• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Sot monizmi më i keq se në ‘91

11:59 : 14/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

“Shqipëria ishte përcaktuar të mbetej Kuba e Adriatikut, të mbetej fener ndriçues i socializmit shkatërrimtar, por revolucioni demokratik u zhvillua pa mbështetjen e ndërkombëtarëve”. Kështu iu drejtua kreu i PD-së Sali Berisha demokratëve në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të PD në Durrës, teksa vlerësoi rolin e ambasadori hungarez në Tiranë, i vetmi sipas tij që mbështeti kryengritjen e shqiptarëve në atë kohë.

“Themelimi i PD dhe vendosja e saj në krye, në udhëheqje të lëvizjes antikomunist, ishte një zhvillim i jashtëzakonshëm, për Shqipërinë dhe shqiptarët. Cilido që rikthehet në atë kohë në memorien e tij, cilido që lexon sot për atë kohë, do të gjente se Shqipëria ishte përcaktuar të mbetej Kuba e Adriatikut, të mbetej fener ndriçues i socializmit shkatërrimtar. Më 2 korrik, mijëra të rinj, me guxim epik, rrëzuan Murin e Berlinit në Tiranë. Por, në atë kryengritje paqësore, njeriu që luajti rol më kryesor ishte diplomati që kryente funksionet e ambasadorit gjerman, Verner Dol. Ai shkruan se qeveritë nuk ishin dakord, Shqipëria ishte parashikuar të mbetej siç ishte. Natyrisht ai nuk dëgjoi qeveritë, ai ishte një diplomat i madh, që bëri gjithçka që shqiptarët t’i mbështesë në atë kryengritje. Ju solla këtë episod për të treguar se në çfarë shkalle të mesme ishte izolimi i shqiptarëve dhe se çfarë rëndësie jetike pati revolucioni i udhëhequr nga PD”, tha Berisha.

Sipas tij, revolucioni nuk u ndal edhe pse u zhvillua në kushtet e asnjë lloj mbështetjeje ndërkombëtare.

“Ky revolucioni ishte i fundit në revolucionet e vendeve komuniste, por përsëri u zhvillua në kushtet e asnjë lloj mbështetje ndërkombëtare. Në dhjetor të vitit 1990, ambasadat ishin të mbyllura se po meremetoheshin. Ishte vetëm një ambasador, ai i Hungarisë. Ne kishim vetëm idealet tona demokratike, vuajtjet e tmerrshme të të përndjekurve dhe të burgosurve politikë. Por këto nuk penguan që të ngriheshim fuqishëm ndaj një regjimi që ishte i dobësuar, por përsëri siç mund ta dini shumë prej jush, vriste pa mëshirë, të rinjtë në kufijtë e Shqipërisë. Jo vetëm i vriste, por u kthye në praktikat e viteve ’50, ku zvarriste kufomat e viktimave për të ushtruar terror te qytetarët. Për të dëshmuar fytyrën e vërtetë. Por revolucioni ynë nuk ndalet. Me një vendosmëri absolute, demokratët e Durrësit dhe mbarë Shqipërisë, vazhduan betejën e tyre, derisa përzunë me votën e lirë, diktaturën më staliniste të Europës”, tha Berisha.

Por sot, theksoi Berisha, jemi në një monizëm më të fuqishëm se ai i vitit ‘91, që ushtron të gjitha llojet e dhunës, përfshirë edhe atë teknologjike.

Lexo edhe:

PD paralajmëron aksion opozitar në shtator, Alimehmeti: Protestat janë një mundësi

“Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me një IA të korruptuar”

“Po sot, ku jemi? Sot Durrësi dhe Shqipëria janë 32 vite larg nga ajo periudhë, por përsëri jemi në një monizëm absolutisht më të fuqishëm se i vitit 1991. Sot jemi në një monizëm, i cili ushtron mbi qytetarët shqiptarë të gjitha llojet e dhunës, përfshi edhe dhunën e teknologjive më moderne. Sot jemi në një monist që vret çdo ditë shpresën e të rinjve. Sot shqiptarët janë njerëzit më shpresë-vrarë, se e drejta nuk ekziston për ta, se ligji nuk ekziston, se pasuritë publike janë një mallkim, se fondet dhe taksat e tyre vidhen e vidhen. Se trajtohen në mënyrën më depersonalizuese”.

Ndaj, theksoi kreu demokrat sot PD është në një revolucion të dytë për të përmbysur këtë monizëm. Ai ftoi demokratët që të punojnë për fitoren e Igli Carës në bashkinë e Durrësit.

“Jemi në një revolucion të dytë. Kemi lirinë dhe idealet tona. Si misionarë, ne jemi të pamposhtur. Të vetmit që i hyjnë detit në këmbë dhe e kalojnë janë misionarët dhe ne të tillë jemi. Sot na duhet më shumë se kurrë, të jemi në protestë, të jemi në fushatë, të jemi kudo. Të vazhdojmë betejën tonë për të përmbysur këtë monizëm të urryer të Edi Ramës. Asgjë nuk na ndalon ne. Sot jemi më të fuqishëm se kurrë. Ndaj sot ju ftoj që të vazhdojmë këtë betejë të një rëndësie të jashtëzakonshme për kombin dhe vendin. Të punojmë për fitoren e Igli Carës, për fitoren e Durrësit. Ndaj të bashkohemi dhe të vazhdojmë betejën tonë. Të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me qytetarët.”

Etiketa: DurresPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD paralajmëron aksion opozitar në shtator, Alimehmeti: Protestat janë një mundësi

15:59 : 22/08/2025
AKTUALITET

“Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me një IA të korruptuar”

19:37 : 21/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

14:00 : 21/08/2025
AKTUALITET

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

13:32 : 21/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

13:05 : 21/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ I grabiti me dhunë makinën një 24-vjeçari, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

11:24 : 21/08/2025
Para

Zjarr në një fabrikë në Greqi/ 4 të lënduar, i riu shqiptar në gjendje të rëndë

TË GJITHA

VIDEO/ Babai shqiptar ribashkohet me vajzën pas dekadash kërkimesh në Gjermani

09:10 : 23/08/2025

Këmbimi valutor 22 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:58 : 23/08/2025

Të shtënat në Kombinat/ Zbardhet ngjarja, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 të tjerë (EMRAT)

08:41 : 23/08/2025

Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë tek të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë

08:24 : 23/08/2025

E rëndë në Greqi/ Vajza 4-vjeçare shqiptare gjendet e mbytur në pishinë, arrestohet nëna

08:13 : 23/08/2025
Foto ilustruese

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:02 : 23/08/2025

Horoskopi ditor, e shtunë 23 Gusht 2025

23:08 : 22/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com