• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Regjistrimi në zgjedhje i grupit “Alibeaj” drejt rrëzimit, Celibashi i shtyn afatin Bashës

12:04 : 11/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pritej që të deklaronte në orën 11:00 vendimin që do të merrte ky institucion në lidhje me kërkesën e grupit “Alibeaj” për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit me logon e Partisë Demokratike.

Por Celibashi doli përtej parashikimeve në konferencën me gazetarët, ku i është përgjigjur dhe pyetjes se kur përfundon afati prej 48 orësh që ai nga mbledhja e së enjtes në KQZ i la Lulzim Bashës për të paraqitur firmën mbi “deklaratën e angazhimit solemn të kryetarit të partisë politike”.

Teksa la të kuptohej se logoja e Partisë Demokratike rrezikon të mbetet e papërfaqësuar në zgjedhjet lokale për shkak të mungesës sipas tij të një dokumentacioni të plotë nga grupi “Alibeaj”, Celibashi njoftoi indirekt edhe shtyrjen me 12 orë të afatit për firmën e Lulzim Bashës si kryetar partie.

Ai deklaroi se vendimi do të jepet kur  të mbarojë afati prej 48 orësh dhe sipas intepretimit ligjor të cilit kryetari i KQZ i referohet, ky afat është në orën 12:00 të mbrëmjes së sotme.

“Përgjigjja për pyetjen tuaj është vendimi që unë si komisioner do të marr pasi të ketë kaluar afati 48 orë që i është në lënë në dispozicion PD-së për të plotësuar dokumentacionin që në bindjen time është i mangët. Afati përfundon sot në mesnatë”, u shpreh ai.

Lexo edhe:

Deputetja e PD-së kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk funksionon si institucion i pavarur

PD-ja ‘i kundërvihet’ Marta Kos: Po i shërben Edi Ramës dhe jo demokracisë

Gazetarët patën interes të mësonin edhe fatin e anëtarëve të KZAZ-së, teksa KQZ çuditërisht miratoi mbrëmjen e djeshme listën e propozuar nga grupi “Alibeaj” edhe pse ky grupim ende nuk është regjistruar në zgjedhje.

I pyetur se votat e cilës parti do të mbrojnë këta anëtarë KZAZ-je në rast se vendimi final është që PD nuk hyn në zgjedhje, Celibashi u shmang me diplomaci duke thënë se “kur të kemi të dhëna dhe dokumentacionin përkatës do të kemi një përgjigje”.

Por, duke qenë se miratimi i listës me anëtarë të KZAZ propozuar nga PD e Alibeajt u pa si një hap më afër regjistrimit të tyre në zgjedhje, Komisioneri Shtetëror sqaroi se vendimi i mbrëmshëm u morr vetëm për të mos future në ngërç procesin zgjedhor dhe se është i ndryshëm nga kërkesa e një subjekti politik për regjistrim si subjekt zgjedhor.

“Dua të rikonfirmoj edhe një herë se vendimmarrja e KQZ dhe çfarë ndodh në KQZ është në përputhje me principin që ne aplikojmë sikurse është transparenca e plotë. Ajo vendimmarrje është e imponuar nga rrethanat, lidhet me procedurat që duhet të kryejnë KZAZ-të në bashkitë që kanë një KZAZ që lidhet me regjistrimin e komisioneve nismëtare për kandidatët e pavarur. Vendimet që lidhen me emërimin apo shkarkimin e anëtarëve të KZAZ-ve nuk bëhen gjithmonë në mbledhje publike. Bëhet publikisht vetëm emërimi fillestar.

Edhe në rastin në fjalë, ne i kishim emëruar më parë një pjesë të anëtarëve të KZAZ-ve,. Emërimi është bërë dje në minutën e fundit sepse është dashur të merrnin detyrën më së shumti sekretarët që kanë një rëndësi të veçantë për menaxhimin e procesit. Këtu nuk ka asnjë qëndrim tjetër tej atij që sapo e thashë.

Ne kemi emëruar anëtarë të KZAZ-së personat që është paraqitur nga personi që është legjitim në komunikimin me KQZ-së. Indrit Sefa si përfaqësues i PD ka gjithë legjitimin. Edhe Selia e PD ka legjitimin dhe ndaj ne atje dërgojmë shkresat. Se kush rri në Selinë e PD-së kjo nuk është çështja jonë. Për të mos pasur keqkuptim është e ndryshme nga çdo kërkesë tjetër dhe më së shumti për regjistrimin e një Partie politike në zgjedhje. Ne e bëjmë këtë sepse kështu duhet bërë, kështu e kërkon ligji”, argumentoi me pas Celibashi.

Letra që grupi “Alibeaj” i ka dërguar kreut të KQZ-së

Por, pavarësisht këmbënguljes së Celibashit se dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa, nuk mjafton për të regjistruar PD me kryetar Bashën në zgjedhje pasi është i paplotë, vetë Enkelejd Alibeaj i është drejtuar me një letër kreut të KQZ, praditen e sotme, ku i kërkonte njohjen e dokumenteve pasi janë në përputhje me ligjin.

Gjithashtu përfqëues të grupit “Alibeaj” janë shprehur në unison në qëndrimin se Lulzim Basha është kryetari i dorëhequr, ndaj nuk nevojitet firma e tij.

LEXO EDHE:

Loja e Celibashit me afatin “48 orë” për Lulzim Bashën

Etiketa: grupi AlibeajIlirjan CelibashiKQZPartia Demokratikeregjistrimi ne zgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deputetja e PD-së kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk funksionon si institucion i pavarur

17:11 : 20/06/2026
AKTUALITET

PD-ja ‘i kundërvihet’ Marta Kos: Po i shërben Edi Ramës dhe jo demokracisë

22:02 : 17/06/2026
AKTUALITET

Vokshi në EPP: Shqipërisë i duhet një qeveri kujdestare për të garantuar zgjedhje të lira dhe të barabarta

18:35 : 10/06/2026
AKTUALITET

Shkarkimi i Kreshnik Hajdarit, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi

14:47 : 08/06/2026
AKTUALITET

Nis numërimi i votave në Kosovë, KQZ-ja publikon rezultatet e para

19:54 : 07/06/2026
AKTUALITET

Kush ia mbylli gojën opozitës për “Zvërnecin”?

13:52 : 31/05/2026
Para

"Inflacioni socialist po na gërryen xhepat", Tabaku: Kemi taksat më të larta në rajon dhe pagat më të ulëta

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet