Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi në Kavajë, përmes një takimi entuziast me demokratët, kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Fisnik Qosja.
Berisha ngriti nga Kavaja shqetësimin për banesat mbi 50-vjeçare, të cilat Edi Rama kërkon t’i shembë. Lideri i opozitës tha se Edi Rama po tenton të kryejë një akt gjenocidi ndaj shqiptarëve.
“Ne nisim këtë fushatë, betejë elektorale në një moment kritik për vendin. Në një moment që Shqipëria lëngon në një monizëm të plotë, të egër, barbara, në një monizëm që bazohet në krimin, drogën, bazohet në vjedhjen tuaj nga mëngjesi deri në darkë nga sekti më antishqiptar që ka njohur kombi, sekti i rilindjes me në krye Edi Ramën.
Në fakt një proces e ka të hapur me McGonigalin dhe dosjet i ka gjer në tavan dhe këtu është i gjithë problemi, dhe ta kemi të qartë se këtu qëndron frika, tmerri, nga PD-ja, nga vota e juaj, nga largimi nga pushteti. Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në kuptimin e nenit 3 të Konventës së OKB-së, mbi gjenocidin. Ky nen thotë; krijimi i kushteve të llogaritura për të larguar njerëzit nga vendi ku banojnë është akt gjenocidal.
A nuk është krijim kushtesh për të tmerruar qytetarët shqiptarë kur ti autorizon veten të shkatërrosh çdo banesë që do ti, sepse është 50 vjeçare, në një kohë kur të tillë janë mbi 300 mijë banesa në Shqipëri, mbi 200 mijë apartamente dhe ky akt nuk ekziston kund në botë. Ky akt synon ti tmerrojë shqiptarët, ti largojë nga Shqipëria, të krijojë pasiguri të plotë, ky akt synon të ju grabisë, të ju plaçkisë trojet, për të investuar mafiozët, për të investuar qeveritarët.
Mora vetëm vendimin e fundit, por ai që deklaroi para medieve se firmos, pam, pam, pam, e fap, fap, fap, ai vjedh, pam, pam, pam, e fap, fap, fap. Ta dini nga unë. Miqtë e mi, një kryeministër nuk firmos kurrë pam, pam, pam, e fap, fap, fap. Një kryeministër firmos me ligjin para, mendon 7 herë para se të firmosë një herë, një kryeministër qëndron besnik i ligjit, qëndron në anën e mbrojtjen e interesave të qytetarëve të tij”, tha fillimisht Berisha.
- Berisha prezantoi kandidatin e opozitës për bashkinë e Kavajës
Berisha u shpreh përpara mbështetësve se u bënë përpjekje për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet dhe në krye të kësaj përpjekje është Edi Rama. Por demokratët e Kavajës dhe të gjithë Shqipërisë i rezistuan këtyre goditjeve, tha Berisha, dhe sot janë në këmbë në mbrojtje të demokracisë dhe pluralizmit.
“Të dashur demokrate e demokratë të Kavajës, qytetare e qytetarë të Kavajës, kudo që jeni sot, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh ndaj jush, për mbështetjen e jashtëzakonshme, rolin tuaj në demokracinë shqiptare, për dashurinë tuaj për Kavajën për Shqipërinë.
I dashur kandidati ynë i shkëlqyer, kandidati i lirisë, i primareve, i fitores, Fisnik Qosja. Ne sot mblidhemi këtu në një kohë kur në pallatet e krimit, të organizatave kriminale, po bëhen projekte ogurzeza, u bënë projekte për të përjashtuar PD-në, forcën politike që solli pluralizmin në Shqipëri, nga zgjedhjet. Sot kjo është përgjigja më e shkëlqyer që kjo organizatë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, merr nga qytetarët e Kavajës dhe do e marrë nga mbarë shqiptarët.
Vitet e fundit PD-ja përjetoi skenare dhe kalvare si asnjë forcë tjetër politike në Europë dhe botë në vendet e lira. Përjetoi skenarin ogurzi të Edi Ramës, mafias shqiptare, mafias ndërkombëtare të asgjësimit të saj. Të gjitha këto, se këta mafiozë shqiptarë, amerikanë e çfarëdolloj kombi ishin, kishin vetëm një qëllim; pushtetin e Edi Ramës ta forconim me të gjitha mjetet në mënyrë që këtu të bashkësundonin me të, në mënyrë që Shqipëria të boshatisjes nga shqiptarët, që shqiptarët të largoheshin masivisht dhe këtu të mbretëronte, sundonte mafia.
Kjo goditje u përballua me një guxim epik nga ju epik nga ju demokratët e demokratet e Kavajës dhe mbarë Shqipërisë. Ju u ngritët me guxim, të vendosur, si të pamposhtur në mbrojtje të vlerave që besoni, të idealeve që besoni”, u shpreh Berisha.
- Berisha: Një kryeministër që ha darka 10 mijë eurosh, i vjedh dhe i urren shqiptarët
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi nga Kavaja kryeministrin Edi Rama se ha darka 10 mijë euro si dhe vjedh e urren shqiptarët. Teksa prezantoi kandidatin e PD për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja, Berisha i quajti zgjedhjet e 14 majit si jetike dhe më të rëndësishmet pas atyre të viteve ’90.
“Këto zgjedhje janë jetike, janë ndofta zgjedhjet pas viteve ’90 më të rëndësishme në historinë e këtij vendi, sepse ne jemi në një betejë me një monizëm që nuk njeh asnjë parim, asnjë ligj, asnjë normë dhe asnjë standard. Ndaj dhe sot çdo qytetar i Kavajës dhe Shqipërisë është në mision të madh, historik për ti dhënë duart këtij regjimi. Fitorja mbi monizmin fillon në 14 maj, kjo fitore është përcaktuese për Kavajën, për Shqipërinë. Kjo fitore është përcaktuese për të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Kjo fitore është përcaktuese për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, kjo fitore kërkon ti dalim zot Shqipërisë.
Edi Rama dhe sekti i tij, organizata e tij kriminale, e shtrirë me tentakula me këta zyrtarët e klonuar prej tij, të cilët vjedhin ditën, natën, në gjumë, me hënë, me diell, në shi në çdo kohë, paratë tuaja. Ju urren ju ai, ai i urren shqiptarët. Një kryeministër që i lejon vetes të qarkojë botën me avion me dhomë gjumi, sikur të ishte i biri i sulltanit të Arabisë Saudite, një kryeminstër që shpenzon 22 mln euro vetëm për fluturime me avion në dispozicion, një kryeministër që blen vazon e drurit 4 mln euro, një kryeministër që ulet drekon, e darkon me 10 mijë euro, ju them unë ju, ai ndaj qytetarëve ka vetëm përçmim, ka vetëm urrejtje.
Ka atë urrejtje dhe përçmim që ka hajduti që i vjedh, edhe Edi Rama vjedh qytetarët nga mëngjesi deri në darkë dhe ndaj i lejon vetes gjithçka, çdo lloj luksi, shpenzimi. Po të kthehemi bashkë në vitin 2012, në atë kohë kishte shumë vizitorë, por jo pak prej tyre makinë të blinduar. Kishim një të modifikuar dhe e vendosëm e blemë një tjetër për delegacionet. Asnjë ditë të vetme dhe kurrë unë atë veturë, atë makinë nuk e kam pasur në dispozicion. A u kujtohet si u mbush shtypi i tyre me sulme; Berisha bleu ‘Benzin’ 600 mijë dollarë. Fluturimet e Edi Ramës janë sot 35 herë më të kushtueshme se Benzi që u ble për delegacione”, tha Berisha.