Ish–kreu i Hipotekës së Kavajës, Seit Çikalleshi, i përfshirë në skandalin me pronat në Spille, mund të bashkëpunoj me drejtësinë, duke marrë statusin e të pandehurit. Një ditë pas vetëdorëzimit në policinë e Kavajës, Seit Çikalleshi, ish–kryeregjistrues i Hipotekës së qytetit bregdetar mëoshet se ka kërkuar që të bëhet bashkëpunëtor me drejtësinë.
Burime për Panorama bëjnë me dije se Çikalleshi ka pranuar të bashkëpunojë, duke u vënë në dispozicion të prokurorisë për të shpjeguar mënyrën se si ka funksionuar transaksioni i pronave ranishte në zonën e plazhit të Spilles. Sipas organit të akuzës, janë tjetërsuar rreth 36 ha tokë në zonën bregdetare, ndërsa falsifikimi i pronave kishte filluar prej vitit 2000. Për këtë çështje janë nën hetim 11 persona të prangosur, për 8 nga të cilët gjykata ka caktuar, masat e sigurisë, arrest me burg.
Nga deklarimet e personave të marrë në pyetje lidhur me hetimet për këtë dosje, vihet re se pjesa më e madhe e atyre që kanë fituar tokë ranore në Spille, sipas kësaj skeme, i kanë dhënë Ilir Kajës vetëm kartën e identitetit.