Arkivi i Ministrisë se Kulturës është përmbytur, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehtë. Ky është denoncimi që ka ardhur në adresë të ish kryeministrit Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan në Facebook ish kryeministri:
Ky eshte turp-shtet, narko-shtet!
Permbytet arkivi i Ministrise se Kultures.
Qytetari dixhital informon:
-eshte permbytur diten e premte arkivi i ministrise se kultures dhe punonjesit dhe ministria prej dy ditesh
-po thajne me tharese flokesh dhe hekur rrobash dokumentat
-Nuk i ka permbytur Vjosa apo Semani as dhe Osumi, por xhepi dhe zullumi! Turp-shtet, narko-shtet!
“Mirëmbrëma Doktor. Është permbytur Arkivi i Ministtise se Kultures që të premten. Te gjithë punonjësit e Ministrisë më në krye ministren kanë punuar me turne, të shtunë e të diel, me tharëse flokësh, hekur rrobash e mjete të tjera rrethanore për të tharë dokumentet. Dokumentet e përmbytura janë zhvendosur në sallë. Puna vazhdon dhe ju mbledhin celularët punonjësve dhe i mbikqyrin se mos e bëjnë publike. Me respekt”.