• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama shkatërroi ëndrrën e Azem Hajdarit, punësoi McGonigal për të eliminuar PD-në

11:55 : 11/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Në selinë e PD-së u zhvillua sot një aktivitet me rastin e 60 vjetorit të lindjes së ‘Heroit të Demokracisë’, Azem Hajdari.

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se Azem Hajdari është sot më i gjallë se kurrë dhe është frymëzim për çdo shqiptar.

Berisha deklaroi se ekzekutimi i tij nga regjimi para selisë ishte hakmarrja më primitive e bijëve të etërve që Hajdari përmbysi, ndërsa shtoi se kryeministri Rama punësoi Charles McGonigal për të shkatërruar ëndrrën e Azem Hajdarit duke eliminuar Partinë Demokratike.

“Sot ne jemi mbledhur këtu për të festuar 60-vjetorin e ditëlindjes së Azem Hajdarit, njërit prej figurave më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve. Njërit prej tribunëve të lirisë të kombit tonë. Njeriut që me guximin e tij, ia doli të kontribuojë më shumë se kushdo tjetër, në përmbysjen e diktaturës komuniste, ndërrimin e sistemeve, ndërrimin e epokave në Shqipëri. Ditën që e përcollëm në banesën e fundit, nuk vajtuam dhe brohoritëm: Azem, ti je gjallë! Ne jemi sot këtu për t’i thënë Azem Hajdarit se sot je më i gjallë se kurrë.

Lexo edhe:

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

Takimin tim të parë me Azem Hajdarin e kam pasur më 9 dhjetor 1990. Me Besnik Mustafën, shkuam të bashkohemi me studentët dhe në Rrugën e Elbasanit, një masë prej 700-800 studentë protestonin. Mbi ta ngrihej si lider një djalë, student, bashkëmoshatar me ta, ngrihej mbi supet e tyre dhe brohoriste: Poshtë diktatura, poshtë dinastia, e duam Shqipërinë si gjithë Europën. Për ne që sodisnim, ai ishte një mbinjeri, një legjendë, ai po bënte rrugëve të Tiranës, atë që nuk e kishte bërë kush në një gjysmëshekull.

Shqipëria në vitet 90 nuk ishte e qetë. Shkodra e nisi me demonstratën për heqjen e busteve të satanëve, Kavaja skuqi rrugët e saj me gjakun e të rinjve kundër diktaturës. Heronjtë e 2 korrikut e përmbysën Murin e Berlinit në Tiranë, por shoqëria vazhdonte letargjinë e saj. Nuk i mbështeti, nuk i përkrahu. Dhe ata regjimi i nisi me procesion ushtarak jashtë vendit. Kështu që pas saj, në Shqipëri por jo vetëm, në Europë dhe më gjerë, predominoi mendimi se Shqipëria do mbetej Kuba e Adriatikut, Shqipëria do mbetej kështjella e socializmit, siç e cilësonte regjimi. E përmend shpesh dhe prapë do e përmend, në një intervistë që jep Verner Daum, ish-ambasador gjerman në atë kohë, një mik i madh i kombit shqiptar, që bëri gjithçka për suksesin e 2 korrikut, ai dëshmon se qeveritë tona, kancelaritë tona, nuk ishin dakord me trazimin e Shqipërisë.

Fatalisht kishin pranuar specifikat e paraqitura nga regjimi komunist si një ndëshkim për shqiptarët, por lavdi Zotit, nuk kishte këtë mendim Azem Hajdari, nuk kishin këtë mendim bashkëluftëtarët e tij. Problemi është se kush do dilte në shesh të mejdanit dhe ky ishte Azem Hajdari me një grup studentësh, i cili u ngrit dhe i tha diktatorit se kemi dalë në këtë betejë për fatet e kombit. Nga ai moment, ai mbeti një udhëheqës i pavdekshëm i lirisë së shqiptarëve.

Azem Hajdari, lëvizja studentore, solli pluralizmin dhe themeloi PD-në. Njëkohësisht solli në qendër jo vetëm lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve si kombi më i shtypur i planetit, por edhe çështjen kombëtare, e tradhtuar dhe injoruar tërësisht nga Tirana zyrtare. Ai u shndërrua në një avokat të pamposhtur të vlerave në të cilat besonte. U shndërrua në një avokat të pamposhtur të lirive dhe të drejtave njerëzore në Shqipëri. U shndërrua në një avokat të Kosovës dhe lirisë së saj. Ekzekutimi i Azem Hajdarit ishte hakmarrja më primitive e bijve të etërve, pushtetin e të cilit ai përmbyti. Sot, Azem Hajdari është frymëzim për çdo shqiptar. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se të mos kuptosh, të mos ndjesh, të mos reagosh ndaj të keqes që pushton gradualisht të gjithë qenien tënde.

Sot jemi në një monizëm të njëjtë si me vitin ’90. Azem Hajdari nuk u zmbraps as nga Ramiz Alia, me një vendosmëri ecëm të sigurtë në mbrojtje të vlerave të cilave u besonim. Pas 32 vitesh Shqipëria ndodhet jo vetëm në një monizëm ku një njeri kontrollon të gjitha pushtetet, por njëlloj si qeve. Edi Rama kontraktoi si vrasës me pagesë njënga njerëzit më të fuqishëm të zbulimit të SHBA-së, McGonigal për të shkatërruar PD-në për të shkatërruar ëndrrën e Azem Hajdarit”, tha Sali Berisha.

Etiketa: azem hajdariPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
Para

Regjistrimi në zgjedhje i grupit "Alibeaj" drejt rrëzimit, Celibashi i shtyn afatin Bashës

TË GJITHA

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom