Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur për mediat pas një takimi me deputetët në kryesinë e Kuvendit, u shpreh se dekonspirimi i aksionit të arrestimeve është bërë nga Fatmir Xhafa.
‘Dekonspirimi i aksionit është bërë nga Fatmir Xhafa me porosi të Ramës për të mbrojtur Saimir Tahirin.
‘Rama nuk lejon arrestimin e njerëzve që luajnë rol ne inkriminim e e Xhafës, Tahirit dhe Ramës vete.
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës nuk ndalohet se mbrojti vëllain e Xhafes, për të cilin ka urdhër për ndalim ndërkombëtar për trafik kokaine, dhe bridhte i lirë në Vlorë.
Me Ramën në krye të qeverisë nuk ka as vetting, as dekriminalizim të politikes. Arrestimi i Saimir Tahiri do të ishte hapi i parë për dekriminalizimin e politikës’, tha Basha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:
Një gjë mund të them se dekonspirimi i aksionit për arrestimin e aksioni është bërë nga Xhafaj me porosi të Ramës për të mbrojtur këta njerëz dhe Tahirin
Arsyeja: Rama nuk mund të lejojë arrestimin e njerëzve që do të luanin rol në inkriminimin e vetë Tahirit, Xhafaj, edhe Ramës
Si mund të arrestojë Fatmir Xhafa drejtorin e vlerës që mbrojtur për 4 vjet vëllanë e tij?
Si mundet Xhafaj të firmosë urdhër arresti ndërkombëtar për këta tre koka të policisë kur ka 4 vite që refuzon të zbatojë urdhrin e ndalimit ndërkombëtar për vëllanë e tij.
Këto fakte dhe të tjera dhe të sjella nga opozita faktojnë se Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë funksion si organizatë kriminale
Është një emergjencë kombëtare, një çështje e rëndësishme që të nisë vetingu i policisë.
Duhet një reformim tërësor i Policisë së Shtetit nga një ekip me integritet po kjo nuk mund të ndodhë sa kohë procesi diktohet nga Rama.
Hapi i parë është largimi i Ramës nga kreu i qeverisë. Hapi i dytë spastrimi i Ministrisë së Brendshme. Për të pastruar këtë kancer që ka shtrirë tentakulat e veta përfshirë edhe kryeministrin.
Gjendja është alarmante.
Veprimi i parë që inkurajojmë prokurorinë, është hetimi i kokave të trafikut të drogës. Arrestimi i Saimir Tahirit dhe kokave të policisë përfshirë në këtë aferë është parathënia e një operacioni për pastrimin e politikës së nga krimi.
Edi Rama do bëjë gjithçka për të ndaluar arrestimin e policëve të korruptuar, Xhafaj do bëjë gjithçka.
Në këtë skandal është drejtpërdrejt përgjegjësi kryesor për ngritjen në detyrë të Saimit Rahirit, Edi Rama. Ndaj opozita dhe PD propozojnë si domosdoshmëri largimin e Ramës, për pastrimin e kupolës qeveritare nga krimi.
Largimi i Edi Ramës është politike, e kemi kërkuar dhe do ta kërkojmë me forcë.