• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD kundër amnistisë fiskale, Berisha-deputetëve: Mos e votoni / Të gjitha qëndrimet

13:32 : 19/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kryetari i PD-së, Sali Berisha kundërshton nismën e qeverisë për amnistinë fiskale, që po mbrohet fuqishëm nga kryeministri Edi Rama, pavarësisht kundërshtive të ndërkombëtarëve. Berisha u shpreh këtë të Hënë se Edi Eama po sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se Edi Rama u servir shqiptarëve çdo ditë, në qëndrime, vendime dhe ligje, interesat e krimit, mafias dhe të klanit të tij personal.

“Duke bërë avokatinë e këtyre interesave, Edi Rama vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve, errëson dritën në të ardhmen e tyre dhe për të ardhmen e tyre. Në kundërshtim flagrant me interesa të çdo qytetari shqiptar, dhe për llogari të klanit të tij mafioz dhe të krimit të organizuar shqiptar, ai sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale, çka do të thotë një mbështetje e fuqishme e organizatave kriminale shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Çfarë do të thotë, një proces gjigant dhe i paparë ndonjëherë i larjes së parave të krimit me procedura ligjore nga Shqipëria. Çka do të thotë fuqizim i madh i organizatave kriminale dhe mafies shqiptare në rajon, në Europë dhe në botë. Çka do të thotë, injorim tërësor i çdo forme të lirë konkurrence, një goditje fatale për biznesin e ndershëm shqiptar”, tha ai.

Më tej, shtoi se ammnistia mafioze do rrënojë efektet e garës së hapur dhe të ndershme.

“Me këtë rast, dënoj me forcën më të madhe këtë projekt me të cilin Edi Rama, për interesa të klanit të tij mafioz kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, kërkon të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme, kërkon të godasë ata, të cilët kanë ndërtuar bizneset jo mbi krimin, drogën, vrasjet, trafiqet, por mbi mendjen, djersën, ndershmërinë dhe integritetin e tyre. Ky insistim i tij është një ndëshkim i vërtetë për mbarë shqiptarët, është një goditje e rëndë për perspektivën evropiane të shqiptarëve”, deklaroi.

Lexo edhe:

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

Berisha u bëri apel deputetëve të mos e votojnë nismën ligjore.

“Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë. Ndaj dhe thirrja ime është: për çdo parlamentar, të hedhë poshtë me përçmim dhe neveri, si tepër të rrezikshëm për sigurinë e vendit, për të ardhmen e Shqipërisë, projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz”, përfundoi kryedemokrati.

Më herët, edhe Partia e Lirisë ka shprehur qëndrimin kundër nismës.

Rama: Amnistia fiskale do të bëhet me çdo kusht

Kryeministri Edi Rama përsëriti dje në Këshillin Koordinues të Diasporës, se amnistia fiskale do të bëhet me çdo kusht.

“Nuk mund të penalizohen 99% e shqiptarëve që kanë punuar dhe jetuar, në 3 lloj punësh dhe që janë abuzuar nga pronarë me pasaportën e vendit ku ata kanë shkuar. Për shkak të atij 1% që as nuk është objekt i kësaj amnistie të kësaj natyre dhe as nuk i përfaqëson kurrsesi të gjithë shqiptarët”, u shpreh Rama mes të tjerash.

Kritika nga ndërkombëtarët

Ky projektligj i qeverisë shqiptare është kundërshtuar fuqishëm nga aleatët kryesorë, SHBA-ja dhe BE-ja. Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit për Evropën dhe EuroAzinë, Gabriel Escobar, para nisjes së dialogut strategjik mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverisë shqiptare tha se kjo e fundit duhet ta përshtatë sipas kërkesave të BE-së amnistinë fiskale. Ai u shpreh për Zërin e Amerikës se SHBA-ja ka shqetësime në lidhje me këtë nismë, të cilat i ka diskutuar me qeverinë shqiptare.

Ambasadorja e BE-së në vendin tonë po ashtu ka shprehur shqetësim për nismën. Sipas ambasadores, ndjekja e një linje jashtë direktivave të BE për legalizimin e parave të jashtëligjshme do të rrezikonte negociatat për anëtarësimin në union.

Edhe ambasadorja e Francës është kundër projekligjit të qeverisë. “… Shpresoj dhe besoj që e keni lexuar të gjithë raportin e progresit për sa i përket Shqipërisë. E keni lexuar? Sa herë përmendet amnisti fiskale në këtë raport? Në raport thuhet 4 herë se në rast të miratimit të amnistisë fiskale, kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme”, tha ajo në një prononcim për mediat muajin e kaluar.

FMN gjithashtu ka deklaruar se vendi nuk i përmbush kushtet për realizimin e amnistisë fiskale të propozuar nga qeveria. Sipas FMN, vendi nuk i përmbush kushtet për realizimin e amnistisë fiskale të propozuar nga qeveria.

Ekspertë të ndryshëm gjithashtu kanë rezerva, ashtu si dhe dhoma të huja, përfshirë atë amerikane.

Një nismë e përsëritur

Kjo nuk është hera e parë që qeveria synon të miratojë një amnisti për të legalizuar paratë e shqiptarëve që kanë punuar në të zezë. Në vitin 2020 drafti arriti deri në seancë plenare dhe u tërhoq në momentin e fundit për shkak të kritikave të faktorit ndërkombëtar. Mazhoranca po tenton për të dytën herë të miratojë amnistinë, por sërish Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe institucione prestigjoze ndërkombëtare janë pozicionuar kundër. Për më tepër mazhoranca sot gëzon vetëm 77 vota, përkundër 84 votave që kërkon miratimi i amnistisë dhe duket e vështirë që ajo t’i plotësojë numrat e nevojshëm, për sa kohë që e gjithë opozita ka dalë kundër.

Etiketa: amnistia fiskalePDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025
AKTUALITET

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
Para

Bazë ushtarake e NATO-s në Porto Romano? Peleshi: Po diskutojmë me gjeneralin suprem

TË GJITHA

Paralajmëron Merz: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

18:19 : 28/06/2025

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025

Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe disa banesa

17:49 : 28/06/2025

23-vjeçari nga Kosova dërgohet në spitalin e Lezhës pa shenja jete, dyshimet

17:34 : 28/06/2025

“Babë! Përqafoje fort Ergin”, ndahet nga jeta babai i këngëtares Barbana Dini

17:17 : 28/06/2025

Masakra në rrugët e Londrës, dënohet me burg përjetë shqiptari që vrau Lumturi Zeqjan

17:13 : 28/06/2025

Policia e Kosovës ndalon 17 persona për “Nxitje të urrejtjes” gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

17:11 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com