• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosova nën “pushtimin” e reshjeve të shiut/ Banorët: Gjithçka është shkatërruar

20:11 : 21/01/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Vërshimet në Kosovë dhe dalja e lumenjve nga shtrati sollën probleme të shumta për qytetarët edhe në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe.

Ismet Zaimoviç nga komuniteti boshnjak jeton në pjesën veriore të Mitrovicës. Ai është një prej banorëve të shumtë të kësaj komune, të cilëve iu përmbytën shtëpitë, duke iu shkaktuan dëme të mëdha.

Ky 83-vjeçar, gjatë gjithë jetës së tij ka jetuar pranë urës së re të Lumit Ibër që gjendet afër vendit të njohur si Shkëmbi i Dudës. Por, ai tha se situatë të tillë, të shkaktuar nga reshjet, nuk ka parë në dhjetëra vite.

“[Vërshime] ndodhën edhe dy vjet më parë, por kurrë nuk ka qenë kështu. Mëngjesin e sotëm zjarrfikësit na nxorën nga shtëpia. Ka shumë ujë brenda, dyshemeja është ngritur, ka dëme, frigoriferët, ngrohëset termale, gjithçka është shkatërruar”, tha Zaimoviç për Radion Evropa e Lirë.

Ai tregoi se ka gjetur strehim të përkohshëm, duke shtuar se askush deri më tani nuk ka evidentuar dëmet, pasi nuk mund të shkojë deri te shtëpia.

Lexo edhe:

DASH “nxin” qeverinë Rama, Bardhi: Provoi denoncimet e opozitës për kriminalizimin e ekonomisë

Këlliçi: Raporti i DASH ekspozoi pasojat ekonomike të korrupsionit në qeverisjen Rama

“Së pari, një dollap kushton 3 mijë euro dhe tani po prishet, parketi, gjithçka është shkatërruar”, tha Zaimoviç, duke kujtuar se hera e fundit kur situata kishte qenë e ngjashme kishte qenë para më shumë se 40 vjetësh.

“Qysh në vitin 1979, kur uji hyri nga dritarja”, kujtoi ai.

“Unë kam vetëm pension, nuk e di se si do t’ia bëjmë. Diga tani është duke u lëshuar në [Liqenin] Ujman, por është dashur ta bëjnë më herët, para se të ndodhte kjo”, theksoi ai.

Shtëpia e Katarina Axhançiç, nga komuniteti serb, e cila jeton në Lagjen e Boshnjakëve, është përmbytur krejtësisht. Ajo tha për Radion Evropa e Lirë se të enjten në mëngjes nuk ka shkuar në punë, pasi e ka vërejtur se niveli në Lumin Ibër, i cili gjendet në afërsi të shtëpisë së saj, ishte duke u rritur ndjeshëm.

“Niveli i ujit po rritej dhe Ibri filloi të dilte nga shtrati. Shpresuam se nuk do të ishte vërshim i madh. Ishte rrezik më i madh dy vjet më parë, por atëbotë uji arriti vetëm deri në oborr”, tregoi Katarina.

Në bregun e Ibrit, në Mitrovicë të Veriut, gjenden rreth 20 shtëpi. Ato nuk gjenden shumë larg lumit, por Katarina tha se kishte ndërmarrë të gjitha masat që të kishte mbrojtje para se të ndërtonte shtëpinë.

“Kemi hedhur 20 kamionë me dhe për ta ngritur nivelin, për ta bërë më të sigurt sesa ishte lartësia e oborrit tim. Shtrati i Lumit Ibër është tre metra e gjysmë më i ulët”, tha ajo.

Këtë herë, uji hyri papritur dhe shpejt në pronën e saj. Pasi vuri re se uji kishte depërtuar në banjë, brenda pak minutash në gjithë shtëpinë niveli i ujit u rrit në lartësi prej 40 centimetrash. I gjithë kati përdhes i shtëpisë së saj, ku ka dhomë dite, dhomë gjumi dhe banjë, u vërshuan.

Ajo po ashtu tha se shtëpia e saj gjendet në lartësi më të madhe sesa shtëpitë përreth, ku niveli i ujit është më shumë se gjysmë metër.

Në disa prej shtëpitë e fqinjëve të saj, niveli i ujit ka arritur në lartësinë e dritareve. Asaj iu dëmtuan të gjitha pajisjet elektroshtëpiake dhe mobilet. Megjithatë, ajo tha se është mirë me shëndet dhe kjo është më e rëndësishmja.

Katarina tha se të enjten një ekip i kryetarit të komunës paralele serbe, Aleksandar Spiriç, i ka vizituar dhe se u ka ofruar strehim të përkohshëm në konviktet e studentëve.

Katarina tha se beson se meqenëse hidrometeorologët kanë paralajmëruar reshjet e shiut, është dashur të ndërmerren masa parandaluese dhe tani është vonë, pavarësisht se janë vendosur thasë me rënë.

Në Lagjen e Boshnjakëve, vendbanim multietnik, nuk ka energji elektrike, pasi transformatorët janë nën ujë. Në ditët në vijim po ashtu është parashikuar se do të ketë reshje të shiut.

Fatmir Xhaka, një shqiptar që jeton në Mitrovicë të Veriut, po ashtu kujtoi vitin 1979 kur kishte pasur vërshime, teksa shikonte shtëpinë e tij që gjendet buzë Ibrit.

Shtëpia e tij e vjetër është vërshuar nga uji, sikurse edhe shtëpia e familjarëve të tij që banojnë aty pranë.

Megjithatë, ai u shpreh i lumtur që shtëpia që sapo ka ndërtuar nuk u vërshua. Ai tha se në shtëpinë e të familjarëve të tij, që jetojnë afër, gjithçka është shkatërruar dhe se qasja në shtëpi është e pamundur.

“Uji erdhi papritmas. Për një orë u përmbyt gjithçka. Për gjysmë ore vërshoi uji, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Gjithmonë ka ndodhur gradualisht, gjë që të lë kohë të përgatitesh dhe ne nuk e prisnim që të vinte uji kështu”, tha ai.

Të gjithë në këtë zonë thanë se para dy vjetësh, në po të njëjtën periudhë, Lumi Sitnica doli nga shtrati dhe bëri që Ibri të vërshonte. Por, tani situata është ndryshe, pasi gjendja në Sitnicë është e qetë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës tha më 21 janar se pas ndaljes së reshjeve të shiut, situatë është e qetë, teksa shtoi se po bëhen intervenime të ndryshme në zona të caktuara.

Ndërkaq, Policia e Kosovës tha se po vazhdon monitorimin e situatës, për shkak se niveli i ujit në lumenj është ende i lartë. Ky institucion tha se nivel më i lartë i ujit është në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që nisën më 19 janar, disa qytete të Kosovës u përballën me vërshime./ Marrë nga REL

Etiketa: apelbanorëmoti i keqqeveriashtepi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DASH “nxin” qeverinë Rama, Bardhi: Provoi denoncimet e opozitës për kriminalizimin e ekonomisë

13:48 : 28/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Raporti i DASH ekspozoi pasojat ekonomike të korrupsionit në qeverisjen Rama

12:37 : 28/09/2025
AKTUALITET

Tabaku: Shtrenjtimi i jetesës po e bën të pamundur mbijetesën e familjeve shqiptare

10:23 : 28/09/2025
AKTUALITET

Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani gati 400 mln euro

08:15 : 28/09/2025
AKTUALITET

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

11:43 : 27/09/2025
AKTUALITET

Kadastra “ngatërron” dy herë rrugën me lagjen, qytetarja s’merr shtëpinë e saj

21:17 : 26/09/2025
Para

Daily Mail:Bllokohen gomonet, bandat shqiptare promovojnë udhëtime me kamion e avion

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/09/2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams, tërhiqet nga gara për mandat të dytë

22:53 : 28/09/2025

Zgjedhjet në Moldavi, PAS ka një epërsi të qartë me 43% kundrejt 29% të opozitës pro-ruse

22:30 : 28/09/2025

FOTO/ Ushtria izraelite shkatërron një ndërtesë të lartë në Gaza

22:10 : 28/09/2025

Gjenerali serb Pavkoviç i dënuar për krime lufte në Kosovë lirohet nga burgu

21:50 : 28/09/2025

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

21:28 : 28/09/2025

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com