• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Seancë mes tensionesh, Mcgonigal kryefjalë, Rama mungon sërish/ Çfarë ndodhi

19:02 : 13/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Seanca e sotme plenare ishte më e shkurtër seç planifikohej dhe me tensione. Tensione që nisën që në hyrje të Kuvendit, me punonjësit e gardës që nuk lejuan hyrjen në parlament të deputetëve demokratë të përjashtuar javën e kaluar nga komisioni i etikës.

Jashtë Kuvendit ndërkohë, simpatizantë të opozitës iu bashkuan thirrjes së kryedemokratit Berisha për protestë.

Seanca nisi në mënyrë të pazakontë: Fill pas fjalës së kryeparlamentares Lindita Nikolla, energjia elektrike u ndërpre për disa minuta. Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit “u dogj pajisja UPS, e cila shërben për balancimin e energjisë në sallën e seancave plenare”.

Me rikthimin e energjisë elektrike në Kuvend, nisi edhe përplasja mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Mazhoranca kërkoi përjashtimin e Berishës lidhur me deklaratat e këtij të fundit më herët, se Charles Mcgonigal ka bërë orgji me ministra të PS në klabe në Tiranë. Vetë Berisha tha se me këtë lëvizje, mazhoranca kërkon të heqë vëmendjen nga afera Rama-McGonigal.

Kryeparlamentarja Nikolli e ndërpreu dy herë seancën, njëherë pas bllokimit të foltores nga deputetë të PD-së dhe njëherë tjetër pasi deputeti Flamur Noka vijonte ti frynte një bilbili teksa deputetët socialistë flisnin.

Lexo edhe:

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

PD e ka shpallur “armik”, kryebashkiaku i Kavajës: Unë komunikoj shpesh me Ramën, përgjigjet pozitivisht

Nikolla madje njoftoi përjashtimin e tij nga seanca plenare, megjithatë deputeti vijoi me të njëjtin veprim.

Në këto kushte, Nikolla hodhi në votim mbylljen e seancës dhe mori mbështetjen e kolegëve socialistë. Seanca u mbyll, me Nikollën që njoftoi se data e seanca së radhës do të bëhet e ditur në një moment të dytë.

Teksa seanca u ndërpre dy herë, kryetari i PD-së Sali Berisha mbajti fjalimet e tij përmes lidhjeve live në FB.

Me mbarimin e seancës plenare, Berisha iu bashkua për disa çaste protestuesve, ku mbajti edhe një fjalim. Ai paralajmëroi se protestat do jenë të vazhdueshme.

“Sot parlamenti shqiptar ju e patë vetë, u dominua totalisht nga fantazma e McGonigal të Edi Ramës. Ajo që Rama kishte planifikuar, kishte planifikuar në mënyrë që të shpëtonte vetë dhe disa deputete ishin ndjerë të lënduara se, pse unë kisha thënë ditën e premte pse ai kishte bërë orgjira me zyrtarë. Por unë çfarë u thashë? Unë u thashë se, ato janë një realitet dhe sigurisht hetimit do ti jepen. Por ato janë terciare. Kryesore është lidhja e dy tradhtarëve McGonigal, tradhtar i kombit të madh amerikan dhe Edi Rama, tradhtar i kombit shqiptar. Tani, çështja numër 1 e parlamentit padiskutim që është komisioni hetimor parlament për një problem që ka tronditur botën, Amerikën, Shqipërinë, NATO-n dhe mbarë botën e lirë. Është në përcaktimin tonë, vendosmërinë tonë, që ky parlament ose do të ju japë zgjidhje këtyre problemeve ose nuk do të mund të trajtojë çështje tjetër. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Por herën tjetër, do të duhet tu marrin leje ju për tu larguar nga parlamenti. Ndaj ju them, më mirë zbatoni rregullat, ligjet, respektoni të drejtat e opozitës. Janë 750 mijë zgjedhës, të drejtat e të cilëve shtypen në parlament. Ne kurrë nuk do të tolerojmë këtë. Rroftë revolucioni, rroftë opozita, rrofshi ju”, tha Berisha mes të tjerash.

Me përfundimin e fjalës së Berishës, nisi edhe shpërndarja e protestuesve.

Më tej, Berisha iu drejtua selisë së PD, nga ku tha se, “kjo betejë do të vazhdojë, do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të revolucionit demokratik, mbi monizmin e bazuar në krimin, drogën, e Edi Ramës”.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ishte sërish prezent në seancën plenare për herë të tretë radhazi. Ai zhvilloi një takim me një zyrtar gjerman, me të cilin mbajti dhe një konferencë për mediat. Po ashtu, teksa para parlamentit protestohej, Rama postoi një video në FB, ku shfaqej në ballkonin e Kryeministrisë duke ndezur qiri për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Etiketa: kuvendparlamentSali Berisha

Lajme të lidhura

RAJONI

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025
AKTUALITET

PD e ka shpallur “armik”, kryebashkiaku i Kavajës: Unë komunikoj shpesh me Ramën, përgjigjet pozitivisht

18:49 : 18/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

12:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur

12:43 : 17/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 48-të të konstituohet

11:44 : 17/07/2025
AKTUALITET

Raporti në Kongresin e SHBA: Rama e Soros përdorën 270 mln dollarë të USAID për të burgosur Berishën

11:03 : 17/07/2025
Para

Berisha nga selia e PD-së: Beteja do të vazhdojë

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com