• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Krimi strategjik” me “Durrës Yacht & Marina”

08:17 : 24/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Të dhurosh pronën publike, ta mbështesësh me infrastrukturë dhe të falësh paratë e taksapaguesve për një projekt të pasurive të paluajtshme, si ato që kanë ndodhur rëndom në vend gjatë 30 viteve të fundit, ku investitori mbledh paratë përpara shitjes së apartamenteve, është një krim që bëhet ndaj të gjithë qytetarëve të vendit.

EDITORIAL/ Interesi i shtuar për Shqipërinë si një destinacion turistik nxiti investime të shumta në sektorin e hotelerisë në vend, sidomos në bregdetin e Durrësit.

Brenda pak vitesh, një zonë e zhvlerësuar, për shkak të ndërtimeve pa kriter pas viteve ’90 (duke nxitur madje dhe terma të tilla si “Golemizimi”) u shndërrua në një model të zhvillimit të turizmit në vend dhe ka tërhequr gati gjysmën e të huajve në vend, sipas statistikave të INSTAT, duke i dhënë vlerë të shtuar ekonomisë, duke nxitur punësimin dhe konsumin.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna për hotele në vend u shumëfishua që nga 2017-a, duke arritur në nivelin rekord prej 419 mijë metra katrorë në 2019-n. Këto investime ishin nisma private të sipërmarrësve, pothuajse të gjithë vendas, të realizuara me kredi, parapagimet e marra nga agjencitë turistike dhe fitimet e realizuara më herët.

Qeveria, nga ana e saj, ishte shumë e ngadaltë të ndiqte ritmin e shpejtë të investimeve. Edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 5 vjet nga zhvillimi i vrullshëm i zonës, infrastruktura prej pak kilometrash nuk ka përfunduar ende, duke “zhvlerësuar” investimet e së gjithë zonës, e ndikuar negativisht në imazhin që turistët e huaj kanë për vendin.

Lexo edhe:

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

Komentet e tyre në rrjete shpesh e vënë theksin në kontrastin që ekziston mes investimeve private dhe infrastrukturës së rënduar deri në detaje të tilla, si menaxhimi i mbeturinave.

Në të kundërt, shteti nuk ishte kaq i ngadaltë dhe i pavëmendshëm për investimin në zonën e Portit të Durrësit. Projekti “Durrës Yacht & Marina”, ku shteti është aksioner me 33%, e mori me shpejtësi statusin e investitorit strategjik.

Krahas këtij statusi, nëpërmjet të cilit kompania investitore përfiton lehtësi të shumta, teksa qeveria i ka dhënë të drejtën të përdorë tokën shtetërore prej 80 hektarësh, shteti, sipas përcaktimeve në ligj, mund ta mbështesë me infrastrukturën ndihmëse, që shërben për përgatitjen, zbatimin e projektit dhe realizimin e investimit, të tilla si rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion. Sikur të mos mjaftonin këto, investimi strategjik është përjashtuar dhe nga taksa të tjera.

Vetëm nga falja e taksës së infrastrukturës dhe e strehimit social (përkatësisht 4% dhe 3% e vlerës së shitjes), shteti ka vënë në dispozicion të investimit strategjik 150 milionë euro (7% e shumës së parashikuar që do të arkëtohet vetëm nga shitja e apartamenteve), të cilat do të mund të përdoreshin nga pushteti lokal për zhvillimin e qytetit. Ndërsa vetëm trualli i projektit ka një vlerë, me çmimet e sotme të tregut prej rreth 400 milionë eurosh.

Për hir të një investimi strategjik, me një vlerë të deklaruar prej mbi 2 miliardë eurosh, të gjitha këto do të ishin të pranueshme, teksa përfitimet që ai do të sillte në ekonomi, turizëm dhe punësim, do ta tejkalonin disa herë vlerën e aseteve publike të dhuruara dhe të parave të taksapaguesve të falura.

Nuk do të kishim asnjë paragjykim, nëse ky do të ishte një projekt si gjithë të tjerët, pasi çdo investim, që sjell kapital, eksperiencë, përmirëson imazhin e vendit, sjell punësim, nxit turizmin, padyshim që është i mirë për ekonominë. Edhe ndryshimi strategjik i qytetit të Durrësit nga destinacion portual në turistik është për t’u vlerësuar, duke tërhequr të huajt (nëse do të arrijnë të shfrytëzojnë avantazhin e pasaportës). Edhe Porti ishte në plan të zhvendosej gjithsesi, për shkak të hapësirave të kufizuara të zhvillimit aty ku është, siç ka ndodhur dhe në qytete të tjera të mëdha të Europës, ku porti është zhvendosur nga qyteti.

Por, sa më shumë bëhen publike detaje nga projekti, aq më tepër është e qartë se ky vetëm një investim strategjik nuk është. Nga sipërfaqja e ndërtimit, rreth 93% do të jetë sipërfaqe rezidenciale, ndërsa do të ketë pak hotele me rreth 850 dhoma (sa vetëm një apo dy hotele në zonën e bregdetit të Durrësit, që ka gjithsej rreth 17 mijë shtretër, sipas të dhënave nga Tatimet). Investimi fillestar i kërkuar është vetëm 180 milionë euro dhe marrëveshja mundëson shumë lehtësi në skemat e financimit.

Në një kontratë, e cila si pikë të fortë ka garancinë që ka marrë nga shteti, për hir të marrëdhënies strategjike, blerësve u kërkohet të parapaguajnë me shpejtësi brenda 5 ditëve 20% të vlerës, ndërsa dhe 20% të tjera përpara se të fillojë ndërtimi. Një “investitor strategjik”, që në fakt ka dalë në treg të lirë të mbledhë para!

Të dhurosh pronën publike, ta mbështesësh me infrastrukturë dhe të falësh paratë e taksapaguesve për një projekt të pasurive të paluajtshme, si ato që kanë ndodhur rëndom në vend gjatë 30 viteve të fundit, ku investitori mbledh paratë përpara shitjes së apartamenteve, është një krim që bëhet ndaj të gjithë qytetarëve të vendit. Mbi të gjitha është diskriminim kundrejt të gjithë atyre sipërmarrësve të tjerë (kryesisht vendas) që sot po përpiqen, me të gjitha mënyrat dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, të mbijetojnë ndaj pasojave të pandemisë dhe kostove të rritura të operimit të aktivitetit./ MONITOR

Etiketa: korrupsionkrimMonitorpopullsiaporti i durresitqeveriaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025
AKTUALITET

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025
AKTUALITET

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025
AKTUALITET

Investigimi/ Ja bizneset shqiptare që trafikojnë kokainë nga Ekuadori, kryeson “Bana King” e Trifon Muratajt

16:25 : 27/06/2025
AKTUALITET

Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

15:03 : 27/06/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

12:58 : 27/06/2025
Para

Temperatura deri në -48 gradë, 12 të vdekur! Alarm në SHBA në prag Krishtlindjesh

TË GJITHA

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025

“Për Kuvendin jemi të gjithë përgjegjës”, Kurti: Ofrova dy opsione kompromisi

21:29 : 28/06/2025

“NATO ka vdekur”, ish-këshilltari i Trump: Ja si duhet të reformohet

21:18 : 28/06/2025

Aksident me 3 të plagosur në Pogradec

21:02 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com