• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rusi-Ukrainë: Quo Vadis?

09:52 : 10/01/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Tashmë që agresioni rus mbi Ukrainën po mbush 1 vit që nga nisja vlen të bëhët një bilanc i luftës së parë ndër-shtetërore në kontinentin evropian qysh pas luftës së dytë botërore. Ndërkohë që të dhënat zyrtare të të dy palëve flasin përmbi 100 mijë ushtarë të vrarë nga secila palë, dhe të paktën 3-4 herë po aq të plagosur, bilanci është më tragjik për ukrahinasit jo vetëm për faktin se janë pala që po e pëson dëmin por edhe sepse numri më i madh i të vrarëve janë civilë, ndërsa në radhët e agresorëve rusë janë të gjithë ushtarakë. Ky vit luftimesh të ashpra risolli në vëmendje domosdoshmërinë e të qënurit pjesë e ombrellave të sigurisë si NATO, si dhe rijetëzoi nevojën për të qenë pjesë e një klubi të rëndësishëm ekonomiko-politik si BE dhe kjo jo vetëm për vende si Ballkani Perëndimor (i konsideruar prej kohësh i kopshti i pasëm i BE-së) por edhe vende si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Kjo e fundit para disa vitesh vuajti drejtëpërsëdrejti cënimin e integritetit të vet territorial kur forcat ruse ndërhynë në Abkhazi dhe Osetinë Jugore dhe i kthyen këto zona në konflikte të ngrira, ngjashëm më Transdnistrinë në Moldavi duke rrezikuar destabilizimin politik të këtyre vendeve dhe duke i mbajtuar peng në përspektivën e tyre euro-atlantike. Të njëjtën gjë që po mundohen gjithashtu të bëjnë në Ballkanin Perëndimor përmes të ashtuquajturës Republikës Serbska në Bosnje-Herzegovinë, përmes tentativave për destabilitet në veri të Mitrovicës dhe përmes krijimit të një klime të paqetë në Mal të Zi.

Tashmë që lufta është më e nxehtë se kurrë dhe edhe një armëpushim 2-3 ditor për Krishtlindjen Ortodokse nuk u respektua nga Federata Ruse, ngelet për t’u parë se cila do të jetë kurba e veprimeve në javët dhe muajt e ardhshëm. Ajo që dimë deri tani është që Rusia nuk ka mundur të fitojë një epërsi të padiskutueshme në rajonin e Donbasit në Ukrainën Lindore. Ajo tashmë ka humbur qytete kyr si Kherson (një nga katër që i’u anekuan Rusisë përmes një dekreti presidencial), ndërkohë që dimri relativisht i butë ka zhgënjyer pritshmëritë ruse për një nënshtrim pa kushte të Ukrainës. Për më tepër shpresat të një dimër i ashpër qëndronin në faktin se vendet antare të NATOs dhe BE-së do të përkuleshin nga presioni energjetik për të mbyllur njërin sy dhe njërin vesh për krimet kundër njerëzimet dhe krimet e luftës së trupave ruse në Ukrahinë dhe të detyronin këtë të fundit të arrintë një paqe akomoduese e cila patjetër do të konkludonte me koncesione territoriale Rusisë, ku përveç Krimesë, pretendimi kryesor është për katër oblastet (rajonet) e Zaporizhisë, Luhanskut, Donjetsit dhe Kherson.

Por si mund të vijë fundi i konfliktit. Në fakt katër janë mundësitë e vetme me të cilat mund të përfundojë një konflikt në përgjithësi, përfshirë dhe konfliktin në fjalë. Kjo vjen ose nëpërmjet lodhjes reciproke dhe ku lufta thjesht pushon. Ose përmes pushtimit të plotë, ku njëra palë asgjëson ushtarakisht tjetrën, ose përmes ndërprerjes së luftës në mënyrë unilaterale nga njëra palë. Në fakt kjo e fundit është opsioni më pak i mundshëm i testuar empirikisht në të kaluarën. E fundit por më e shpeshta është paqja e negociuar. Kjo nënkupton që të dy palët arrijnë një marrëveshje më anë të së cilës i japin fund luftimit. Kjo mund të arrihet përmes disa instrumentash si traktatet e paqes bilaterale ose armëpushimeve të dyanshme. Mund të bëhet përmes deklaratave të përbashkëta të dakordësuar dhe të formalizuara përmes ndryshimeve kushtetuese (nëse lipset nevoja), përmes deklaratave zanore ose marrëveshjeve politike ose përmes marrëveshjeve të negociuara nga një palë e tretë e besueshme, si për shembull Turqia.

Lexo edhe:

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

Është e pamundur të mendohet që Rusia thjesht do të tërhiqet pa marrë dicka në këmbim e cila lipset edhe për mbijetesën politike të Putinit në Rusi. Ose thjesht të kapitullojë në fushëbejetë. Por po aq e pamundur duket kjo dhe për palën tjetër. Ukrainasit vërtetë mund të kenë disavantazh ushtarak për momentin por morali bën që forcat ukrainase të jenë më të frymëzuara në luftën për çlirim, ndihma nga tanket leopold gjermanë te raketat Patriot amerikane përveç cfarë kanë arritur deri tani, janë mënyrë për të rezistuar deri në fund kapitullimit në terren. Po ashtu ka pak gjasa që Zelensky të rrëzohet nga pushteti dhe një qeveri kuislinge të arrijë një marrëveshje të pafavorshme për Ukrahinën.

Në lidhje me skenarin më realist, pra atë të paqes së negociuar dhe të gjithëpranuar, duke pasur ndër mendje dhe linjat e kuqe të të dy palëve, gjasat janë që ndoshta Krimea të sakrifikohet nga Ukraina si një kusht i panegociueshëm nga rusët. Ndërkohë që Ukraina me shumë mundësi do t’i mbajë katër rajonet e aneksuara paligjshmërisht nga Rusia, por me ndonjë formë asosacioni/autonomie për rusët e atyshëm përsa i përket të drejtave kulturore, linguistike etj. Ndërkohë që me shumë gjasa do të ketë ndryshime kushtetuese që do e shpallin një vend neutral përsa i përket aspiratave për NATO në të ardhmen, por e lirë të vijojë rrugëtimin për antarësim të plotë në BE.

Etiketa: BEilir kalemajluftenatoPutinRusiUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
BOTA

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit

22:29 : 05/06/2025
BOTA

NATO bie dakord për një program gjigant armatimi

20:40 : 05/06/2025
BOTA

Bajram mes luftës dhe urisë, nuk ka festë për palestinezët në Gaza

20:32 : 05/06/2025
Para

Aksidentoi për vdekje 40-vjeçarin, dënohet shqiptari në Angli

TË GJITHA

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

11:52 : 07/06/2025

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com