• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy orë në shesh/ Protestë e përleshje me policinë, sërish tubim nga opozita të enjten (FOTO)

19:22 : 13/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Për të dytën herë që nga momenti kur Sali Berisha paralajmëroi një valë protestash deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, e shtyrë nga shpërthimi i skandalit të korruptimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal me qëllim asgjësimin e Partisë Demokratike, opozita doli në shesh duke kërkuar llogari para Parlamentit.

Në orën 17:00, njëjtë me orarin e nisjes së seancës plenare, ashtu siç Berisha e paralajmëroi të shtunën, disa mijë simpatizantë të PD dhe qytetarë iu bashkuan thirrjes së ligjëvënësve demokratë për të ngritur zërin jashtë Kuvendit.

Teksa në hyrje të godinës oficerët e Gardës tentuan t’ia vështirësonin misionin opozitës, duke penguar hyrjen e 8 deputetëve të përjashtuar nga Këshilli i Etikës me 10 ditë, 100 metra më tej në portën hyrëse të Kuvendit gjakrat u ndezën herët.

Vetëm 20 minuta pas nisjes së tubimit, protestuesit u përleshën me forcat e policisë që ishin vendosur në vijën e parë të kordonit që ruante hyrjen, duke hedhur mjete piroteknike, flakadanë dhe fishekzjarre në drejtim të tyre.

Në momentin që drejt turmës kanë shkuar deputetët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi, Albana Vokshi e të tjerë, të cilët nuk u lejuan të hyjnë në sallë sepse u bllokuan nga oficerët e Gardës, protestuesit kanë tentuar të çajnë edhe kordonin e policisë.

Lexo edhe:

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

 

1 nga 12
- +

Kjo beri që forcat e rendit të zëvendësoheshin menjëherë nga efektivë me skafandra të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët nuk kursyen as gazin lotsjellës.

Incidenti i vetëm i tubimit zgjati përreth 15-20 minuta dhe qetësia u rivendos, por protestuesit nuk nguruan që nëpërmjet megafonit t’i bëjnë thirrje efektivëve të policisë për t’u bashkuar me popullin e thjeshtë, duke thënë: “Dorëzoni uniformat, dorëzoni kapelet. Rama ik!”.

Sakaq, edhe pse kryeministri Edi Rama mungonte në seancën plenare, protestuesit i kujtuan atij përmes pankartave që mbanin në duar se ka hyrë në telashe me SHBA-të, pasi me ironi shkruanin: ““Edi Rama, homo corruptus” apo “Edi me dash’, shkon në Shtëpinë e Bardhë”.

Mes ironisë së hollë për skandalin “McGonigal” dhe përfshirjen direkte të Ramës në aktakuzën e drejtësisë amerikane, nuk munguan as pankartat ku shkruhej: “Demokracisë i dalim zot”, “Edi is a brand name in FBI files” dhe “Edi, FBI is watching you”.

Ndërkohë turmës së protestuesve iu drejtuan me disa fjalë të shkurtra deputetët e PD, por edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili iu bashkua protestës duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

Në fjalën e saj deputetja Albana Vokshi u ndal te skandali McGonigal duke thënë se Rama gjen para për korruptimin e një ish-zyrtari të FBI-së dhe nuk mund të gjej për paga, pensione apo për të zgjidhur të tjera halle të shqiptarëve.

“Ka para për të rritur pensionet e pagat por Rama i merr dhe ja jep me valixhe McGonigal për përftime personale e për të shkatërruar opozitën. U përjashtuam se kërkuam 3 mocione. I hodhi poshtë Lindita me urdhër të Ramës. Ne nuk dorëzohemi”, tha ajo.

Vokshi u ndal edhe incidenti me Gardën duke thënë se qytetarët dhe opozita problemin nuk e kanë me oficerët apo policinë, përkundrazi lëshoi një thirrje në drejtim të tyre duke u kërkuar të bashkohen me popullin.

“Sot vuri Gardën e policisë përballë nesh. Ne nuk e kemi me policinë e Gardën, janë bij nënash. I bëj thirrje të bashkohen me popullin e të mos i shërbejnë Ramës e Rilindjes. PD është e vendosur t’i dalë zot Shqipërisë e të mbroje demokracinë. një thirrje për çdo qytetar: Ejani bashkohuni me ne. Është çështje demokracie jo partie politike”, deklaroi deputetja e PD.

