• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nesër protesta zhvendoset përballë Kuvendit, Meta-Berisha njëzëri: Revolucioni na fton!

10:50 : 12/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pas protestës të mbajtur dje në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku mijëra shqiptarë iu bashkuan thirrjes për dorëheqjen e Edi Ramës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ditën e sotme ka ftuar shqiptarët për protestën e radhës.

Atë të cilën Berisha e quan “Revolucion” do të mblidhet të hënën e 13 shkurtit në orën 17:00 përballë Parlamentit.

“Revolucioni na fton! Nesër, 13 shkurt ora 17.00, të gjithë para parlamentit!’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në mesazhin e tij, drejtuar shqiptarëve.

Në protestën e opozitës në Tiranë u kërkua dorëheqja e kryeministrit Rama, të cilin opozita e cilëson përgjegjës për korrupsionin në nivel të lartë dhe për emigrimin e rinisë dhe të njerëzve të kualifikuar nga Shqipëria.

Protesta anti-qeveritare e mijëra mbështetësve të opozitës në Shqipëri, që u zhvillua të shtunën, përfundoi pa eksese të rënda. Disa protestues hodhën tymuese në hyrje të godinës së kryeministrisë, të mbrojtur nga disa qindra efektiva të policisë së shtetit në të gjithë perimetrin e godinës

Lexo edhe:

Sllovakia në këmbë/ Protesta masive kundër qeverisë së Robert Ficos

Thirrje për drejtësi/ Vrasja e dy vajzave të reja shkakton zemërim publik në Buenos Aires

Me sloganet “Shqipërisë do t’i dalim Zot” dhe “Demokracisë do t’i dalim Zot”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në vijim të pretendimeve të opozitës për korrupsion, për varfërinë papunësinë dhe emigrimin e rinisë.

Protesta u drejtua nga Sali Berisha, ish kryeministër dhe ish kryetar i Partisë Demokratike, (PD) forca më e madhe politike opozitare në Shqipëri. Pjesëmarrëse në protestë ishte edhe “Partia e Lirisë”, ish Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)  dhe lideri i saj, ish Presidenti Ilir Meta.

  • Reagimi nga Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të rëndësishëm.

Me një status në rrjetet sociale, Meta ka shkëputur një fragment nga fjala e tij gjatë protestës së djeshme të opozitës ku mijëra shqiptarë marshuan dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas Metës, ndryshimi do të vijë me çdo çmim, ndërsa në krahun tjetër aleati i tij Sali Berisha ditën e sotme ka konfirmuar se protesta e radhës do të zhvillohet nesër në orën 17:00 përballë Parlamentit.

“Populli nuk do të lejojë më kurrë, që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin dhe dëbon qindra mijëra shqiptarë dhe sidomos të rinjtë dhe fëmijët nga Atdheu i tyre. Ndryshim Me Cdo Cmim”, shkruan Meta.

Opozita ka akuzuar mazhorancën, Edi Ramën dhe Lindita Nikollën, si njerëzit që kanë marrë peng parlamentin dhe nuk i japin hapësirë opozitës. Ditët e fundit, kreu i PD-së ka bërë thirrje për protesta tek parlamenti, pasi siç thotë ai, ai është tempulli i qytetarëve e jo i qeveritarëve të korruptuar me në krye Edi Ramën.

Gjatë protestës së djeshme Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës i cili duhet të merret si i pandehur për skandalin “McGoigal” dhe implikimin e tij në aferën e lobimit kundër opozitës shqiptare.

 

  • 13 shkurti, ditë zie Kombëtare por Nikolla ka dhënë “OK” për seancën e radhës në Kuvend:

Pavarësisht se qeveria e ka shpallur Ditë Zie Kombëtare, ditën e hënë, (13 shkurt) do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Seanca plenare do të nisë në orën 17:00.

Ky njoftim vjen vetëm pak orë pasi Partia Demokratike tha se nëse të hënën do të kishte Kuvend, ata do të zhvillonin protestën e radhës.

“Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)” thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Etiketa: Partia DemokratikeprotestarevolucionSali Berisha

Lajme të lidhura

BOTA

Sllovakia në këmbë/ Protesta masive kundër qeverisë së Robert Ficos

09:22 : 28/09/2025
BOTA

Thirrje për drejtësi/ Vrasja e dy vajzave të reja shkakton zemërim publik në Buenos Aires

09:06 : 28/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Berisha nxjerr mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë!

21:43 : 27/09/2025
BOTA

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd

19:03 : 27/09/2025
AKTUALITET

Tre vite nga vdekja e 22-vjeçares keniane, Berisha: Krim i mbuluar nga qeveria

20:11 : 26/09/2025
AKTUALITET

Takimi në ishullin Aruba me bosët e krimit/ Berisha thirrje Ramës: Jep dorëheqjen ose do bëjmë padi!

13:24 : 26/09/2025
Para

Ishte në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 34-vjeçari në Fushë-Krujë

TË GJITHA

“Më jep 800 euro ose…”/ Kanosi të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari nga Pogradeci

13:57 : 28/09/2025

DASH “nxin” qeverinë Rama, Bardhi: Provoi denoncimet e opozitës për kriminalizimin e ekonomisë

13:48 : 28/09/2025

NATO forcon praninë në Baltik pas inkursioneve me dronë

13:39 : 28/09/2025

Plagosja me armë zjarri nga kunati, arrestohen autori dhe i lënduari. Shpallet në kërkim nipi

13:28 : 28/09/2025

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca

13:07 : 28/09/2025

‘Sulmet ruse zgjatën 12 orë’, Zelensky: Mbi 600 dronë mbi Kiev vranë 4 persona

12:58 : 28/09/2025

Përfshihet nga flakët një apartament në Astir

12:43 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com