Nga: Enkel Xhangoli
U desh që të vinte një gazetare nga Italia për të rrëfyer realitetin e trishtë të fëmijëve në Bulqizë.
Personalishtë i jam shumë mirënjohës gazetares e cila udhëtoi me orë të tëra për të ti rrëfyer italinëve, por dhe shqiptarëve se çfarë ndodh në shqipëri.
Po, edhe shqiptarëve!
Si është e mundur që deri dje nuk kujtohej askush për Bulqizën?
Askujt nuk nuk i shkonte në mendje se si jetonin familjet në Bulqizë, apo me sa vështirësi rriteshin fëmijët.
Askush nuk e përmendte Bulqizën deri pak ditë më parë, ku befas u zbulau se për të fituar kafshatën e gojës fëmijët kërkonin krom në shi dhe diell.
Por, për të qenë brenda realitetit, fëmijë që punojnë në moshë të vogël për të ndihmuar familjet e tyre, për të blerë një thesë miell apo bukë në darkë, nuk është diçka e re për vendin tonë.
Bulqiza përmendej në media vetëm kur ndonjë minator fatkeqë zihej poshtë nga ndonjë masivë dheu, (siç ndodhi pak ditë më parë) dhe këto ngjarje mbylleshin dhe izoloheshin sa më parë të ishte e mundur sepse nuk i dihet mund të vij një tjetër gazetarë italian dhe rastësishtë zbulon dhe kushtet e punës në minerat e kromit.
Fakti që një gazetare nga Italia erdhi dhe i tregojë medias shqiptare realitin ku jeton, kupton degradimin e shtypit në Shqipëri.
Alice Martinelli u kujtoi se gazetaria nuk është vetëm në studio me disa kolltuqe ku thurin llogje disa analistë.
Në fakt, gjithmonë e më tepër shikojmë që në median tonë mungon kamera jashtë, që do të thotë ka më pakë reportazhe, më pak histori njerëzore nga të cilat ne mund të kuptojmë më mirë realitetin dhe të denoncojmë raste të ngjashme me Bulqizën apo çfarë do problemi tjetër në vend.
Në Shqipëri për fat të keq ka shumë qytete e fshatra si Bulqiza, shumë familje të cilat nuk mbushin dot barkun me bukë, nuk cojnë dot fëmijën e tyre në shkollë, nuk mund t’u blejnë libra apo veshje.
Në vendin tonë ka shumë fëmijë të cilët punojnë që në moshë vogël dhe se fëmijët në Bulqizës nuk janë rast i rrallë për Shqipërinë, mjafton të dalësh jashtë Tirane dhe shikon me qindra familje që janë në agoninë e vrafërisë.
Për këto raste nuk mund të presim që ti denoncoi politika, sepse ata janë shkaktarët që ky vend është rraskapitur dhe shkatërrua kështu siç është sot.
Kanë afërsishtë 3 dekada që mashtrojnë, vjedhi dhe shesin për interesat e tyre personale dhe si gjithmonë pazaret bëhen në kurriz të popullit.
Kështu që, e gjithë barra për denoncimin i rasteve të tilla dhe sjellja në vëmendje të opinionit publik apo instancave shtetërore i i ngel medias.
Të mos presim nga të tjerët, diçka që mund ta bëjmë vetë.