Ndërkohë, deputetja Ina Zhupa tha nga protesta se Rama tenton që t’i orruptojë të gjithë dhe duke cituar një qytetarë bëri deklaratën e fortë, duke thënë se buka po merret me pikatore, dhe djathi me vizore.

“Ku ka më mirë që të dëgjohet zëri i juaj, zëri i opozitës, por kryeministri korrupton këdo, që nuk e duron dot PD. Kryeministri që do ta zëvendësojë PD dhe të ketë një regjim autokrat, për të zhdukur opozitën. Një zonjë këtu më tha; Buka merret me pikatore, dhe djathi me vizore.

Liria nuk shitet dhe ju luftoni për lirinë, demokracinë, për një vend që duhet të jetë anëtar i NATO-s dhe të jetë i denjë. Jo të paguajmë për të sulmuar opozitën dhe për të njollosur atë. Edi Rama ka frikë, ka tre javë që është zhdukur nga Kuvendi”, u shpreh Zhupa.

Sakaq, nënkryetari i PD Luçiano Boçi bëri thirrje që protestuesit të thërrmojnë portat e Parlamentit në kuadër të revolucionit.

“T’i thërrmojmë këto porta sepse duam lirinë dhe demokracinë. Të dashur demokratë, ata që mendojnë se mund të fshehin të vërtetën të mos e çojnë në mend se ne në këtë shesh na ka sjellë urrejtja por dashuria për vendin dhe besimin. Ata që mendojnë se mund ta fshehin të vërtetën mos të mendojnë se do të shuajnë protestën tonë, jo, revolucioni demokratik do e arrijë qëllimin”, deklaroi Boçi.

Fjalim me tone të larta ishte edhe ai i kreut të PL, Ilir Meta, i cili nënvizoi se Rama është kapur në flagrancë duke kryer akte kundër pluralizmit në Shqipëri.

“Parlamenti është house of representative, shtëpia e përfaqësuesve të popullit. Ne përfaqësojmë të paktën 750 mijë vota. Kanë tmerr nga opozita. Ky nuk është më Parlamenti i qytetarëve shqiptarë. Është kthyer në një zyrë noteriale, të një kryeministri të kapur në flagrancë duke bërë aktet më të rënda kundër pluralizmit të Shqipërisë”, tha Meta.

Duke falënderuar shqiptarët që i janë përgjigjur në një numër të madh thirrjes së opozitës për protestë, Meta deklaroi se opozita do të fitojë dhe se Edi Rama dhe sekti i tij do ti bashkohen McGonigalit, duke iu referuar qelisë.

“Ne do të fitojmë se shqiptarët e Shqipëria do të jenë këtu për qindra e mijëra vjet të tjerë ndërsa Rilindja, sekt i pabesë kundër familjes e Adheut, do shkojë atje ku është McGonigali. Ju falenderoj për qëndresën e qytetarinë tuaj. Fitorja është shumë e shpejtë”, shtoi Meta.

Protesta që “ngriti në këmbë” Policinë e Shtetit duke angazhuar 1100 efektivë dhe nxjerren nga garazhi të autobotëve me ujë, u mbyll pas rreth dy orëve me fjalën e kryedemokratit Sali Berisha, i cili konfirmoi se të enjten do të ketë sërish protestë.

“Problemi kryesor i çështje Rama-McGonigal është Rama. Opozita ja ku e ka popullin, populli do të flasë, Jam shumë i kënaqur dje janë heronj. Dhe janë të gatshëm të futen në sallë nëse do ta konsiderojnë oportune. Mund të futet dhe të rrijë aty në grevë urie. Edi Rama kërkon ta paraqesë si turist seksi, por nuk do ta pranoj kurrë si të tillë. Vula e PD është e PD dhe do të mbetet e tillë”, tha lideri i opozitës në mbyllje të tubimit.

Etiketa: protesta e PDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

14:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha mbron projektin në Zvërnec: Ata që qajnë, grup hipokritësh

14:13 : 03/06/2026
Para

Protesta e opozitës përpara Parlamentit, dy persona shoqërohen në komisariat

TË GJITHA

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom