• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kim dhe King-Smith të korruptuar”, Berisha zbulon planin e dy ambasadorëve për asgjësimin e PD

21:39 : 07/02/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha ambasadorët e SHBA dhe Britanisë së Madhe në Tiranë, Yuri Kim dhe Alastair King-Smith janë të korruptuar dhe “siamezë” të Charles McGonigal, që kanë pasur një strategji për të asgjësuar opozitën dhe për të larguar atë nga jeta politike në vend.

Këto akuza të forta në drejtim të diplomatëve që përfaqësojnë dy nga partnerët më të fuqishëm të Shqipërisë, Berisha i bëri në studion e emisionit “Debat”, ku ndër të tjera nënvizoi se ka edhe një skenar për forcimin e pushtetit të Edi Ramës.

“Kam me qindra fakte për këtë dhe unë jam sot këtu për t’u rikujtuar shqiptarëve se shpallja non-grata e Sali Berishës, të cilin e kam deklaruar si një vendim të bazuar në lobim korruptiv të Edi Ramës e Soros. Nuk besoj se ka shqiptar që nuk i di përpjekjet antikushtetuese e antiligjore, antidiplomatike të guvernatores Yuri Kim, njeriun që ajo donte kryetar opozite për të vendosur në kontroll të plotë opozitën e një vendi, e cila tani hesht. Kim hesht, sepse është sjellë si motër siameze me McGonigal, ashtu siç u korruptua McGonigal dhe u angazhua me fuqinë e postit të tij kundër opozitës po kështu u korruptua zonja Kim dhe u angazhua në luftë të turpshme dhe pa princip për të shkatërruar opozitën shqiptare. E kam denoncuar me kohë, po kështu u korruptua zonja Kim dhe u angazhua në luftë të turpshme për të shkatërruar opozitën shqiptare.  Duke mos paraqitur dot shqiptsrëve dhe komunitetit ndërkombëtar qoftë edhe një provë të vetme, kur opozita ishte dhe është popullata më proamerikane, i tregoi barin, i bëhej thirrje për të mos votuar këtë apo atë. Kur emisarë vinin dhe thoshin se kishin dosje për t’ua sjellë”, tha Berisha.

Duke u ndalur te pagesa prej 225 mijë dollarë që është bërë nga ish-agjenti i SHIK Agron Neza për Mcgonigal, Berisha tha se faktet janë të pamohueshme dhe akti është korrupsion i mirëfilltë me urdhër të Edi Ramës.

“Mediat kanë denoncuar për vakancat e saj me qeveritarë dhe afër tyre, nuk mohohen këto dhe këto janë thënë publikisht disa herë. Nuk ka një Agron Nezë që të çojë paratë dhe të japë në restorant a parking, por korrupsioni ka qenë në forma të ndryshme. Kanë qenë veprime korruptive të mirëfillta që nuk shprehnin parimet e mëdha mbi të cilat është ndërtuar kushtetuta e SHBA. Pse hesht zonja tani? Ajo që u ka fol shqiptarëve detin e malet, për Enkelejdin e Lul Bashën, për Ramën e të gjithë ministrat me radhe, pse nuk u thotë një fjalë në këtë moment krize më të thellë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike nga Enver Hoxha me SHBA. A ka një detyrim ajo? Ajo nuk kishte respekt për shqiptarët, ndiqte një agjendë që synonte shkatërrimin e opozitës dhe forcimin e pushtetit të Edi Ramës, më të korruptuar. Ajo është pjesë e këtij skenari”, theksoi kreu i PD.

Lexo edhe:

“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

Pjesë të këtij skenari Berisha bëri edhe ambasadorin britanik në Tiranë Alastair King-Smith që sipas tij ndan shumë gjëra me Erjon Veliajn dhe Lul Bashën për shkatërrimin e opozitës.

Sipas Berishës Kim dhe King-Smith nuk përfaqësojnë denjësisht vendet e tyre, por kanë vepruar për interesa okulte dhe personale.

“I njëjti skenar me Alastair King-Smith, i cili edhe këto ditë mbledh gazetarët duke i thënë si një aventurier ri dy shekujve me parë se kush duhet të jetë dhe kush nuk duhet të jetë në politikën shqiptare. Ai në fakt ndan shumë gjëra me Erion Veliajn dhe Lulzim Bashën. Ai është. Unë nuk kam interesa personale, por kam interesat e vendit tim, nuk pranoj që një ambasador të sillet këtu sikur kjo është një koloni e vendit të tij, ky është vend sovran.  Unë garantoj se me qëndrimet e tij, me mbështetjen pa kusht qe i ka dhënë këtij regjimi, është një shkak, ndoshta jo kryesor por i përfillshim i vrasjes së shpresës dhe largimit të shqiptareve nga vendi i tyre”.

Etiketa: afera McGonigalAlastair King-Smithambasadorja Yuri KimSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

17:31 : 12/10/2025
AKTUALITET

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

13:22 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

15:36 : 09/10/2025
Para

Kombet e Bashkuara japin 25 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë

TË GJITHA

Riparimet në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, rrugët që do të bllokohen sot

08:45 : 13/10/2025

Kërcimi “zbret” në aeroport: performancë e jashtëzakonshme në TIA nga trupa e baletit të Angjelin Preljocaj

08:39 : 13/10/2025

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

08:28 : 13/10/2025

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

08:25 : 13/10/2025

REL: Zgjedhjet lokale në Kosovë – të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

08:24 : 13/10/2025

Këmbimi valutor 13 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

08:14 : 13/10/2025

Studimi: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

08:04 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com