Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar sot para medias se “një tjetër zhvillim skandaloz”, siç e quajti ai: Kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet më të rrezikshme të Durrësit duke u kërkuar të blejnë vota.
“Partia Demokratike e ka ngritur me forcë zërin se në këto zgjedhje Edi Rama ka angazhuar para dhe forcën e bandave kriminale, – tha basha. – Sot do të prezantojmë një tjetër zhvillim sksndaloz. Vangjush Dako është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet më të rrezikshme të Durrësit duke u kërkuar të blejnë vota. Shërbimet partnere e kanë kapur gafil duke bërë pazare në telefon, tendera. Janë miliona euro që ka premtuar për blerjen e votave.
Këtë fakt e di Gjushi po dhe mentori i tij Edi Rama. Ndaj ata ndërhynë fuqishëm për të larguar prokurorin që po merrej me këtë aferë kriminelë. Këtu gjenden edhe arsyet e dorëheqjes së papritur të Drejtorit të Shërbimit Intelegjent Shqiptar.
Me presione kriminale, Edi Rama ka larguar prokurorin Anton Martini që po heton vjedhjen e votave në Durrës. Ai është emëruar me ngritje në Durrës me shpresën që të shpëtojë Gjushin
I kërkoj sot Prokurorisë të hetojë nëne lëvizja e Anton Martinit është bërë me ndërhyrjen e Edi Ramës.
Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë që po hetojnë për vjedhjen e zgjedhjeve.
PD do të vazhdojë betejën për të çmontuar lidhjen kriminale më botën e krimit.
Të gjithë shqiptarët panë sesi Rama mbrojti beniaminin e tij. Tani Rama do të mbrojë Dakon nga prangat. Mbron Dakon sepse mbron veten e tij.
Këta janë marionetat e pushtetit të Edi Ramës. Atij po i afrohen prangat.
PD është e vendosur të japë mbështetjen që Dako të dalë para logjit
Këto fakte janë të dokumentuara që e lidhin Dakon me procesin mafioz të blerjes së votave
Ndaj drejtësia duhet të veprojë shpejt.
Peshqit e mëdhenj kanë rënë në rrjetë.”