bë trupit të tij zbuloi se Kareli kishte marrë goditje të vazhdueshme në të gjithë trupin. Ndër torturat ishte hedhja e ujit shumë të ftohtë nga rojet e burgut në dhomën që njihet si ‘frigorifer’ i burgjeve. Ata ishin përqendruar në metodën e torturës “falangë””, thuhet në dosjen hetimore.

Ata përdorën një gërshet të improvizuar me një çarçaf, i cili ishte konfiskuar në të kaluarën nga kontrollet në qelitë e të ndaluarve. Me këtë, ata shkaktuan goditje të shumta, në mënyrë metodike dhe të organizuar, në një zonë që nuk u filmua, padyshim sepse nuk do të ishte e mundur të hetohej më vonë se kush kryente veprime specifike.

Policët vrasës e argumentuan dhunimin barbar të Ilia Karelit, si një hakmarrje për humbjen e jetës së kolegut të tyre, Jorgo Cironi, vrasje brenda qelisë së burgut për të cilën ata mendonin se ishte kryer nga Ilia Kareli.

“Tortura vazhdoi dhe më pas ai u la në qeli i plagosur rëndë.
Në dosjen prej 60 faqesh tortura nga ana e gardianëve i atribuohet hakmarrjes për shkak të humbjes së jetës të një kolegu të tyre në burgun e Malandrinos. Në këtë burg kishte qëndruar më parë Kareli, para se të transferohej në burgun ‘Nigrita’”, thuhej në atë kohë në mediat greke.

Raportimet e mediave greke thonë se ishte pikërisht Kareli që e kishte vrarë policin Jorgo Cironi.
Por a ishte ky një motiv i mjaftueshëm për një dhunë të tillë barbare, ndaj një të dënuari.
Dhe a do ishin sjellë po kështu të njëjtën gardianë, nëse i dënuari do ishte i kombësisë së tyre?

Por ajo që është e vërteta është se në të gjitha historitë e shqiptarëve që kanë humbug jetën në burgjet greke, shteti shqiptar duket inekzistent, ose për të thënë i pafuqishëm për të reaguar.

Pavarësisht se edhe të burgosurit, pavarësisht krimit që mund të kenë kryer, meritojnë të njëjtat të drejta, ashtu edhe si qytetarët e lirë,

Ndërkohë që organet ligjzbatuese në Shqipëri, duket se kanë gjetur rrugën më të shkurtër, atë të vendosjes së kapakut mbi arkmortin e tyre, duke mos dashur shqetësime, si rruga më e thjeshtë për të mbyllur njëherë e mirë hetimet.

Etiketa: Burgdhunimshqiptarevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

16:12 : 07/06/2025
AKTUALITET

Maliq/ 35-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur

13:15 : 07/06/2025
AKTUALITET

Dëshmia e Erion Alibejt, gazetarja jep detaje: Vrasje në seri për hakmarrje

21:26 : 05/06/2025
BOTA

Tronditëse në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

17:23 : 05/06/2025
BOTA

Lirohet autori i masakrës ku u vra kryeprokurori Giovanni Falcone, familjarët e viktimave: E dhimbshme

15:39 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Mbytën” Finlandën me drogë, GJKKO lë në burg 9 të arrestuarit si pjesë e 4 grupeve kriminale – Emrat

11:41 : 05/06/2025
Para

Bekim Balaj ka dhuruar 10 mijë euro për look-un e Luizit? Përgjigjet stilistja

TË GJITHA

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025

“Shqipëri etnike”/ Pak orë para sfidës, tifozët ndezin atmosferën në kryeqytet (Foto-Video)

16:43 : 07/06/2025

VIDEO/ Nuk do të jenë në stadium, por TKZ “dridhin” Tiranën me këngën për Adem Jasharin

16:27 : 07/06/2025

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

16:12 : 07/06/2025

Zyrtare/ Vllaznia prezanton afrimin e radhës në merkato

16:01 : 07/06/2025

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

15:52 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com