• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Dëshmitari: Më kërcënuan t’u jepja makinë…

19:39 : 01/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Wshtw mbajtur ditwn e sotme seanca e radhës ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit, ngjarje e cila ndodhi vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan.

Në seancën me dyer të mbyllura që zgjati më shumë se 2 orë dëshmoi shoku i viktimës, Mehmet Greca, i cilësuar si “molla e sherrit”. Sipas detajeve që u zbuluan nga ajo që ndodhi brenda sallës së gjyqit, Mehmet Greca ka pohuar se mjeku Xhuvani, përpara se të vritej, është bllokuar nga 2 persona që nën bluzë kishin armë që dukeshin pistoleta. Mehmet Greca në fakt pohoi se viktima është vrarë pa ofenduar vrasësin dhe madje as personat e tjerë.

Për avokatin mbrojtës të familjarëve të viktimës, avokatja Rezarta Tahiraj u shpreh se dëshmia e Grecës e dëshmon situatën e të akuzuarit për vrasje.

“Dëshmia kontribuon në dhënien e një shpjegimi të qartë e logjik se në atë ditë të vrasjes ka qëlluar jo vetëm vrasësi por edhe dy persona të tjerë që gjithsesi duken që i përkasin strukturës paramilitare të mbrojtjes së votës ose bashkëpunëtorëve të tyre eventualë të jashtëm. Deklaratat e Mehmet Grecës përgënjeshtruan se vrasja ishte një reagim për ofendimet e marra nga mjeku Xhuvani. Mehmet Greca në fakt pohoi se viktima është vrarë pa ofenduar vrasësin dhe madje as personat e tjerë. Një sjellje që është në kontrast të pastër me qetësinë dhe mençurinë që do të duhej të tregonte gjithmonë një ushtarak i specializuar, edhe kur nuk e ka më atë rol sikurse ndodhi për Arbër Papjekajn,”- tha avokatja.

Ndërkohë që dëshmitari, Paolo Tupi, pronari i një servisi pranë vendit të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, dëshmoi në sallën e gjyqit se ishte kërcënuar nga autori për t’i dhënë një automjet.

Lexo edhe:

Krim i rëndë në Budva/ 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin, më pas ulet në kafe dhe pret policinë

Elbasan/ 8 të arrestuar për prostitucion, mes tyre shtetas kinezë dhe brazilianë

“Dëshmitari tjetër deklaroi se për t’u arratisur larg nga Elbasani vrasësi e ka kërcënuar ta vrasë me një armë nëse nuk do t’i kishte dorëzuar një automjet që e përdori më pas. Ky episode, shpjeguar në detaje nga dëshmitari që pësoi rrëmbimin e automjetit tregon përsëritjen e metodës dhe të veprimeve kërcënuese të vrasësit, gjithmonë me një armë në dorë dhe me kërcënimin për ta përdorur atë për të vrarë,”-shtoi avokatja mbrojtëse. Gjatë seancës dëshmoi edhe Julian Mata, ndërsa në seancën e radhës që pritet të mbahet më 8 shkurt, pritet që të vijojë thirrja e dëshmitarëve të tjerë.

Por në seancën e sotme ishin kërkuar që të dëshmonin 15 persona, nga të cilët iu përgjigjën thirrjes së gjykatës vetëm 2 prej tyre; njëri paraqiti raport mjekësor për mungesën e prezencës ndërsa tre të tjerë munguan me pretendimin se nuk ndodheshin fare ne Shqipëri. Duke qënë se seanca u shty, u vendos që seanca e radhës të zhvillohet në 8 shkurt.

Etiketa: Arber PaplekajelbasanhetimePjerin Xhuvanivrasje

Lajme të lidhura

RAJONI

Krim i rëndë në Budva/ 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin, më pas ulet në kafe dhe pret policinë

11:32 : 26/07/2025
AKTUALITET

Elbasan/ 8 të arrestuar për prostitucion, mes tyre shtetas kinezë dhe brazilianë

11:13 : 26/07/2025
Në foto: Çlirim Dogani , bashkëpunetori ne vrasjen e Anesti Ramës
AKTUALITET

Bashkëpunëtor në krimin horror/ Çlirim Dogani dyshohet se ishte në lidhje me vajzën e Anesti Ramës

10:48 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në vend: 29 vatra zjarri në 24 orë, 13 ende aktive

10:17 : 26/07/2025
BOTA

SHBA-ja vret një udhëheqës të Shteti Islamik në Siri

17:29 : 25/07/2025
Autorja e krimit
AKTUALITET

26-vjeçarja mbyti me tel të atin, kryeplaku i fshatit: Nënë e bijë e rrihnin, e linin pa bukë

13:55 : 25/07/2025
Para

Rrëfimi para Papa Françeskut: Më kanë përdhunuar dhe më detyruan të ha mish njeriu

TË GJITHA

Trump flet nga Skocia: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

12:33 : 26/07/2025

Zbardhet vrasja e babait në Fier! Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti

12:27 : 26/07/2025

Aksioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal të kokainës, kush është personi i katërt që u arrestua

12:16 : 26/07/2025

Incidenti në ndeshjen e Besiktas/ Muçi bën për spital fotografin, 2 fraktura dhe 1 çarje

12:12 : 26/07/2025

Zyrtare/ Elbasani forcon sulmin, firmos me 21-vjeçarin e Malishevës

11:56 : 26/07/2025

Shpërndanin kokainë, arrestohen 2 persona në Tiranë, sekuestrohen mbi 1 kg drogë

11:50 : 26/07/2025

Zyrtare/ Skënderbeut i largohet portieri, vendos të luajë në futbollin kosovar

11:48 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com