• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ARRSH, 220 mijë € për rrëshqitjet në rrugën e Sevasterit, mirëmbahet me 1.5 mln €

09:47 : 23/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Shembja e rrugës së Borshit në janar të vitit 2021 ngriti një nga problematikat më të mëdha të bërjes dhe mirëmbajtjes së rrugëve nacionale në vendin tonë. Firma “Salillari” mirëmbante atë aks, por që rikonstruksioni u bë me para shtesë.

Megjithë inspektimet apo hetimet penale të institucioneve, asnjë person apo firmë u vu para përgjegjësisë. Për rrjedhojë, ARRSH akordoi 1.3 milionë për riparimin, duke rënduar arkën e buxhetit të shtetit. Ndërkohë, kohë më pas, e njëjta firmë fitoi tenderin e mirëmbajtjes të së njëjtit aks. Ndërkohë, paralelisht me këtë rrugë, Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi tendera edhe për mirëmbajtjen e rrugëve të tjera kryesore në vendin tonë. Ndër to ka qenë edhe rruga e fshatit Sevaster në Vlorë, në kufi me Tepelenë. Për mirëmbajtjen janë akorduar miliona euro, por rruga ka filluar që të rrëshqasë. Por gjejeni se kush do t’i paguajë paratë e rregullimit të rrëshqitjes? ARRSH-ja apo firma që mirëmban këtë aks?

Tenderi i shpallur me emergjencë nga ARRSH për rrëshqitjet në rrugën e Sevasterit

BoldNews.al ka siguruar dokumentet e një procedure tenderuese për rrëshqitjes e këtij aksi. ARRSH-ja ka hapur tenderi me objekt “emergjence, shembja në aksin Qafë Dushk – Sevaster, km 8.5”. Autoriteti kontraktues është institucioni i drejtuar Evis Berberi, një nga “berberët” e fondeve të buxhetit të shtetit, njeri i afërt me Belinda Ballukun. Fondi për këtë procedurë është 22.392.647 lekë me TVSH ose rresh 220 mijë euro me TVSH. Mësohet se dokumentet janë dërguar me urgjencë në Agjencinë e Prokurimit Publik, teksa në dokumente specifikohet se janë “punime ndërtimi për rrugë të rrëshqitshme”. Por nëse janë të rrëshqitshme, a nuk duhet të mirëmbahen nga firma që mirëmban këtë aks? Në specifikimet teknike thuhet mjaft qartë se firma duhet që të rregullojë rrëshqitjet, ndërsa e mirëmban edhe në pjesët e tjera përbërëse. Por, sa para’ fiton kjo firmë?!

Lexo edhe:

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

ARRSH ka në fuqi kontratën e mirëmbajtjes për këtë segment, duke paguar 1.5 milionë euro
ARRSH ka në fuqi kontratën e mirëmbajtjes për këtë segment, duke paguar 1.5 milionë euro

Redaksia jonë vijoi hulumtimin, teksa u ndalëm te tenderi i mirëmbajtjes së këtij aksi. Sipas dokumentit të mësipërm, disa kohë më parë ARRSH-ja ka hapur një tender me objekt “mirëmbajtje me performancë të rrugëve rajoni jugor” i ndarë në 13 lote. Fondi për të gjitha lotet ka qenë rreth 20 milionë euro, financuar nga buxheti i shtetit. Një nga lotet ka qenë “mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Tepeleneë – Dukaj + rruga k/Salari – Sevaster + rruga Sevaster – Qafë Dushk + rruga Sevaster – Kalivacc + rruga Peshkepi – Gjorm + rruga Bypass Tepeleneë 84 km”. Pra, një nga akset që duhet të mirëmbahej ka qenë edhe rruga Sevaster – Qafë Dushk. Pikërisht, vendi që kishte rrëshqitur! Fondi për këtë lot ka qenë 155.028.811 lekë pa TVSH, ose rreth 1.5 milionë euro. Ndërkohë, shpallja e fituesit është bërë në fund të vitit 2020 dhe ka një afat kohor prej 48 muaj nga neënshkrimi i marrëveshjes kuadër. Pra, një kontratë që është ende në fuqi! Por kjo s’e ka penguar Berberin që të ritenderojë një procedurë tjetër, me para sërish nga buxheti për të mbuluar problemet e mirëmbajtjes.

Etiketa: arrshbelinda ballukuEvis Berberifirma Salillarimirembajtja e rrugeverrugëshembja në aksin Qafë Dushk - Sevastertender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025
AKTUALITET

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

21:08 : 05/06/2025
AKTUALITET

Hoti-Spiropalit: Notere e regjimit! Shijoi këto ditë se në shtator ke arrogancën e Belindës mbi ty

14:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

16:37 : 04/06/2025
AKTUALITET

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025
AKTUALITET

Evis Berberi do të qëndrojë në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së

15:04 : 02/06/2025
Para

Meta fton pedagogët në protestë: Qeveria i kërcënoi dhe intimidoi

TË GJITHA

11 maji/ Vokshi: Ka pasur kudo banda kriminale, zgjidhja është qeveri teknike

21:53 : 09/06/2025

SPAK, i gjati, dhe ‘të paprekshmit’ e godinës së xhamtë

21:47 : 09/06/2025

Përballja me Letoninë, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga

21:46 : 09/06/2025

Alimehmeti: Procesi i 11 majit pati shumë parregullësi

21:45 : 09/06/2025

Shkullaku: SPAK nuk heton krimin zgjedhor, rasti më flagrant është ai i Troplinëve në Durrës

21:40 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit, Italia shënon golin e avantazhit (Video)

21:31 : 09/06/2025

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

21:28 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com